Operacionit policor "Fijet" nga Policia e Shtetit, ditën e sotme është shtrirë në Qarkun e Tiranës, për çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale.
Në Komisariatin nr. 3 janë çmontuar më shumë se 10 kamera deri tani, kryesisht në rrugën "Fortuzi", "Laprakë", "Institut" dhe "Don Bosko". Në komisariatin nr. 4, sipas burimeve, deri tani janë çmontuar më shumë se 20 kamera të paligjshme në zonat "Xhamliku", "5 Maji", "Fresku" dhe "Myslym Keta". Në Komisariatin nr. 6 janë çmontuar 2 kamera, njëra në Yzberisht dhe tjetra në Fushë Mëzez.
Operacioni "Fijet" akoma nuk ka nisur në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Burime bëjnë me dije se në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje.
Autoritet policore dyshojnë se këto kamera sigurie vendosen nga grupet kriminale me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Lini një Përgjigje