Vakancat në KLP e KLGJ, PD kundërshton listën e Kuvendit, votimi shtyhet për të premten

3 Qershor 2024, 20:03Kronika TEMA
Vakancat në KLP e KLGJ, PD kundërshton listën e Kuvendit, votimi

Grupi parlamentar i PD-së kundërshtoi procesin e nisur nga Kuvendi për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe dy të tjerëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Shkak u bë skualifikimi i disa kandidatëve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, që për demokratët ishte bërë në mënyrë arbitrare.

Gazment Bardhi kërkoi që listës së kandidatëve të kualifikuar ti bashkëngjiten edhe ato të skualifikuar.

Pas debatit në komision, anëtarët caktuan ditën e premte për të votuar listën e kandidatëve që do t’i përcillet më pas seancës plenare.

1 Komente

  1. M
    Martin

    Pushteti Gjyqesor duhet te jete i pavarur nga Pushteti Legjislativ (Kuvendi i Shqiperise) dhe te varet nga Presidenti i Republikes i zgjedhur nder juristet me me integritet profesional dhe moral nga populli. Ndryshe ne Shqiperi punet do te shkojne keq e me keq.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje