Dëmet e kulturës së rrenës

22 Shtator 2023, 11:50Kulturë TEMA
Dëmet e kulturës së rrenës

Nga Aurel Plasari

U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapur, një rrenë e thurur trashë për kinse zbulimin e një dokumenti i cili mund të hedhkësh dritë për “shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe të shek. XIV”, domethënë parabuzukian.

Rrena e parë: Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake, që përmenden, nuk kanë zbuluar ndonjë dokument që të mendohet t’i përkasë shekullit të XIV dhe ku të shkruhet “një shqipe me germa latine”.

Rrena e dytë: Dy profesorët e përgojuar nuk kanë paraqitur ndonjë fletë – as dhe njëckë – të ndonjë libri “të Biblës”, siç thuhet, që të dokumentojë gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XIV.

Rrena e tretë: Njoftim për ndonjë dokument të tillë nuk është publikuar asnjëherë në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë, sikurse pretendohet.

Rrena e katërt: Ajo copë teksti e përmendur dhe e cituar si e shek. XIV (“Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi Ʒotȣne Adamne et Evene. Të paretë tanë print” etj.) nuk është tjetër veçse një faqe nga libri i Pjetër Bogdanit ‘Çeta e Profetëve të Krishtit’, i botuar në Padovë të Italisë më 1685 (M.DC.LXXXV), pra plot 130 vite mbas ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut.

Rrena e pestë: Ilustrimi që përdorin mashtruesit nuk ka lidhje as me gjuhën shqipe dhe, sidomos, as me shek. XIV; është faqja e parë e një parathënieje anglisht, The Preface, të librit ‘The Bay Psalm Book’, i pari libër i shtypur në ato vende që më vonë do të quheshin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, më 1640, pra i shek. XVII. Njihet edhe si libri më i shtrenjtë në botë, ngaqë është shitur në ankand për shifrën rekord 14.2 milionë dollarë, prandaj edhe zhvatet me lehtësi në web. Përveç kësaj, dëshmon sheshit injorancë të mos dish që në shekullin e pretenduar (XIV) nuk kishte filluar ende shtypje librash në tipografi: në atë shekull tekstet qarkullonin si dorëshkrime. 

Meqë jemi tek injoranca, e cila mundëson të shkruash për sende të cilave as ua ke haberin, po shtoj:

Është e pasaktë ta cilësosh Norbert Jokl-in si “themelues të shkencës së albanologjisë”, siç shkruajnë. Albanologjia, si grup dijesh që studiojnë botën shqiptare, nuk mbahet e themeluar në vitet 30-40 të shek. XX, por gati një shekull më herët. Në studimet shqiptare është rënë një mendjeje për të pranuar si “baba” të Albanologjisë Johann Georg von Hahni-n me veprën e tij madhore ‘Studime shqiptare’ (1854). Në të bota shqiptare shqyrtohet me historinë e saj antike dhe atë mesjetare, me karakteristikat e saj gjuhësore, etnografike, dokesore etj., veçan duke trajtuar edhe çështjen e autoktonisë së shqiptarëve në viset ku ata jetojnë. Ndërsa fakti që gjuhëtari Norbert Jokl “është vrarë nga nazistët në maj 1942” nuk ndryshon gjë në kronologjinë e fillimeve të albanologjisë.

Është e pasaktë të pohosh që Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjëlli, e formuloi Formulën shqipe të Pagëzimit “gjatë një vizite në dioqezën e Matit”. Formulën në fjalë Pal Engjëlli e përfshiu në një letër baritore (pastorale) me rastin e një sinodi të mbajtur më 8 nëntor 1462 në kishën e Trinisë së Shenjtë në Mat.

Është e pasaktë të pohosh që “Fon Harvi [kështu është shkruar] udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin”. Kalorësi Arnold von Harf, nga Këlni i tij, udhëtoi si pelegrin për në Tokën e Shenjtë. Gjatë udhëtimit me anije prej Venedikut në Aleksandri, u ndal edhe në disa nga portet e Dalmacisë, të Arbërisë, të Epirit etj., ndër to edhe në Durrës; aty mblodhi fjalë e shprehje që i regjistroi në njëfarë fjalori xhepi.

Ndërsa duhet ta kesh përdorur tastierën me këmbë që, pasi e ke quajtur ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut “i pari libër në gjuhën shqipe”, të vijosh duke shkruar po për të: “Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine [!!!], ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit”.

Pas këtij Meshari të Buzukut “në gjuhën latine”, a është e nevojshme të zgjatesh më?

