Kanabis në makinë dhe kokainë në banesë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi

26 Shtator 2023, 12:48Kronika TEMA

Kanabis në makinë dhe kokainë në banesë, arrestohet

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Stavroupoli të Selanikut, pasi është kapur duke trafikuar kanabis.

Shqiptarit gjatë kontrollit ushtruar në mjetin që drejtonte, në bagazhin iu gjet dhe iu sekuestruan 20 pako me kanabis, me peshë totale 20 kilogramë e 238 gram.

Në një kontroll tjetër në shtëpinë e tij në zonën e Neapolisit, u gjet dhe u konfiskua një sasi kokaine dhe një peshore elektronike precize. Shqiptari është arrestuar me akuzën për trafik dhe posedim droge.

Lini një Përgjigje