Kalendari turistik i eventeve verore vjen këtë vit i harmonizuar për herë të parë në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania).
Ndërsa ndau një video informuese mbi këtë aplikacion, kryeministri Edi Rama u shpreh se TEA këtë sezon ka qenë udhërrëfyesja e qindra mijëra vizitorëve të huaj dhe pushuesve shqiptarë, duke vendosur një standard të ri në industrinë e turizmit.
TEA (Tourism Events of Albania), kalendari digjital i turizmit është një platformë e mirëorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.
Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.
Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.
Me duket se nuk di ose te informojne gabim… po Turistet po sillen neper Rruge si ne afrike nuk kuptojne si nuk ka nje Transport inter urban mes qyteteve me standarte minimale se po hyping ne autobuza fugona te piste , me shofera qe pine duhan pine birra e jane si Taliban me mjekra sikur jemi ne islami. Vendos nje fare standarti se eshte Turp per vendin. Hyping njerezit me pula e gjela deti ne Fugon…nuk ka fare info po dalin tellallet e i kapin per Jake Turistet .. Nuk ka nje stacion autobuzi me nje tabele me oraret e per ku shkojne e vijne.. Tek porti ne Sarande hyjne Brenda kush ka miq e i kapin Turistat sikur Jane dele po i zhavtin 30€ deri me ksamil… jepi nje Firme autobuset jemi ne evrope te vishen mire e te ket transport te paster… eshte Turp per vendin mire nuk ka Aeroport ne Jug lere me Trena po as autobuza… fugona te piste me shofera te dehur se i shikojme perdite… dhe Ata qe vijne ju del shpirti si do levizin se as Google Asgje nuk ju ben dot asgje. Fugona e Autobuze me Shkrimet e shtetit Nga I Kane sjell mbajne akoma Turp per Shqiperine