Ilirium Festival në Tiranë/ Muzika elektronike "shkund" kryeqytetin

6 Prill 2026, 19:51Kulturë TEMA
Ilirium Festival në Tiranë/ Muzika elektronike "shkund"

Ilirium Festival III solli një atmosferë elektrizuese në Tiranë, duke sjelle   një festë të hapur të muzikës elektronike. Me artistë vendas dhe ndërkombëtarë, eventi konfirmoi potencialin e Shqipërisë në skenën evropiane të festivaleve.

Tirana u mbush me ritmet pulsante të muzikës elektronike në edicionin e tretë të Ilirium Festival, duke shndërruar zemrën e kryeqytetit në një hapësirë të gjallë dhe dinamike. Të rinj  por edhe vizitorë të huaj, u mblodhën, duke krijuar një atmosferë unike festive, ku muzika, dritat dhe energjia  u bashkuan në një eksperiencë të paharrueshme.

Në skenë performuan artistë të njohur vendas të cilët sollën setet e tyre karakteristike, të ndërthurura me ritme moderne techno dhe underground duke dëshmuar potencialin e Shqipërisë për të qenë një destinacion i rëndësishëm në hartën evropiane të festivaleve elektronike.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje