Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj thotë se shteti serb ka lejuar tërheqjen e trupit të 28-vjeçarit nga Kosova, Arben Zymberi, 17 ditë pasi ai humbi jetën në burg.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj u shpreh se autoritetet serbe janë munduar me çdo kusht që të mbulojnë çdo dhunë, çdo terror që është ushtruar në trupin e Artanit.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet të dërgojnë ekspertët e tyre për autopsinë e trupit.
“Pas 17 ditësh, shteti serb ka lejuar që të tërhiqej trupi i tij, ata janë munduar me çdo kusht që të mbulojnë çdo dhunë, çdo terror që është ushtruar në trupin e Artanit.
Dhe pas 17 ditësh, me insistim të shtetit të Norvegjisë, me kërkesë të familjes. Ata e kanë lëshuar trupin, dje ka udhëtuar për në Norvegji. Me kërkesën e familjes, autopsia do të bëhet atje.
Është e udhës dhe është e domosdoshme që Kosova të dërgojë ekspertët e vet, të bashkëpunojë me Norvegjinë, por edhe Shqipëria si të drejtë kushtetuese që e ka të kujdeset për çdo shqiptar që gjendet jashtë trojeve shqiptare kudo që janë, nuk do të ishte keq që të dërgonte një ekspert të autopsisë nga ana e saj që të bëhej një komision që të zbardhet e vërteta për një djalë të ri, i cili thjesht e donte jetën dhe e donte atdheun aq shumë”, theksoi ai.
Ku ishin mediat dhe gazetaret trima qe nuk e pyeten pardhe shkjaun Vucic midis Tirane?! Asnje njeri a gazetar i gjall ska oas guxim ta pyes shkjaun Vucic perse mbyten ne burg kete fatzi shqiptar!! Kshtu e bene kete cope Shqiperie! Regjimi i dhkavellave Pasi mbyten shqiptarin ne burg, derguan Vucicin midis Tirane qe ta presin me perqafime shqiptaret. Shqiptaret kaq neritojn, sepse kaq guxojne.
Shqiptaret s'jane keta qe pershkruani ju. Kuptoj dhimbjen dhe zemerimin tuaj qe jane edhe te miat. Persa u perket gazetareve keni te drejte , jane thjeshte punetore me pagese ne sherbim te politikes , te asaj politike qe eshte shkaktarja e problemeve madhore te shqiptarise. Megjithate miku im pesimi duhet bere mesim . Nuk e di per rastin ne fjale se sot po' lexoj per here te pare por jam i sigurt se institucionet e Shqiperise po' te ishin informuar do kishin bere me shume. Ne rast se jane informuar dhe kane heshtur atehere detyra e secilit prej nesh eshte qe ta ngrejme zerin me force dhe dikush duhet te pergjigjet. Ngushellime familjes se te ndjerit.
Shqiptaret jan shume me keq e shume me poshte. Ai me emrin Kosovë po tregohet goxha i mire. Sa per info, Artan Zuberi eshte arrestuar nga shteti serb vetem e vetem per tatuazhet me flamurin kombetar shqiptar dhe per vizatime me kallashnikov ne makinen e tij. Per kte e kan denu si "terrorist" me 3 vite heqje lirie. Vdiq ne burg nga torturat e kanibalve. Nga shteti,nga "syri dhe veshi i popullit" = gazetat e TV heshtje dhe lajme ne fund te gazetave a thua se vdiq nje qen endacak. Kta jan shqiptaret. Lajmi eshte dhen qe dje, ne kte portal, po te shikosh reagimet dhe komentet e shqiptarve gjen vetem komentin tim. Sot ne kte lajm gjen vetem ,mua , ate me siper dhe veten tende. Kaq per shqiptaret.
Sa interes kan gazetaret dhe gazetat shqiptare per kte TRAGJEDI e shpjegon fakti qe kto lajme i gjen ne fund te gazetes mbasi ke bere 5 min scrolling nderkohe qe nje shtet e ne nje shoqeri te shendoshe do ishte bere kryelajm e do ishin munduar te kontaktonin me ministrin e jashtme e me KM! Aq interes kan edhe palo krijesat e ktij vendi qe si dje ,si sot e kan "mbushur" plot reagime kte lajm. Fatkeqesi e mallkim te lindesh si Shqiptar.