"Gurvarri monumental i Kajahanmit" - Thesari i paçmueshëm i Muzeut të Shkodrës

6 Prill 2026, 17:55Kulturë TEMA
"Gurvarri monumental i Kajahanmit" - Thesari i paçmueshëm

Trashëgimia arkeologjike në Shkodër përfaqëson një pasuri të rëndësishme historike. Në Muzeun Historik një prej objekteve që tërheq vëmendjen për rëndësinë dhe kohën e zbulimit është gurvarri monumental i Kajahanmit që konsiderohet ndër gjetjet më të vona arkeologjike në zonë.

“Objekti më i vonshëm arkeologjik është gurvarri i Kajahanmit i cili është bërë në vitin 1828”, u shpreh Specialist i Muzeut Historik, Ndricim Mlika.

Një tjetër objekt i ekspozuar në muze mbetet ndër më të veçantët për studiuesit, për shkak të karakterit të tij enigmatik.

“objekti më i veçantë qe vjen nga periudha arkaike është një mbishkrim i cili është gjetur në vitet ’60 një mbishkrim i cili nuk dihet çfarë shkruhet, çfarë gjuhe dhe çfarë alfabeti edhe pse ka pas përpjekje të ndryshme për ta deshifruar”, tha ai.

Muzeu Historik i Shkodrës vijon të mbetet një pikë referimi për njohjen e historisë dhe trashëgimisë kulturore, ndërsa objektet që ai ruan vazhdojnë të tërheqin interesin e studiuesve dhe vizitorëve.

A.K./TemA

4 Komente

  1. f
    five company

    Mendoj se i perket nje periudhe, ku vetem " Kutia e Pandores" mund te zbuloje se cfare sekreti fshehin. Mqs, artikulli eshte shkruar ne forme kerkese " jo zyrtare", ( dmth jo pune e paguar me meditje), une " miqesisht" po jua perkthej... "Njerezit blejne e blejne, por asnje nuk ka pronesi mbi te....!!!!"

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      "Gurvarri"..."arkmorti"...Sajesa fjalesh te imponuara nga pseudo-intelektualet e sotem te menderosur...""Kakbërësit" modernë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pollogu ARBNOR

        RASË VARRI, PA NGARKESA, POR GURRI MË I PËRDORUR, KA LOGJIKË NEOLOGJISMI

        Përgjigjjuni
        1. S
          SOKRATI

          Jetojmë në një epikë çmendurie, kur një shkarravinë paraqitet si lajm!...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje