Gazetarja Arta Marku është drejtoresha e re e QKLL. Lajmin e bëri të ditur Ministri për Kulturën Blendi Gonxhja në fb.
Më poshtë postimi i plotë i Ministrit Blendi Gonxhja në fb:
"Arta Marku emërohet Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit
Gazetare dhe kritike letrare me një rrugëtim të gjatë dhe të konsoliduar në kulturë, Arta Marku e nisi karrierën në vitin 1993 me gazetën “Koha Jonë”, për të vijuar më pas në media të rëndësishme si “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” dhe “Panorama”, gjithmonë me fokus te libri dhe letërsia.
Ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka sjellë për publikun emisionin “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana. Përmes nismave si “AGORA”, ajo ka afruar letërsinë me publikun në hapësira të hapura dhe interaktive.
E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, ajo ka zhvilluar takime të shumta me nxënës në gjimnazet e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare.
Autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, Arta Marku sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.
Një falënderim i veçantë shkon për ish drejtoreshën Esmeralda Bardhyli për punën dhe kontributin e saj të vyer ndër vite në këtë institucion."
A.K./TemA
Shyqyr se po na binte leshi ne toke
Pse nuk emrove Nkoll Lehesin do ishte me mire
Cfare e ka te ”madhin” e gazeta-dhis shqiptare; mark markun.
Shyqyr që hoqën zhabën e vunë një njeri.
Hiqja Lenes futja Prenes.
E ndriti edhe kjo prokurorine si gjithe te tjeret dhe tani kalon ne edukim!