Po, është e udhës të shtohet që, në raste si ky, nuk është fjala thjesht për rrena, por për atentate antikombëtare duke u fshehur pikërisht mbrapa “interesit kombëtar”. Nga albanologu mendjendritur Selman Riza, do të duhej të mësonin për kulturën e rrenës një tezë paralajmëruese, të cilën ai e formuloi si vijon: duke sajuar dhe trilluar “fakte të paqena” në historinë tonë kombëtare i bëjmë asaj dëm të madh, sepse të huajt skeptikë, që janë të mirinformuar e të vëmendshëm, i dallojnë sajimet dhe trillimet dhe atëherë rrezikojmë të mos na i besojnë as të vërtetat reale të historisë sonë.

10 Komente

  1. P
    Po pse?

    Po me rrjetet sociale sot, nuk ka mbetur njeri pa u shpallur si historian dhe gjuhëtar........ . Shih si heraglifet egjyptiane i deshifrojnë me fjalë shqip........ . Greqishten e vjetër të kohës të Trojës, e deshifrojnë me gjujën e Tropojës......... . Dhe gjejnë lloj lloj hartash, për të parë sa e madhe ka qenë Shqipëria, duke treguar në fakt se sa mutër kanë qenë e janë shqiptarët, duke luftuar për të tjerët dhe duke tkurrur teritoret shqipfolëse........ . Se çfarë vlere kanë këto sot? Zero.

    1. s
      shqip

      Sigurisht qe ka te verteta ne ato qe keni shkruar, per pretendimet e disa individeve per te cilat flisni ne komentin tuaj. Personalisht nuk jam historian, por i apasionuar pas historise qe ne rinine time te hershme. Sidoqofte nuk marr persiper qe te nxjerr konkluzione ne kete fushe, pasi do te duhet te jene profesionistet qe ta bejne kete gje, nisur nga faktet dhe dokumentet historike. Duke u mbeshtetur po ne fakte, nuk arrij te kuptoj se si historianet dhe sidomos gjuhetaret tane nuk nderrmarrin hapa konkrete ne studimin e gjuhes se Etruskeve apo Mesapeve ne Itali. Ka shume shkrime ne rrenojat e qyteteve antike pararomake te Etruskeve dhe akoma me shume ne ato Mesape ne jug te Italise, te zbuluara nga arkeologe italiane. Eshte e dokumentuar qe keto dy popullsi, kane qene emigrante ilire ne gadishullin e Apenineve qe ne antikitetin e hershem. Shkrimet e tyre jane kryer me alfabetin qe ne sot e njohim si ai grek. Besoj se studimi i ketyre shkrimeve do beje te mundur qe te zbulohet e verteta nese ky alfabet ka qene vetem grek, apo eshte perdorur nga popuj te tjere, iliret ne rradhe te pare, njesoj si sot qe shume gjuhe te botes, perfshi edhe shqipen, perdorin alfabetin latin qe nuk i ben keto gjuhe te jene italiane. Ka shume dokumente te intervistave te arkeologeve italiane qe kane bere zbulimet gati ne cdo qytet te Puglias ne Itali, qe flasin per keto shkrime, por si spjegohet qe askush nuk flet per faktin e shkrimit te shqipes se vjeter qe ne antikitetin e hershem me shkronjat e ashtuquajtura greke? Jam i bindur se po te ndiqet kjo linje, do arrihet ne nje zbulim qe do permbyse teorite e sotme te antikitetit grek.

      1. S
        Sqiperdhar labil

        Mender ky sqiperdhar i madh,i tredhur ne shekuj prej anadollit

        1. b
          ben

          O koqe, shko ne fillore dhe meso shqip, para se te marresh guximin per te komentuar, se nuk ka zot qe te merre vesh se cfare shkruan.

          1. R
            Raimond Vlonjati

            Sipas Plasarit Albanologjine e paska formuar Hahn. Por Hahn ishte nje Rreshter , ai nuki ishte historian , apo Linguist. Hohn ishte nje rreshter i dhene pas Linguistikes . Njeloj si Sazan Guri qe shkruan sot. Apo Hahn e marrim per te mireqene meqense ishte Austriak lol ?

    2. D
      Detari

      akademika te tredhur qe s'hapin gojen per islamizimin e Arberise

      1. ΑΩ

        Bravo Plasari ,,,thuaj dhe Xhufit ,,ta mari vesh ,,,,,,

        1. A
          A_Thomaidhi

          Thua-ji / atij të i a.....thotë / thuaj_@

        2. s
          shtjefen palushi

          ti flet per gjon buzukun, ndersa ca te tjere na thone se gjuha e "tyre" eshte mema e gjuheve te botes dhe eshte e shkryar 7 000 para. do hedhesh drite ne kete erresire?

          1. B
            Buda

            Aurel Plasari eshte nje studiues skrupuloz, shume kembengules dhe per pasoje shume i sakte.

            Lini një Përgjigje