Zbardhen emrat e 5 personave të shpallur në kërkim nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.
Raportohet se katër prej tyre dyshohet se fshihen në Spanjë, ku operacioni po vijon edhe atje.
Ndërkohë, në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mete, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.
Në kërkim:
Ervin Mata
Besmir Murati
Artan Sulejmani
Albert Prenga
Bajram Grabova
Aplikacioni SKY ka zbërthyer një tjetër grup kriminal. SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, 6 janë ekzekutuar dhe 5 janë në kërkim, përfshirë këtu edhe Ervin Mata, një emër i njohur i drejtësisë.
Lini një Përgjigje