Policia e Kolonjës ka reaguar në lidhje me rastin e vrasjes me armë gjahu të një kali në një Agroturizëm në zonë.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e ngjarjes O. M., 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur dhe e ka proceduar atë penalishtm për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune kalë dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit me inicialet J. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Cfare keqtrajtimi o shtet kurve! E ka vrare me qellim! Duhet arrsestuar dhe i duhet bere ekzaminim mendor! Vetem nje i semure me mungese empatie mund te beje nje akt te tille, sot nje kafshe neser mund te vrase nje njeri!
Tamam e ke thën vetëm nji i sëmur mendor mund ta bënte kte krim. I zoti i kalit dhe ata që e kan njohur nuk kan ngushëllim tjeter veçse ngà gjykàta të bëjn detyrën për të cilën paguhen. Gjob pa tjeter dhe burg se kali quhet pjestar i familjes.
vrasja nuk eshte keqtrajtim
Të dënohet në maksimum për krimin që ka bërë. Veç kuajt të paguajë dëmin ekonomik që i ka shkaktuar bisnesit turistik plus të ndiqet penalisht për shkelie ligji gjueti e pa ligjshme
Te pakten te vuaj nje denim sa 1/3 e vrasjes se nje njeriu.
Te denohet per vrasje me dashje ..............