Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori që u arrestua sot në Tiranë

20 Prill 2026, 17:56Kronika TEMA
Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori që

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, duke bërë manovra të rrezikshme.

Mishel Prela nuk ka ndaluar pas sinjalit të bërë nga policia, dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Por ky emër nuk është i panjohur për publikun.

Prela është aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri.

Por jeta e tij është një përzierje e famës, burgut, atentatit me 8 plumba dhe deri te deri te jetesa në azilet e Tiranës.

Në nëntor të 2025 ai iu drejtua Fiks Fare për të kërkuar ndihmë, ndërsa tregonte gjithë kalvarin e jetës së tij.

Misheli tregonte se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit.

“Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.

Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje.

“Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.

40-vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar.

“Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.

Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vrasësin.

“Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.

Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. Në fund, tregonte se pas gjithë këtyre vuajtjeve, kishte mbetur i pastrehë.

“Unë jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, tregonte Misheli.

10 Komente

  1. S
    Sass

    Merr 140 mij leke dhe i blen droge dhe alkol, jo mor artist nuk punon kjo!!!!! Ti duhesh te punosh se baballaret tone kane dal ne pension dhe akoma punojne qe mos te perfundojne si ti Mishel, fama iken shpejt nese nuk e ndjek tani nese ke vene mend qe nuk besoj ose ktheju aktrimint nese je ne rregull ne rradake ose futu roje men500 mij lek ne muaj. Ok boss

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dia

      Fix,po puna eshtë se me gjithë këto drama ,ky djalë vozit me makinë dhe vazhdon të kryej veepra kriminale e si pasojë nuk i pëegjigjet urdhërndalimit të policisë duke kryer një tjëtër vepër pensle. Keq më vjen po ka krijuar një hendek me normalitetin.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ????

        Është me një këmbë ky aktori

        Përgjigjjuni
      2. T
        TA VË LALA SONTE

        Ti qënke qelpiç.Siç e ke nisur prap ke për tu gremisur qënke komplet i dhjerë mësime nuk ke nxjerë

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sa i mire

          Me plot gojen,rrot kari njeri.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Ghynof

            Këtij aktorit i kanë prerë njërën këmbë Tani kërcen mbi paterica.

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????

              Hahaha

              Përgjigjjuni
            2. t
              tetovari2

              O aktor,paske marë msysh,me siguri ke pordhë në shtëmbë!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keshill urbane

                Majkell! Ke degjuar fjalen ligj qe cdo sistem ka ligj, I mire apo I keq! Kjo eshte! Di ti shmangesh! Jo! Mos e kruaj. Gjej nje kafe lsgjeje dhe jeto, pa strese.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jete e dhjere njerez te tensionuar

                  Tirana ne pallatet e reja vecanerisht ka plote bandite, njerez te krimit, drogaxhinje, qe po ju nxijne jeten banoreve duke u paraqitur si administratore te rinje! Jane te pa certifik dhe abuzojne me faktin se banoret nuk njohin ligjet e administrimit! Bashkia Tirane dhe Komisaritet e njesive administrative, duhet te hetojne dhe ti evidentojne keta persona! Ka ardhur koha qe keta persona te vendosen ne syrin e drejtesise , por edhe masave administrative si persona te " padeshiruar" si qytetar te Tiranes. Ne kete rast ky shkrim ne Sarande merr kuptim te vertete dhe me shume vlere! Bashki e polici vepro! Nuk eshte politike. Ata po diktojne ne shume pallate. Shembull: Hetoni pallatin gri ne krah te pallatit jeshil te Brryli! Ku nje bandite po merr ne dore pallatin!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje