Zija Çela nderohet me Çmimin Mbarëkombëtar Letrar “At Zef Pllumi” për veprën “Koka mbi katror”

7 Prill 2026, 14:24Kulturë TEMA
Zija Çela nderohet me Çmimin Mbarëkombëtar Letrar

Shkrimtari Zija Çela është nderuar me çmimin mbarëkombëtar "At Zef Pllumi". Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese prestigjioze "Onufri"

Më poshtë postimi i plotë: 

"Zija Çela nderohet me Çmimin Mbarëkombëtar Letrar “At Zef Pllumi” për veprën “Koka mbi katror”, me motivacionin:

“Për ndjeshmërinë e spikatur ndaj krijimtarisë artistike të bashkëkohësve të tij, për leximin e thellë dhe të gjithanshëm të një epoke të tërë përtej kufizimeve formale, si dhe per ruajtjen e freskisë së gjykimeve estetike.

Në këtë vepër ndërthuret në mënyrë harmonike këndvështrimi i krijuesit me kërkimin e vëmendshëm të lexuesit, duke ofruar një qasje pozitive që nxjerr në pah vlerat e mirëfillta letrare dhe rolin e tyre të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes njerëzore.”

A.K./TemA

Lini një Përgjigje