“Gjurmë portash”, çelet ekspozita që risjell në vëmendje identitetin e Korçës

2 Tetor 2025, 09:05Kulturë TEMA
“Gjurmë portash”, çelet ekspozita që risjell

Xhulja Pecani, specialiste ne drejtorinë rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë ka sjellë për ekspozitën e saj 24 foto ku pasqyrohen disa nga portat me të vjetra të shtëpive karakteristike të qytetit më të madh në juglindje të vendit.

Edhe për Pecanin, këto porta nuk janë vetëm elementë arkitekturore por mbartin historinë dhe identitetin e një qyteti që njihet për traditën e kulturën e tij të pasur.

“Rreth 5 vite me janë dashur të fotografojë portat e Korçës. Këto qe shihni janë vetëm një pjesë. Kanë elementë të Trashëgimisë Kulturore të dallueshme dhe shfaqin elementë artistike të lartë. Shumica prej shtëpive janë të braktisura, banorët janë në emigrim, mendoj se kanë ngelur të tilla”, thotë Pecani.

Drejtoria e drejtorisë rajonale të Trashëgimisë kulturore ka bërë me dije se për të ruajtur elementët drejtues të banesave karakteristike të zonës së mbrojtur urbane, përfshi këtu edhe portat, ka një projekt për ruajtjen e vlerave urbane e në mënyrë të veçantë të portave.

“Objekte te cilat ne rastin e portave, mban elementë të Trashëgimisë kulturore, në këshillin e restaurimit gjithmonë është ruajtje e portës. Jo vetëm porta, ka raste kur objektet nuk përmbajnë vlera, sugjerimi është që porta të zëvendësohet me elementë të Trashëgimisë kulturore”, shprehet Amanda Cici, drejtore e Drejtorisë rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Alfred Vija prej vitesh merret me restaurimin e banesave të vjetra të këtij qyteti. Ai tha se 90% e pronarëve të këtyre banesave janë të interesuar për ruajtjen e identitetit të çdo elementi, përfshi e portat, ndërsa disa të tjerë për shkak të kostos së lartë nuk e bëjnë një gjë të tillë.

“Ato që kemi restauruar në lagjet 1-2 shumica kanë dashur të mbeten në traditën origjinale të portave dhe dritareve. Diçka që është arsyeja kryesore është kostoja e lartë, restaurimi do kohë, aty tërhiqen pak por dëshirën e kanë të gjithë”, thotë Alfred Vija, kurator.

Lagjet karakteristike 1,2 3,10 dhe 12 të qytetit të Korçës janë të përfshirë në ansamblin e mbrojtur nga ana e drejtorisë së trashëgimisë kulturore dhe ndërtimi i një banese aty duhet të ruajë patjetër vlerat arkitektonike. /euronews/

Lini një Përgjigje