VKM/ Adela Demetja emërohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve

31 Korrik 2025, 20:36Kulturë TEMA
VKM/ Adela Demetja emërohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka emëruar Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve.

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352,  datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave

Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

1 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Nje drejtoreshe e radhes iu gjet Galerise Kombetare te Arteve, drejtoreshe e cila nuk dihet se cfare e ke do te drejtoje, ku, si, e cfare do te organizoje, reformoje e riorganizoje.....?, kjo sepse dihet gje se ku ka perfunduar vete Galeria Kombetare e Arteve, pas gati 2 vjet "rikonstruksion ndertese" ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje