Ish moderatorja Amarda Toska në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instagram ka folur dhe për ngjarjen më të fundit në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi.
Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Amin nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?” Kjo pyetje duket se i referohet komentit që bëri në “Dance With Me” ndaj modeles Arta Nitaj duke sjellë në vëmendje “Dubai Porta Potty”.
“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.“, ka shkruar ajo.
Para pak muajsh, modelja u vu në qendër të vëmendjes kur u përfol për një skandal me protagonist Youtuber-in britanik, Teddy Grey e që kishte në qendër udhëtimet e saj në Dubai.
Megjithëse, modelja mohoi me heshtjen e saj përfshirjen në këtë histori, komenti që bëri Ermali, i cili është anëtar jurie në “Dance With Me”, i ka lënë Artës shije të keqe, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran. Në skenë u duk sikur e kaloi me buzëqeshje po ajo ka shpërthyer në të qara në prapaskenë.
Emisionet e Vera Grabockes jane akuzuar prej kohesh si vend per promovimin e mjerimit shqiptar. Nuk eshte rastesi qe Alketa Vejsiu , bashkeshortja e nje trafikanti femrash, ben modelin e femres se emancipuar apo Ermal Mamaqi mburet se leket e para i ka bere me Amin , velinen qe jepej per 100 mije leke ora.
po ermali di gje per lupin te fejuarin e pare te amardes?