5 truke për të qëndruar në formë pa vendosur këmbën në palestër

23 Shtator 2022, 21:30Lifestyle TEMA

5 truke për të qëndruar në formë pa vendosur

Nëse ideja për të shkuar në palestër nuk ju ka tërhequr kurrë, nuk jeni vetëm. Lajmi i mirë, është se nuk ju nevojitet domosdoshmërisht një anëtarësim në palestër për të qëndruar në formë.
Nëse vrapimi ose ngritja e peshave në zonën e duhur nuk është për ju, ka disa veprime që mund t’i zbatoni që janë të mira për trupin dhe shpirtin tuaj dhe që do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë pa e vënë re.

Asnjë nga këto aktivitete nuk do të revolucionarizojë plotësisht pamjen tuaj dhe tonin e muskujve brenda një muaji çka as palestra nuk do ta bënte. Por kryerja e vazhdueshme e këtyre ushtrimeve të vogla mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tuaj në planin afatgjatë.

1. Ecni, synoni 10 mijë hapa në ditë

Ecja është ushtrimi më i nënvlerësuar nga të gjithë, pavarësisht se ka kaq shumë përfitime për aftësinë fizike. Është një nga mënyrat më të thjeshta për të mbajtur në formë dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme. Bëni disa shëtitje deri në 30 minuta në ditë dhe vendosni vetes qëllimin që të ecni gjithsej 10 mijë hapa në ditë. Do të vini re një ndryshim të madh në nivelet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe në reduktimin e yndyrës në trup.
Në një raport që përfshinte rezultate nga studime të shumta, studiuesit zbuluan se ecja ul rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare me 31% dhe rrezikun e vdekjes me 32%. Këto përfitime ishin njësoj të zakonshme te burrat dhe gratë, por ishin më të dukshme tek ata që përshkonin rreth 8 kilometra në ditë.

2. Preferoni biçikletën ndaj makinës ose transportin publik

Zgjedhja e biçikletës si mjet transporti jo vetëm që do t’ju kursejë para, por do të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj. Jo vetëm që është e mirë për trupin, por edhe për shëndetin mendor. Një studim nga Cycling UK zbuloi se 91% e 11,000 njerëzve të anketuar thanë se çiklizmi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre mendor.

3. Ngjisni shkallët në vend që të përdorni ashensorin

Duket si një këshillë e parëndësishme, por me të vërtetë mund të bëjë një ndryshim. Disa ekspertë madje pohojnë se ngjitja e shkallëve djeg më shumë kalori në minutë sesa vrapimi. Të gjithë e kemi zakon të hipim në ashensor, kështu që herët e para të ngritjes së shkallëve do të jenë një përpjekje e vetëdijshme. Për shembull, nëse jetoni në katin e fundit të ndërtesës, mund të filloni me disa kate shkallësh dhe të merrni ashensorin për pjesën tjetër të rrugës. Bëni një plan në një kohë derisa të arrini qëllimin. Përfshini shkallët në aktivitetin tuaj të përditshëm, në shtëpi, në punë, në metro, do t’i bëni shëndetit tuaj një nder të madh.

4. Qëndroni aktiv edhe në divan

Jo gjithmonë keni nevojë për një palestër për të qenë në formë. Nëse jeni një dembel i vetëshpallur ose jeni gjithmonë statik në vendin tuaj të punës, këto ushtrime të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë. Më e thjeshta është sit-to-stand, pra nga ulur në këmbë. Përsëriteni të njëjtën lëvizje pa pushim, ndihmon në forcimin e muskujve të kofshëve dhe rritjen e rrahjeve të zemrës në varësi të shpejtësisë që ngriheni dhe uleni. Po kështu mund të ushtrohen edhe ata që janë plotësisht të shtrirë në divan.

Thjesht shtrini këmbët, shtrëngoni muskujt në pjesën e përparme të kofshës dhe i mbani muskujt të tendosur për 10 sekonda. Ose mund të provoni të ngrini këmbët, ndërsa jeni shtrirë, aktivizon barkun dhe forcon muskujt e ijeve.
Duke qenë se këto ushtrime nuk janë impenjative, përsëritni sa më shumë që të jetë e mundur.

5. Vallëzoni dhe argëtohuni

Vallëzimi është i lehtë, shumë argëtues dhe aktiviteti i përsosur për të qëndruar në formë. Vallëzimi jo vetëm që jep lumturi të menjëhershme, por gjithashtu tonifikon gjithë trupin tuaj. Kështu që këshilla është të hapni Spotify, të kërkoni listën e duhur, të aktivizoni muzikën tuaj të preferuar dhe të kërceni në komoditetin e shtëpisë tuaj. Një stërvitje kërcimi prej rreth 30 minutash djeg midis 150 dhe 250 kalori, pothuajse njësoj si vrapimi.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ecja eshte me e mira, E ka thene Sala, ecni 5 mij hapa ne dite dhe do jeni qiqer, te forte si ky imi Ndaj ecni sa me shume dhe do jenite shendetshem Ja shikoni Salen , duket si djale i ri, ngaqe ben 5 mije hapa ne dite Ndersa Rama duket si gjysh , i eshte bere fytyra si levozhge , se ai ri gjithe diten ulur , nuk leviz fare Ai vetem vjedh , por vjedhjet nuk i bene vete , ja bejne ministrat

    Lini një Përgjigje