Nga Dr. Nelson Çabej
Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar dhe burimi më i vjetër e më i rëndësishëm i prehistorisë së tij. Ajo hedh dritë deri 5 mijë vjet prapa në të shkuarën dhe prejardhjen e popullit tonë, qysh nga koha e shkëputjes së tij nga trungu i përbashkët proto-indoevropian. Burimet e lashta, kultura materiale, si dhe etnografia e mitologjia japin kontribute të vlefshme për prehistorinë, por ndërhyrjet e huaja në to janë të atilla që e bëjnë të vështirë e, ndonjëherë edhe të pamundur, ndarjen e “shapit’ të huaj nga ‘sheqeri’ i vendit. Përkundrazi, gjuhësia historike ka mjete thuajse sigurta për dalluar të huajën nga vetiakja.
Nga erdhën paraardhësit tanë ilirë
Mërgimet nga atdheu i përbashkët indoevropian në drejtim të veriut, perëndimit dhe lindjes filluan rreth 5-6 mijë vjet më parë. Këto mërgime shpunë gradualisht në formimin e gjuhëve dhe popujve indoevropianë të Evropës dhe të Azisë, duke përfshirë paraardhësit ilirë të shqiptarëve. Por ky fakt nuk na thotë ndonjë gjë për rrugën që ndoqën ata për të arritur nga atdheu protoindoeveropian deri në trojet historike të ilirëve, nga veriu i Danubit deri në Gjirin e Artës.
Treguesi më i mirë i rrugës që kanë ndjekur popujt indoevropiane të Evropës deri në trojet tyre të sotme është përcaktimi i kohës kur në ato troje shfaqen së pari kodërvarret (tumuli). Kodërvarret më të lashta në territorin ilir i takojnë një periudhe prej rreth 4500-4000 vjet më parë kurse kodërvaret më të vjetra të gjetura në Shqipërinë e sotme janë ngritur 3800-3700 vjet më parë1. Por edhe këto nuk flasin shumë për drejtimin nga kanë ardhur parailirët në trojet e sotme, e në këtë çështje duket se na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore.
Shqipja ka dhënë e marrë fjalë me gjuhët fqinje si sllavishtet e Ballkanit, rumanishtja, greqishtja dhe sidomos latinishtja. Por nga mesi i shekullit XX, Ernst Fraenkel (1881-1957) vuri re se shqipja ka fjalë të ngjashme me gjuhët balte (lituanishten dhe letonishten)2 dhe gjermanike 3, 4 me të cilët ilirët nuk kanë qenë fqinjë. Ky fakt me të drejtë është vlerësuar si tregues i një fqinjësije të lashtë të parailirëve me popujt baltë dhe gjemanikë dhe se parailirët në shtegtimin e tyre të gjatë drejt Ballkanit perëndimor duhet të jenë ngulur për një farë kohe në pjesën verilindore të Evropës qendrore ku edhe kanë marrë e dhënë fjalë me gjuhët baltike dhe gjermanike.
Shqipja si faza më e re e ilirishtes
Shqiptarët dolën si komb i veçantë në Mesjetën e hershme, rreth shekujve V-VII, në trojet e Ilirisë së jugut, duke përfshirë Epirin, si një bashkësi etnike e ilirëve të jugut. Dyndjet barbare kishin shkaktuar një stres kolektiv, të cilit ilirët e jugut iu përgjigjën me një rikthim në traditën pararomake të kulturës së tyre materiale (kultura e Komanit) dhe artistike, ritet e varrimit, deri në një prirje të elitave fisnore për të favorizuar përdorimin e ilirishtes, etj., por edhe me përzierjen e dialekteve që solli zhvendosja e tyre drejt zonave malore më të mbrojtura nga sulmet barbare. Këto ndryshime bashkëndodhën me formimin e kombit arbëror në Ilirinë e jugut dhe një evolucion të përshpejtuar të fonetikes dhe morfologjisë, që shënoi fazën e parë të lindjes së shqipes/arbërishtes, që besohet të ketë qenë një process i gjatë 2-3 shekullor më shumë se sa një ndodhi e shkëputur. Këto ndryshime mund të lidhen me dukurite sociale të sipërpërmendura dhe stresin e fortë social të fundit të Lashtësisë.
