PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Dasma e Dibrës” e Sabit Bockut, tradita e dasmave tona

17 Shkurt 2026, 19:33Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Dasma e Dibrës” e Sabit Bockut,

Me tablotë e tij Sabit Bockut në pah tradita dhe histora e Dibrës e më gjerë. Në çdo kanavacë të tij jetojnë copëza historie: fytyra që flasin me sy, vende dhe tradita që ndoshta sot s’janë më, por që falë tij – nuk janë harruar.

Çdo portret i tij është një rrëfim në vete – një pamje që sjell ndjenjën e kohës.

Ekspozitat e tij – qoftë individuale apo kolektive – nuk ishin për lavdi personale. Ishin thirrje për ndërgjegjësim, për të parë brenda vetes dhe për të njohur rrënjët tona.
Secila pikturë e tij përcjell respekt për të kaluarën, traditën. I përulur në botën e artit, ndërsa vepra e tij flet me madhështi.

Sabit Bocku ka lënë një trashëgimi që nuk shlyhet – sepse kujtesa nuk vdes, kur frymëzohet nga arti. Gjurmët e tij nuk ndodhen vetëm në kanavacë apo në faqet e librave; ato janë në kujtesën e një qyteti, të Dibrës, në brezat që ai edukoi dhe në historinë që e bëri të gjallë përmes penelit dhe fjalës.

Lini një Përgjigje