"Thika, kabuj, drogë..." - Aksioni i policisë në burgun e Peqinit, ja çfarë u gjet në qelitë e të fortëve

18 Prill 2026, 14:20Kronika TEMA
"Thika, kabuj, drogë..." - Aksioni i policisë në burgun

Autoritetet kanë ndërmarrë sot një aksion të gjerë në IEVP Peqin.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve, operacioni është zhvilluar nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Kontrolli i befasishëm është ushtruar nga forcat operacionale dhe speciale të Policisë së Burgjeve, të mbështetura nga strukturat e sigurisë së disa IEVP-ve në rang vendi, përfshirë Fierin, Vlorën, Korçën, Beratin, Rrogozhinën, Elbasanin, “Jordan Misja”, Shkodrën, Burrelin, Fushë-Krujën dhe Durrësin.

Vox News mëson se në këtë operacion janë përdorur mjete të avancuara teknologjike si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen anti-drogë dhe skanerë, me qëllim evidentimin e çdo sendi të ndaluar brenda ambienteve të institucionit.

Kontrolli ka përfshirë në mënyrë të detajuar të gjitha hapësirat e burgut, duke nisur nga sektorët e banimit dhe godinat e takimeve, deri te ambientet e punës, biblioteka, palestra, dhomat e observimit, regjimi i posaçëm “41-bis”, ambientet e ajrimit, si dhe zonat përreth dhe brezi i butë i sigurisë.

Gjatë operacionit janë konstatuar dhe sekuestruar një sërë sendesh të ndaluara, përfshirë mjete të improvizuara prerëse, kabuj dhe materiale të tjera të palejuara, si dhe janë evidentuar qarqe të modifikuara elektrike.

Në një rast është zbuluar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.

Në kuadër të këtij aksioni, autoritetet kanë realizuar edhe transferimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë për sigurinë në institucion.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se operacione të tilla nuk do të mbeten të izoluara, por do të kthehen në standard të punës së përditshme, me synim garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjitha institucionet penitenciare në vend.

3 Komente

  1. N
    Na mbytën idiotët

    Ore, kujt i thotë "kabuj" my gazetari katunar? Po ti, me Saliun fle or byrazer qe je kaq katunar. Kjo vjen nga që katunarët (jo fshatarët) i thonë kabllit "kabull". Kabull në fakt është një fjalë e vjeter qe perdoret në forme të kerkeses se faljes, ose të kerkeses se nje nderi. "Ma bëj kabull këtë gabim që bera" - thote populli. Ndersa my gazetari me mil ka dashur të thotë "kabllo" por nuk i ka dalë fjala. Ky do jetë ai palla që shkruan "shtepi me qira" në vend qe te shkruaje "qera". Sa per dijeni "qira" i thonë nga Veriu qirinjve. Do thotë dikush se çfare rendesie ka, se një germe ndryshon. Po more, se kur luan shah, kundershtari nuk të kap mat, të kap "mut". Ose kur shkon në dasëm, thua "këtë dolli do t'a pi për çiftin", nuk thua "do t'a q. për çiftin.". Një germe është por të dhjet gëmat.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjuhetari amator

      Kabuj??!! Sikur nuk me duket si fjale shqipe, zoti gazetar. Mos e ke fjalen per shumesin e emrit "kabllo"? E pra, edhe ne shumes kjo fjale eshte kabllo/kabllot. Te lutem, shfleto njehere Fjalorin e drejtshkrimit te ahqipes, pastaj ulu e shkruaj nje artikull.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Redaktori

        O gazetar IDIOTË po ku e keni gjetur në cilin fjalor o hajvanë të pagdhëndur fjalën kabuj se na hapët barkun? Po shkruani me mend a në se nuk dini hapni more gazetare fjalorët të mësoni. Ju duket se keni zënë një punë dhe dini çdo gjë. Njeriu mëson gjatë gjithë jetës. Mund të keni mbaruar shkollë për gazetar po nuk keni nxënë gjë. Mësojeni që nuk ka fjalë kabuj po shumësi i fjalës kablo është kabllot. E thjeshtë fare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje