“Kopilja e Leskovikut” buzë liqenit nëntokësor dhe fjala shqipe që u huazua nga disa gjuhë

31 Korrik 2025, 17:05Kulturë TEMA
“Kopilja e Leskovikut” buzë liqenit nëntokësor dhe

Ndërsa ndërmori një udhëtim studimor në Leskovik, gjuhëtarja Ledi Shamku, hasi në toponimin “Vrima e Kopiles”. Në fshatin Kuqesh, banorët i referoheshin me këtë emër një gryke-shpellë që të lidhte me liqenin sulfuror nëntokësor më të madh në Europë.

Përballë një emërtimi që duket se bart një histori turpi e morali, Shamku së pari kërkoi të dijë si e shpjegonin banorët historinë e “Vrimës së Kopiles”.

Por ndërsa ka nisur punën për të mbledhur dhe digjitalizuar toponimet e Shqipërisë,  që e quan gjuhë të pashkruar për shkak të botëkuptimeve, nuancave antropologjike dhe peshave kulturore që bartin, Shamku që njëherësh po merret me ritet arbëreshe, kujtoi kuptimin tjetër të fjalës kopile, jo si një fëmijë i ardhur jashtë martese, por si një emërtim që përcakton stadin shoqëror të një individi, atë të një vajze të re që është ende e pamartuar, për çka gjeti përputhje edhe në shënimet Çabejt, i cili e çon më tej informacionin për fjalën.

Ky është rasti kur një toponim në fshatin Kuqesh të Leskovikut, rizbulon një kuptim të hershëm të fjalës kopile, duke hedhur dritë mbi udhëtimin e një fjale në mesin e disa gjuhëve.

Nusja, Kopilja, vasha, zana, nimfa e emërtime të tjera si këto, në kulturën ilire e më pas arbërore kanë pasur të njëjtin kuptim, të një vashe mes dy botëve, të lidhjes me ujin dhe kanë simbolizuar shumë më shumë se moralin e kohës së bejlerëve e pashallarëve. Kërkime si ky, rizbulojnë gjuhën e pashkruar e përmes saj kulturën e banorëve që jetuan në tokat ilire, shkruan balkan.

2 Komente

  1. M
    Mojkom Staka

    Kopil apo kopje ka shumë kuptime, por meqë në Leskovik ka patur dhe ka një minoritet arumun, mund të ndodhë që emri erdhi nga ata, ngase ata fëmijët i quaj kopil. Edhe në gjuhën e shkruar e të folur të rumanishtes, fëmija quhet kopil. Prandaj "vrima e kopilit", mund të ket burim rumanishten ose edhe fjalën e vjetër arkaike shqipe që përdoret akoma te arbëreshët.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emanuel Hysko

      Lexoni Shqip e Shqip nuk kuptoni . Vet emri i fshatit KUQESH ka një histori bashkë me fjalët VRIMA E KOPIL(L)ES . Pra ku qëndron lidhja që tregon kjo fjali e hershme në SHQIP. Fjala KO PIL jep SHKO ( PIL) -LIND te vrima-shpella . KUQESH ,detyrimisht që vjen si rezultat i vuajtjes gjatë lindjes . Por ç'ti bësh këtyre profesor-e që lindjen e bashkë me gjuhën e kërkojnë në martenitet e jo atje ku kanë lindur .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje