Nga Isuf Kadriu REL
Titullin e më të mirit në vallëzimin modern, Andi e fitoi në kampionatin botëror në Podçetrtek të Sllovenisë, që u mbajt në nëntor-dhjetor të vitit 2022, me pjesëmarrjen e garuesve nga 32 shtete të botës.
Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane.
“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern] ”, thotë Andi.
Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane.
“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern] ”, thotë Andi.
Andi është nxënës në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar, ndërsa me vallëzim filloi të merret nga mosha 8-vjeçare, i inspiruar nga valltarë të tjerë, të cilët siç thotë, i ndiqte me ëndje nëpër rrjetet sociale dhe kanalin YouTube, ndërsa më pas filloi të vizitonte edhe një shkollë baleti në qytetin e tij të lindjes.
“Unë fillimisht kam parë disa valltarë në YouTube, të cilët më inspiruan shumë në rrugën e mëtejmë. Gruaja e dajës tim i dërgonte vajzat e saj në një studio baleti këtu ku jetoj dhe unë shkoja herë pas here t’i vizitoja. Një ditë mësuesja e baletit më ftoi të vallëzoja dhe u impresionua shumë nga talenti im dhe kështu unë vazhdova i bindur se do t’ia arrija”, thotë Andi.
Suksesin për të arriturat Andi ia dedikon familjes së tij, e cila i ka dhënë mbështetje të madhe ndërsa babai i tij, Fatoni, e shoqëron në të gjitha garat ndërkombëtare. Një ndihmë të madhe thotë se merr edhe nga disa biznese, pa ndihmën e të cilave do ta kishte të vështirë të realizonte “ëndrrën e tij”.
Andi thotë se sukseset që arrin e bëjnë atë krenar dhe e motivojnë që të vazhdojë me përkushtim për të arritur majat e vallëzimit botëror.
“Në garat ku marr pjesë, kemi pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe kam arritur të formoj shoqëri të ndryshme. Ajo që më pëlqen në këto gara më shumë është shoqëria sesa çmimet. Të gjithë më motivojnë për të ecur më tej dhe kjo është ajo pjesa që më së shumti më pëlqen në gara”, shprehet Andi Ismaili.
Andi është i kënaqur edhe nga mbështetja që merr nga shokët në qytetin e lindjes, edhe pse ka pasur momente kur ka marrë edhe komente që nuk i kanë pëlqyer.
“Ndonjëherë kam marrë disa komente negative, si p.sh. ky është një sport vajzash, ky është kështu apo ashtu, por në përgjithësi jam falënderues dhe si gjithmonë më presin mirë”, thotë ai.
Andi u prit edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një manifestim të organizuar për festat e funditit. Ai thotë se nga kreu i shtetit ka marrë premtime për mbështetjen e talentit të tij.
Sikur çdo fëmijë tjetër, edhe Andi ka ëndrrat e tij.
“Ndoshta të jetoj në Amerikë, sepse atje mendoj se kemi më shumë mundësi që të gjithë valltarët t’i realizojmë ëndrrat tona”, thotë ai.
Ai për fund ka edhe një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët tij.
“T’i ndiqni ëndrrat. Ne të gjithë kemi ëndrra, por është zgjеdhja jonë se a do të zgjohemi që t’i realizojmë ato apo do të vazhdojmë të flemë dhe të ëndërrojmë”, thotë 13-vjeçari kampion bote në vallëzimin modern.
Eshte fakt i pamohushem qe jeni pak..... pisogledsa o cok gyzela.
E verteta Dhemb, por gjithmone ne bythen e Grekut . Megjitheate edhe ajo Dhimbje qe fitojne greker ne moshatb e reja ,te fillimit te karieres se tyre si Kampione Bytqimash i jep padyshim nji Kenaqsi , kjo s'duhet mohuar asniher . Ju lutemi ,treghuni pak me Kulture e pedorni Vazelinen e sigurshte kenaqsia do jet mo e madhe se Dhimja
Lere se nuk i kane dhene 300 evrot kete muaj dhe prandaj eshte inatosur. Pune jevgjitesh te Anadollit qe na e mbajne veten per greke. Ne fakt une i quaj neo-greke, pasi ata te vjetrit kane shekuj qe jane zhdukur duke lene keta te rinjte qe jo vetem surratin e kane te zi, por edhe zemren. U dhem shume cdo sukses shqiptaresh. E dine se jane inferiore ne cdo fushe, prandaj inatosen me ne. Leri te hane ...
Bravo Andi ! Suksese mor cun !
Po mire mo, ky Andi ka nje mbiemer?
Atdheu, vetem ne nje vend, ne mes te shkrimit, eshte mbiemri "Ismaili".
SUKSESE TE METEJSHME O ENGJELL!
Brravo çuni! Suksese!
https://www.youtube.com/watch?v=7iD4kHiUyDA