I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet në Fier 38-vjeçari

17 Tetor 2025, 15:12Kronika TEMA
I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet

Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili rezulton i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të emigrantëve.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Petrit Lori, i cili ishte implikuar në 2 qarqe, Tiranë dhe Korçë, në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, P. L., 38 vjeç.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

Veprimet procedurale të mëtejshme me këtë shtetas do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje