Kaloi nga Rinasi 1700 paketa cigaresh, ndalohet në aeroportin e Lutonit 38-vjeçari shqiptar

10 Qershor 2024, 15:07Kronika TEMA
Kaloi nga Rinasi 1700 paketa cigaresh, ndalohet në aeroportin e Lutonit

Një 38-vjeçar që kontrabandoi nëpërmjet aeroporti të Rinasit, 1700 paketa me cigare, është arrestuar në aeroportin e Lutonit në Britaninë e Madhe.

I riu shqiptar u kap nga autoritetet angleze, pas kontrollit të valixheve, ku iu gjet sasia e konsiderueshme e cigareve.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare, të cilat iu shpëtuan autoriteteve të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas”, njofton policia.

2 Komente

  1. T
    Trangulli

    Ja e zeme fiton 3 euro paketa, dmth cmim absurd, por ja e zeme. Dmth per 5-6 mij euro esht kap ky tipi? A pika qe sju bie ju hengert mortja. Ne portet e pikat kufitare po futet e del kokaine vuuuu e kapeni me ket fakirin. Qena

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sit back and relax !

      Kontrabanda është kontrabandë plako. Ligjet janë ligje. Ky që merr riskun e di atë punë. Kuptohet që këto gjëra kalohen me gjobë. Por shtetet, shtete të ndalojnë dhe për një stekë jo për 170... Shqiptarët e kanë pak "qejf" risking... Në këtë rast besoj se ai do t'a kaloj me një gjobë dhe nqs nuk i ka tamam tamam letrat do të ketë probleme. Nqs i ka do ju dali gjithmonë me risk në kufi dhe do t'a shohin gjithmonë me dyshim...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje