
Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka disa kohë që është shpërngulur jashtë vendit.
Artistja nga Gjakova prej gati tri vitesh ka zhvendosur jetën e saj të përtej oqeanit, duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive për ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi apo video nga jeta e përditshme.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Krejt çka ke s’je” publikoi një video mjaft provokuese për fansat e saj në Instagram.
Ajo shihet duke xhiruar veten para pasqyrës, e veshur me një fund të bardhë plot shkëlqim dhe një reçipetë në pjesën e sipërme, e cila vë në pah gjoksin e saj të bollshëm.
Flaka shquhet për linjat e saj të tonifikuara të trupit, për të cilat kujdeset që të ndjek një rregull ushqimor, pasuar edhe me ushtrime në palestër.
Lini një Përgjigje