A na lumturon braktisja e makinës? Varet!

23 Shtator 2022, 13:27Lifestyle TEMA

A na lumturon braktisja e makinës? Varet!

A e kuptuat se një udhëtim me biçikletë për të lëvizur nëpër qytet stërvit trupin dhe është i mirë për mjedisin? A mund të kuptoni se lëvizja me këto mjete shmang problemin e trafikut, parkimit dhe gjobave?

Preferoni të udhëtoni me tren apo aeroplan sepse janë më të sigurt?, pyet focus.it.

Pandemia dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, janë dy nga arsyet që po i shtyjnë njerëzit të mendojnë të mos kenë më një makinë, të heqin qafe të vjetrën dhe të mos blejnë kurrë më një të re.

Në favor të këtij vendimi, i cili do të përmirësonte cilësinë e ajrit të qyteteve tona, një ekip studiuesish nga Universiteti i Bazelit, Zvicër, shqyrtoi arsyet që i kanë shtyrë njerëzit të heqin qafe makinat e tyre vitet e fundit dhe zbuluan gjithashtu se ky vendim kishte pasur pasoja pozitive në cilësinë e jetës.

Falë të dhënave nga Paneli Zviceran i Familjeve, i cili regjistroi mirëqenien e zviceranëve nga viti 2006 deri në vitin 2017, doli se ata që kishin ndaluar përdorimin e makinës së tyre kishin arritur një lumturi më të madhe.

Por, bëni kujdes, pasi braktisja e makinës nuk u dhuroi lumturi të gjithëve.

Me pak fjalë, gjetja e një alternative për makinën për të lëvizur nëpër qytet ose për të udhëtuar, ndoshta mund të japë pak më shumë lumturi.

Gjithçka që mbetet është ta provoni.

Lini një Përgjigje