I futi grekes duart poshtë mbathjeve, flet masazhatori shqiptar: Më rrëshqiti dora nga vaji, unë jam i ndershëm

7 Dhjetor 2022, 20:39Kronika TEMA

I futi grekes duart poshtë mbathjeve, flet masazhatori shqiptar: Më

Një masazhator shqiptar, 53-vjeç u arrestua pasditen e 27 Nëntor, pas denoncimit të një 23-vjeçare greke, e cila e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht dhe ai akuzohet për tentativë përdhunimi.

Mesditën e 26 Nëntorit grekja kishte shkuar për të bërë masazh në Nea Smyrni, por u has me veprimet e çuditshme të shqiptarit. 

Në dëshminë e saj 23-vjeçarja tregoi se ndërsa ai filloi të masazhonte kofshët e saj, ai tentoi t’i hiqte të brendshmet, edhe pse ajo kundërshtonte. Madje shqiptari i tha asaj “të mos shqetësohej, pasi të tjerët masazhoheshin lakuriq. Më pas ai i tha të shtrihej në shpinë dhe filloi t’i masazhonte barkun. Dhe aty, ai uli duart dhe në një moment ka futur dorën brenda të brendshmeve të vajzës, duke i prekur organet gjenitale.

Tashmë, 53-vjeçari ndodhet i lirë dhe është zbardhur dëshmia që ka dhënë për autoritetet, ku është përpjekur të justifikohet. Duke nisur nga dëshmia e tij, ai ka folur për jetën e tij, familjen dhe aktivitetin e tij si operator kamerash në një emision të njohur televiziv. Pasi ka mohuar denoncimin e vajzës, duke e quajtur të rreme, të pavërtetë dhe kontradiktore.

Ai tha se ndoshta i ka rrëshqitur dora nga vaji dhe ai nuk e ka kuptuar, teksa ka thënë se është babai i 3 fëmijëve dhe pret që të operahet sërish në zemër.

“Unë jam një profesionist i ndershëm dhe modest, një asistent fizioterapist me njohje dhe vlerësim nga kolegët dhe klientët, pasi nuk ka pasur asnjëherë një ankesë ndaj meje. Dua t'i kërkoj falje vajzës dhe të gjithëve. Ajo la një takim në dyqanin tim, një biznes familjar për të masazhuar këmbët dhe të pasmet e saj për celulitin. Kishte lënë një takim tjetër por nuk kishte ardhur. Hera e parë ishte ajo ditë që erdhi. E thirra dhe e pyeta nëse donte të vinte pasi nuk kishte ardhur në takimin e mëparshëm. Më parë kam punuar si kameraman në kanale televizive. Katër vitet e fundit punova për z. (s.s.: përmend emrin e gazetarit të njohur). 

Ndryshova profesionin sepse më pëlqente dhe doja të ndihmoja njerëzit. Nuk e kuptova se si u keqkuptua, dhe nëse u keqkuptua, i kërkoj shumë falje. Si mund ta bëja një gjë të tillë, ne bëjmë punën për të rritur fëmijët tanë. Dora mund të ketë rrëshqitur, përgjithësisht kjo ndodh me vajra dhe lëvizje masazhi, të cilat duhet të jenë të fuqishme. Ndoshta e kam tepruar pak por nuk e kam kuptuar. Të brendshmet e disponueshme kanë dy shirita, një në secilën anë shumë të hollë, ndaj masazhin e filloj nga barku, i kalova duart poshtë shiritit për të vazhduar deri te kofshët.

Nuk mbaj mend që ka ndodhur diçka tjetër, lëvizjet e mia ishin intensive dhe bëja masazh. Nuk e kuptova pse do të keqkuptohej. Ne folëm për 5 minuta para se të largohej. Gjithçka e kam bërë në mënyrë korrekte dhe profesionale, nëse gjatë masazhit më ka rrëshqitur dora dhe nuk e kam kuptuar, kërkoj sërish falje. Nuk do ta bëja këtë në biznesin tim, nuk jam në atë pozicion me problemin e zemrës që kam dhe nuk do ta bëja kurrë, jam baba i tre fëmijëve. Mund të bëj sërish një operacion në zemër."

Avokati i vajzës, z. Evangelos Trumpetaris, duke folur për protothema.gr, theksoi se ngjarja e ngacmimit seksual ka ndodhur vërtet dhe se viktima ka gjetur forcën mendore për ta denoncuar tek autoritetet.

10 Komente

  1. D
    Durrsaku

    Her tjeter vish nje pal doreza boksi qe te mos kesh kto probleme

    1. E
      Emilio

      Te reshkiti dora nga vaji, he kodosh kodosh!

      1. D
        Drini

        I ndershem o posi, bilbil qofsha sa kendofsha, me shkau dora nga kofsha.

        1. J
          Jorgo

          Vangjel Trumpetari - grek i kuluar

          1. f
            fake ProtoBythat e Greqise

            mediat greke kan qysh me 90 -prodhojne cdo dite ne Gerrqi poredhe ne Bote FakeNews kunder Shqiptareve mbas nji Politike thellesishte Anti Shqiptare qekarakterion gjakunHelmin grek keshtuqe nuk besoj aspak ne medieat greke Asgje ,sepse ato Sprucojne ne Opinionin mbare .vetem HELM vs Shqiperise ._____________________________Prandaj gjithcka vjen nga gojet Greke eshte absolutishte e genjeshtert ,e shpifur dhe e pabesueshme. _______________Jame vet nji Masazhatore madje VIP-esh dhe ne cdo rast para se te filloj masazhin i bej te qarte rregullat , ku dora e masazhatorit do navigoje mbi relievin e Trupit te Femres ne te gjithe trupin dhe vetem mbasi Femra te thot Stop ne X Zone intime (psh ne Vagine jo ) atehere dora e Masazhatorit nuk hyn aty , duke e rrespektuar deshiren e Femres dhe kursyer masazhimin ose e pyet kur masazhatori ,me doren e tij qe rreshket drej zones intime e pyet Femren para se ta kaloj Kufirin e barkut dhe hyj ne Vagine , qe psh ; Ju lutem ,deshironi ta masazhijVaginen ? Dhe si ajo pergjigjet ,ashtu vepron Masazhatori i cili duhet ne cdo rast ,ta pyesi duke e rrespektuar deshiren e Femres . Futja e dores brenda ,ne Vagine paDeshiren e Femres eshte No Gou ! Pra ,nqs femra , do qe kenaqsia qe i jep perkedhja me duarve te Masazhatorit ndez kenqsine ne Zonat intime ajo te jep vet Sinjalet ,me doren e saj ,ta perkedhel me dore ,ose ta ben te qarte , me goj ,se deri ku dhe cili duhet te jet Happy End mbas duarve te Masazhatorit . _

            1. V
              Vezhguesi

              Pune dreqi me keto rreshkitjet...ndoshta dorezat e leshit mund te ndihmojne..

              1. T
                Titi

                Pasi i qenka zhveshur e paska akuzuar per ngacmim poshte mbathjeve .

                1. a
                  ana

                  po prandaj eshte masazhi per te ti ferkuar te gjitha. Kjo mesiguri e ka provokuar dhe kur ka pare qe masazhatori eshte treguar korekt (mbase nuk i ka pelqyer kurva greke me celolid), prej inatit ka bere denoncim te reme per ta demtuar. Tjeter here masazhi duhet bere ne pranine e kamerave.

                  1. B
                    Bwli

                    Kw te drejt Ana

                  2. L
                    Lul tironsi

                    Edhe dora rreqet pa dashje nga njehere si puna e kembes kur rrezohesh

                    Lini një Përgjigje