Genti Ibrahimi emërohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

7 Dhjetor 2022, 18:14Kronika TEMA

Genti Ibrahimi emërohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Gent Ibrahimit si anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Ai garonte së bashku me Arta Vorpsin dhe Arta Markun, për pozicionin vakant të lënë nga Përparim Kalo.

Nga vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gent Ibrahimi renditej i pari me 88.38 pikë, pas tij vinte Arta Vorpsi me 88.22 pikë dhe e fundit Arta Marku me 82.66 pikë.

Gent Ibrahimi ka qenë më herët kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai bëhet anëtar i 9 i Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë

NJOFTIM PUBLIK PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar,Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

1.     Z. Genti Ibrahimi                            88.38 pikë

2.     Znj. Arta Vorpsi                            88.22 pikë

3.     Znj. Arta Marku                            82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjessë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877,datë 7.12.2022, ka vendosur që: Z. Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

3 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Nje bayrom nuk mund te pranonte nje femer por nje ybrrahim ne gjyqsor...me vendos drejtesi!!

    1. U
      Universi shprsa ime

      Ktit kunatit të mimi kodhelìt pasurin ja paska falur nëna dhe Baba. Vetingu në drejtsi mbron kokainomanët. Nuk kemi shtet ligjor as skemi për të pasur. Burģu veç per fukaran

      1. S
        Sali Koqepetulla

        Urime.

        Lini një Përgjigje