Një vëllim me të vërtetë i madh të dhënash solide rreth evolucionit të emrave ilirë të vendeve në bazë të rregullave fonetikës historike të shqipes në trojet e sotme shqipfolëse e më tej, të një numri fjalësh ilire dhe epirote që lidhen vetëm me shqipen, besimi i perëndisë ilire Dei patyros në trojet ilire deri nw shekullin VI5 , huazimet nga greqishtja e lashtë, të dhëna të tjera historike, arkeologjike, etnografike e muzikologjike, provojnë se shqiptaro-arbërit, si pasardhës të ilirëve, kanë jetuar pa ndërprerje në trojet e sotme dhe historike shqipfolëse. Por ky do të jetë subjekt i një shkrimi tjetër.
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoevropiane
Pozita e shqipes si pjesëtare e familjes së gjuhëve indoevropiane u përcaktua rreth 170 vjet më parë në një libër prej 92 faqesh kushtuar kësaj çështje6 nga gjuhëtari gjerman Franz Bopp (1791-1867), njëri nga pionierët e gjuhësisë indoevropiane. Vetëm 7 vjet më vonë shqipja del në pemën (Stammbaum) e parë të familjes indoevropiane prej vetëm nëntë gjuhësh të August Schleicher-it (1821-1868).
Vrojtimi se shqipja përmbante një numër të madh fjalësh latine i bëri disa gjuhëtarë të huaj të hidhnin idenë se shqipja mund të ishte një gjuhë neolatine si rumanishtja, spanjshtja ose frëngjishtja7, por ajo që përcakton identitetin e një gjuhe nuk janë fjalët, por gramatika e saj (për këtë arsye, anglishtja sot konsiderohet gjuhë gjermanike edhe pse ka më pak fjalë gjermane e më shumë frënge). Dhe ishte indoevropianisti i madh danez Holger Pedersen (1867-1953), ai që provoi se latinishtja nuk preku sistemin gjuhësor (fonetikën, sintaksën dhe morfologjinë) e shqipes.
Edhe ndikimi i latinishtes në fjalorin e shqipes fillimisht u mbivlerësua, por 60 vjet më parë, gjuhëtari ynë Eqrem Çabej provoi se nga 1420 fjalë që Gustav Meyer i konsideroi me prejardhje latine, vetëm 550 ishin të atilla8, ndërsa sipas gjuhëtarit gjerman Harald Haarmann ato ishin vetëm 6559.
Mbi “mosvazhdimësinë” iliro-arbërore
Emri i fisit të albanëve që përmëndet nga Ptolemeu në Ilirinë e jugut në shekullin II të erës sonë () rishfaqet si emër i popullit në veprën Porfirogenetit në shekullin X10 dhe të Ataliatit11 në shekullin XI e në vazhdimësi. Për historianin amerikan John van Antwerp Fine, Jr., “mungesa e referencave për shqiptarët nuk ka ndonjë rëndësi sepse për periudhën para shekullit IX ka pak burime”12, por për historianin rus Dimitri Obolenski (1918-2001) kjo mund të provojë se shqiptarët mund të jenë vendosur në një territor të sllavizuar. Për fat të keq, kjo tezë e tij është përdorur në ndonjë rast edhe nga ndonjë historian shqiptar. Në historiografinë bizantine të kohës nuk ka jo vetëm të dhëna, por as ndonjë gjurmë mërgimesh, dhe ndërkohë që ajo ka përshkruar edhe lëvizje fisesh është e pabesueshme që ajo të mos këtë vënë re dhe mërgimin e një populli brenda territorit të perandorisë më të organizuar të kohës.
Por si është e vërteta historike?
Në shekullin VI historiani ilir Marcellinus përmend pesë herë ilirët dhe Ilirinë13; në shekullin VII në Kroniken Paskhale gjithashtu flitet për ilirët dhe Ilirinë14; në shekullin VIII Iliria përmendet në dokumente kishtare të Vatikanit15; në shekullin IX në dokumente zyrtare kishtare flitet për “peshkopë ilirë” dhe “peshkopë të Ilirisë”16 dhe në shekullin X për ilirët flitet në Enciklopedinë Suda17 kurse në shekullin X historiani dhe perandori i Bizantit, Konstantin Porfirogeneti, në mesin e shekullit X flet për një princ të Arbërisë10. Tani le të kujtojmë këtu edhe faktin që burimet bizantine për 2-3 shekuj, deri nga shekulli X, nuk flasin fare për sërbët (Σερβλοι) e kroatët (Χροβάτοι), që tanimë nuk ishin më të huaj për Bizantin, por ishin bërë pjesë e tij.
Edhe sikur të mos i kishim këto fakte, prapë këtu na vjen në ndihmë një fakt gjuhësor i sllavishtes: metateza e likuideve (l dhe r) që ndodhi në sllavishten jugore dhe perëndimore kur likuidet ndodheshin në pozicion fundor të një rrokjeje. Kështu ndodhi nga shekujt VIII-IX me shumë emra vendesh ilire që u sllavizuan nga shekulli VII, si p.sh. emri i ujdhesës Arba u bë Rab, kurse qyteti ilir Skardona u bë Skradin, Sirmium dha Srem dhe Albona dha Labin, etj.
Në dokumentet serbe të Mesjetës së Mesme emri i Arbërisë (Arbanum) del në formën Raban (që ka pësuar metatezën Arban>Raban, dhe tregon se serbët i kanë njohur shqiptarët në trojet e sotme jo më vonë se shekulli VIII ose IX, se përndryshe nuk do të kishte pësuar metatezën18. Vendi këtu nuk na lejon të paraqesim argumentet e shumta gjuhësore të sjella nga dijetarë shqiptarë, evropianë dhe amerikanë që provojnë praninë e pandërprerë të shqiptarëve në trojet e tyre të sotme.
Më tej akoma, rotacizmi (kur n-ja midis dy zanoreve kthehet në r), si dukuri tipike e shqipes jugore ka vepruar deri në shekullin VII, dhe fakti që nga Vlona doli Vlora, tregon se ky emër ka kaluar vetëm nëpër gojën e shqiptarëve dhe se aty kanë jetuar shqiptarë të paktën që në shekullin VI. Po në shekullin VI, leksikografi grek Hesiku19 na tregon se, edhe disa shekuj pas përhapjes së krishterimit, kreu i panteonit ilir, Dei patyros, (babai hyjnor) vazhdonte të adhurohej në brendësi të Epirit5 (Hesych), ashtu siç vazhdonin të adhuroheshin homologët e tij, Deivas në Lituani dhe Dievs në Letoni (Biezais).
Ilirët hyjnë në histori si arbër
Emrin etnik të arbërve (Άλβανοί) e përmend për herë të parë gjeografi aleksandrin Ptolemeu në shekullin II të erës sonë, si emër të një fisi ilir, që ndodhej midis Durrësit dhe Krujës, me kryeqytet Albanopolisin (Claudii Ptolemaei), që është identifikuar me qytetin e lashtë ilir në fshatin Zgërdhesh, në rrëzë të Malit të Krujës (Cabej 2014). Pas shekulli VI, kur shqi[tarët dolën si një entitet i veçante etnopolitik emri këtij fisi u përdor për të treguar popullin arbër që doli inga etnia e madhe ilire, si pjesa e sj e paromanizuar dhe e pasllavizuar.
Emri i Arbërisë/Arbnisë (Albania) del për herë të parë si një principatë brenda Bizantit, në shekullin X (Porfirogeneti). Që nga ajo kohë emrat “arbër” dhe “ilirë” vazhduan të përdoreshin pa ndërprerje si sinonime në historiografinë bizantine deri në shekullin XV (Georgios Sphrantzes (Γεώργιος Σφραντζής, 1401-1478).
Kur u shkrua gjuha shqipe
Banorët e qytetit Uruk në Irakun jugor besohet të jenë të parët që përdorën shkrimin, rreth 5200 vjet me parë. Ndër gjuhët indoevropiane, e para që është shkruar është hitishtja, gjuhë e banorëve të Azisë së Vogël që dëshmohet të jetë shkruar qysh nga viti 1650 p.e.s. (Ëest, 2007). Dokumenti i parë i shkruar që njohim në gjuhën shqipe është formula e pagëzimit e vitit 1462 nga arkipeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli/Paulus Angelus (), që do të thotë, më vonë se shumica e gjuhëve të tjera indoevropiane që fliten sot, por më parë se sa lituanishtja që del midis viteve 1503 dhe 1525, rumanishtja në 1521 dhe letonishtja në vitin 1530.
REFERENCA
1. Bodinaku, N. 1974. Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut. Iliria 3, 395-401.
2. Fraenkel, E. 1950. Die baltischen Sprachen. Carl Winter, Universitätsverlag, Heidelberg.
3. Meyer, G. 1891. Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache. Karl Trübner, Strassburg.
4. Çabej, E. 1963. Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe. Bul. i Universitetit Tiranës, 1, f. 116.
5. Hesychii Alexandrini Lexicon. f. 380. https://ia601600.us.archive.org/24/items/hesychiialexand00schmgoog/hesychiialexand00schmgoog.pdf
6. Bopp, F. 1855. Über das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen. J.A. Stargardt, Berlin.
7. Meyer, G. 1888. Die lateinischen Elemente im Albanesischen. Nw Grobers Grundriss der romanischen Philologie I. Strassburg, f. 805.
8. Çabej, E. 1962. Zur Charakteristik der lateinischen Lehnwörter im Albanischen. Revue de Linguistique 7, f. 161-199.
9. Haarmann, H. 1972. Der lateinische Lehnwortschatz im Albanischen. Vol. 19 Hamburger philologische Studien. H. Buske f. 1.
10. Constantine VII Porphyrogenitus. De Ceremoniis Aulae Byzantinae. f. 688.
11. Michaelis Attaliotae Historia Opus. Weber, Bonn, 1853, f. 9, 18 dhe 297.
12. Fine, J.V.A. Jr. 1991. The Early Medieval Balkans: “The lack of early references to the Albanians is not significant. The centuries before the ninth are a period of few sources”.
13. Marcellini Comitis V. C. Në Mommsen. Chronica Minora II, 1894.
14. Paschalion, Seu Chronicon Paschale. Vol. 4 i De Byzntiae Historiae Scriptoribus. Red. C. Du Fresne Du Change, Javarina, 1729, f. 23.
15. Brubaker, L. 2011. Byzantium in the Iconoclast Era: A History. Cambridge University Press, f. 87.
16. Wyrwoll, N. 1996. Politischer oder petrinischer Primat? Zwei Zewugnisse zur Primatauffassung im 9. Jahrhund. Excerpta ex dissertarioe ad Lauream in Facultate Theologica, Pontificae Universitatis Gregorianae, Hildes, Wunstorf, f. 25.
17. Suda Online: Byzantine Lexicography. https://www.cs.uky.edu/~raphael/sol/sol-html/.
18. Çabej, N. 1990. Sa të vjetër janë emrat “arbër” dhe “Arbëri”? Bashkimi 10 shkurt, 1990; Çabej, N.R. 2013. Ilirët që Mbijetuan. Fan Noli, Tiranë, ff. 151-160. Çabej, N.R. 2014. Vazhdimësi iliro-shqiptare në emrat e vendeve. Fan Noli, Tiranë, ff.158-161.
19. Biezais, H. 1986. Geschichte und Struktur der balto-slavischen Religion. Anthropos 81, 1/3, 151-176.
20.
21. West, M.L. 2007. Indo-European Poetry and Myth. Oxford University Press, New York. p. 7.
Claudii Ptolemaei, Geographia I, Red. C.F.A., Nobbe, Tauchnitz, Leipzig, 1843. Libri 3, 13, 23.
Hieroclis Synecdemus accedunt fragmenta apud Constantinum Porphyrogennetum servata et nomina urbium mutate. Ed. A Burckhardt, Teubner, Leipzig, p. 68.
Phrantzes, G. Ioannes Cananus, Ioannes Anagnostes Volume 26 of Corpus scriptorum historiae byzantinae. Weber, Bonn, 1838, p. 38.
Michaelis Attaliotae Historia Opus. Weber, Bonn, 1853, f. 9, 18 dhe 297.
West, M.L. 2007. Indo-European Poetry and Myth. Oxford University Press, New York. p. 7.
Meyer, G. 1891. Vep. e përm. f. 85.
JOHN V. A. FINE, JR.: “The lack of early references to the Albanians is not significant. The centuries before the ninth are a period of few sources”
Die lateinischen Elemente im Albanischen. Nw Grundriss der romanischen Philologie I, Trübner, Strassburg, f. 804-821: “Es ist keine Grund vorhanden, dieselbe für etwas anderes zu halten, als für die jüngere Phase des alten Illyrisch oder richtiger einer der alten illyrischen Mundarten.”).
Ende sot pas një shekulli, ideja se një përbërës trak mund të ketë marrë pjesë në formimin e shqipes nuk ka gjetur asnjë mbështetje reale ose, siç shprehet R. Katičić-i, R. “Asgjë me vlerën e një prove nuk është paraqitur deri sot për prejardhjen trake të shqiptarëve” (Katičić R. (1976). Ancient Languages of the Balkans. Ed. W. Winter, Mouton & Co., The Hague, f. 187-188). Edhe sot, pas 135 vjetwsh, qwndron ajo qw shkruante autori i fjalorit të parë etimologjik të shqipes, Gustav Meyer: “Nuk ka arsye që këtë gjuhë të mund ta marrim për diçka tjetër, veç një fazë më të re të ilirishtes së vjetër ose, më drejt, si një nga dialektet e ilirishtës së vjetër” (Meyer, G. (1888).
-Ghuha e parë indoevropiane e shkruat eshtë hitishtja e banorëve të Azisë së Vogël që dëshmohet të jetë shkruar qysh nga viti 1650 p.e.s. (West, M.L., Indo-European Poetry and Myth. Oxford University Press, New York. p. 7)
Që shqipja e sotme është latinizuar ose neolatinizuat në masë të madhe kjo ëashtë gjëja më e lehtë për tu provuar pasi në 10 fjalë të shqipes 7 janë neolatine gjë që tregon se shqiptarët si pasardhës të arbërve dhe ilirëve kanë qenë në trojet e sotme dhe shumë më gjerë para dhe pas pushtimit romak. Populli ynë ka jetuar krah grekëve të vjetër, romakëve dhë më vonë edhe sllavëve të jugut që asimiluan popullata të mëdha ilire e që tkurrën arbërit-shqiptarët në territoret ku jetojnë edhe sot. Shqipja si Rumanishtja dhe Vllahishtja është në fakt një e folur neolatine me tipare të shqipes dhe barbarizma fqinjësh dhe pushtuesish. Fakti që edhe sot futen pa problem fjalë të italishtes në përdorim është domethënës. Kanë ardhur xhia(gia')-tashmë, idagoj-hetoj etj. etj e tregon këtë vazhdimësi të neolatinizimit thelbësor të Shqipes që 2000 vjet e këtej. Dhe nuk është ndonjë gjë për tu turpëruar pasi nuk jemi as të parët që jemi asimiluar gjuhësisht.
Genti-nuk e di moshen tuaj, por brezi im e ka folur dhe shkruar gjuhen shqipe shume me te paster se sa e ben sot brezi me i ri. Dikur ksihte institucione te posacme qe benin studimin dhe pastrimin e gjuhes nga huazimet dhe nje ri nga gjuhetaret tane te shquar, ka qene profesori i nderuar Eqerem Cabej. Fati yne ishte se ne kohen e komunizmit, packa vuajtjeve prej varferise dhe diktatures, shkolles dhe gjuhesise i eshte kushtuar nje vemendje e vecante. Ne dekadat e para te demokracise, shkolla dhe niveli i mesimdhenies ra ne mediokritet. Kjo u be akoma me e dukshme me ngritjen e disa universiteteve private, ku diplomat merreshin kundrejt pagesave, pamvaresisht ne se studentet kishin arritur qe te pervetesonin lendet baze qe nje specialist duhet te dije ne fushen qe ka zgjedhur. Me fjale te tjera, kur nje student qe pregatitej per tu bere mesues i gjuhes shqipe i merrte provimet duke paguar, pa u paraqitur ne asnje klase, natyrisht qe nuk do jete ne gjendje qe ti mesoje femijet gjuhen e sakte shqipe. Eshte normale qe gjuhet evolojne dhe huazojne nga njera tjetra, por kjo nuk d.m.th. se shqipja qenka "neolatinizuar". Ashtu sic e permend edhe dr. Cabej ne kete artikull, nuk jane fjalet e vecanta ato qe tregojne origjinen e nje gjuhe, por gramatika dhe gramatika e gjuhes shqipe eshte shume e ndryshme nga gjuhet latine. Packa se vete i flas shume mire disa prej gjuheve latine, nuk marr persiper qe te nxjerr konkluzione mbi prejardhjen e gjuhes sone. Ate me mire tia leme specialisteve te gjuhesise, ndryshe do te benim gabime, ashtu sic i keni bere edhe juve kur thoni se shqipja qenka latinizuar. Nje gje duhet me e pasur te qarte se iliret jane shume me te vjeter ne Europe se sa latinet, gje qe vertetohet nga kulturat e emigranteve ilire para romane te Etruskeve ne Toskanen e sotme dhe Mesape ne jug te Italise.
Meru vesh me kocaqen ,zoteri ,se thotë që ekziston qartësish nga 8000 vjet. Shkrimi kueniform asiro-babilonez me prova të shkruajtura ka 5250 vjet,kurse kjo budallaqja pa asnjë provë dhe mbishkrim insistom me kokëfortësi injorante shqiptarçe se ka 8000 vjet. Përse gjithë budallejtë lindin në shqiperi ?
Gezuar Bajramin
Nuk ka mundesi te jete e vertete ajo qe thua ti qe per hir te te vertetes e thone edhe studjuesit tane . Dhe le ta gjykojme ne common sense : Ne kemi fjale latine Qielli , peshk etj Now , nqs ne e kemi huazuar nga Latinet , fjalen Qielli pse te mos e shqiptonim me C dhe me L , sepse gjuha jone i shqipton lireshem keto dy bashketingellore , dhe e themi shume lehte fjalen Çielo ne gjuhen Latine. Pse duhet ne te perdornim shkronjen LL tek fjala Qielli , kur gjuha Latine nuk e ka shkronjel LL ne shqiptim , psh kur lozi Demollari ne nje ndeshje komentatori Italian e shqiptonte emrin e tij Demolari Nqs ne e kemi marre nga Latinet mund ta shqiponim Cielo , or Qielo , pa LL ,, por ne e shqiptojme me LL ,. Po ashtu latinet nuk e shqiptojne dot shkronjen Q , ata e shqiptojne shkronjen Q si Ç . Psh fjalen Qiriako ata e shqiptojne Çiriako . Ne te du keto shkronja tregojne qe nuk ka kuptim nqs e kemi te huazuar kete fjale., por ja ndodhur e kunderta . Pra kjo tregon se huazimi eshte bere nga Latinishtja , Latinet e kane huazuar nga shqipja dhe ata ngaqe gjuha Latine nuk e shqipton dot shkronen LL , por edhe shkronjen Q , e shqiptojne Çielo. Dhe si ky rast jane pothuaj shumica e fjaleve Latine qe pretendohet se ne i iemi marre nga ata . Dhe kjo justifikohet edhe nga mendimi i historianit te perandorise Romaku , greku Appiani i ciki thote se” Latinet e moren shkrimin nga Iliret “ Dhe kete gje ai e thote atehere kur pretendohej se Romaket e kishin mare shkrimin nga greket Pra nisur nga analiza e gjykimit me drejtesi por edhe nga konkluzioni i Appianit del se Latinet jane huazuar fjale nga shqipja e Ilireve. Mirepo gjuhetaret tane jane ca paoagalle qe nuk dijne te bejne analiza mdaj konkluzioneve qe kane nxjerre gjuhetaret e huaj , por besojne te huajte berberisht . Dhe kjo eshte fatkewsia jone , por qe netodat shkencore qe po zbatohen tani tregojne aitenticitetin e gjihes Shqipe dhe e vendosin ate me te lashte se sa gjiha Latine
Kjo eshte deklarta me e rendesishme: Shqipja ka dhënë e ka marrë fjalë me gjuhët fqinje si sllavishtja, rumanishtja, greqishtja dhe sidomos latinishtja. SHQIPJA ka DHENE... Gjuhetaret (nje pjese e tyre te paditur e te pagedhendur) shqiptare per shekuj kane perparesuar kerkimin e origjines se fjaleve shqip jo nga burimet e shqipes por nga gjuhet e fqinjeve tane !!! Eshte e cuditshme qe edhe kur studjuesit fqinje (greke, sllave, italiane) kembengulin qe kjo apo ajo fjale ka prejardhje nga shqipja studjuesit e pagedhendur shqiptare deklaronin te kunderten. Ja nje shembull: fjala Epir vjen nga fjala shqip - IPE - shqiponje ne gjuhen e shqipareve te Camerise (sipas nje studjuese shqiptare). Pra Epir dhe Shqiperi kane te njejtin burim - shqipe. Por nje shumice gjuhetaresh injorante shqiptare thone qe fjala Epir eshte me origjine greke pa dhene ndonje fakt bindes.
Gjuhetari-nuk kam ndeshur ndonje autor shqiptar qe te pretendoje se fjala "Epir" qenka fjale greke. Ne fakt vete juve pranoni qe "sipas nje studjuese shqiptare" fjala Epir vjen nga fjala "ipe", qe ne dialektin cam ka kuptimin e shqipes/shqiponjes. Nuk ka asnje studjues shqiptar ne te kaluaren dhe as ne te sotmen qe te kete pretenduar ndryshe. Ne te kunderten, qarqet greke bejne interpretime te pa bazuara ne asnje fakt konkret, duke ngritur nje perralle nga hici, sic kane bere deri me sot ne ngritjen e nje fabule per te ashtuquajturen "Histori te Greqise". Mjafton te permendim faktin qe dihet dhe pranohet nga te gjithe se para vitit 1831, kur u shpall e pavarur, Greqia nuk ka qene kurre nje shtet i konsoliduar sic kane qene disa Mbreteri Ilire. Ne territorin qe ne antikitet quhej nga romaket si Greqi, kane ekzistuar vetem disa qytet shtete. Termi "Greqi" eshte perdorur nga romaket si emer i nje zone te caktuar gjeografike, sic perdoret sot fjala "Ballkan", apo Gadishulli Apenineve, vendet e ulta (Belgjike, Hollande), Skandinavia apo Republikat Balltike e keshtu me rradhe. Nocione te tilla jane tregues gjeografike, pa treguar shtetet qe bejne pjese ne keto territore. E njejta me Greqine.
Nuk e di se sa e ka paguar Janullatosi kete doktorucin tone qe te shkruaj keto pacavuret e tij. Duhet te lexoj Nermin Vlora Falaski per te kuptuar se kur ka filluar te shkruhet gjuha jone. Perse nuk I permend pellazget ky myteberi, perse nuk e permend Luigi .. Cavalli .. dhe librin e tij " Gjenet, Gjuhet dhe Popujt" botuar qe ne vitin 2000. ku del se shqipja eshte gjuha me e vjeter ne bote, perse nuk e permend shkrimin me germa shqipe te pllakes se Lemnosit, apo ato me vjetrat 5500 vjecare ne Vince te Serbise dhe shkrimi I gjetur ne Turda te Rumanise. Perse nuk I permend shkrimet ne gjuhen pellazge- shqipe te gjetura ne Etruri (Toskana e sotme) [Etruri= rrine. banojne etrit]. Po keshtu edhe shkrimet e gjetura ne Durres e Apolloni,pavaresisht se nje pjese jane shkruar me alfabet grek,apo nga qe ndonje si puna jote I quajti shume vite me pare " shkrime greke" dhe keto dy qytete iliro -pellazge ku kishin studjuar Cesari dhe Oktaviani " koloni greke". Juve u ka mbetur ora tek viti 1500. Por keni te drejt ti e Xhevat Lloshi me shok se kete vend e udheheq nje klase e tere politike e majte dhe e djathte e shitur tek greku. Por po vjen koha dhe ti dhe gjithe sera juaj do perfundoni ne koshin e turpit dhe te tradhetarit te kombit.
Gluha (Glosa greq) Arnaute u skrua (scrive) ne fund te sekullit (fine sentury) te 19te. Ikni beni banjo Nashtine. Fiala popull nga popular italisht i thote te Gjitha.
Po fjala "fjale" te thote ndonje gje ore apo fol te flasim...nderto nje fjali saktesisht ne gjuhen tende dhe nuk ka me asnje pandehme qe qendron po ti SHqipen nuk e njeh
GJUHA SHQYPE Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. - Poezi nga Ndre Mjeda
GJUHA SHQYPE Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! - Poezi nga Gjergj Fishta
***Gjuha arbëreshe*** Gjuhë e bukur ti je ndër shertime e ndë hare ngë të mundi mosnjeri për shumë mot, mos vdis nani. Ngrëhi gjithë, o arbëreshë! Fitn’je mbrenda jahst’, ndë sheshë gjuhën ju nëng kin t’harroni edhe të tjerëve kin ja mbësoni. Dita çë ka t’ju bënj litinj maj ndë jetë ka të vinj. Ju kin të fitni sembr di se si qe njera nani.
SA TË DUA O SHQIPËRI Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer! - Poezi nga Asdreni
Xhamija e Namasgjase ,,shum e bukur ,,,me kater minare te larta ,,,,Greket dhe serbet terbohen kur e shikojne,,,,ta gezoni e ta respektoni o shqiptar,,,,