Tragjedia e nënës me fëmijë në Shkodër, reagon Kryebashkiaku Beci: E tmerrshme, te gjenden trupat sa me shpejt

5 Maj 2024, 18:48Kronika TEMA

Tragjedia e nënës me fëmijë në Shkodër, reagon

Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj raportohet se janë mbytur në lumin Buna.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit shprehet se opinioni publik ëhstë tronditur nga kjo ngjarje. “Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”, shprehet kryebashkiaku Beci.

Postimi i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci:

Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë.

 

1 Komente

  1. .
    ...

    Ragoni ragoni, kurë ka qëne dita për të rague dhe ndimuhë një nëne kaqë në deshprimë as një instutututsonet nukë ështe ndjerë. Enver terrorist na vrist kurë dontë vet, ose kurey në mjes zgjohej i turbumë, kurës ju o Shtet muti keni 33 vitë që na keni hjellur në mes të kater rrugve si leckë dhe na vrasin kushë të donë. Turpë për shtetin Shqiptar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje