FOTOT: Pushime në dimër

16 Mars 2023, 20:15Lifestyle TEMA

FOTOT: Pushime në dimër

Një “lum” studentësh kanë zbritur në plazhin “Fort Lauderdale” të Floridës, në kuadër përgatitjeve paraprake për sezonin e ri të pushimeve pranverore në shkallë të plotë që prej vitit 2019, për shkak të mbylljes nga pandemia.  

Ndërkohë, një prani e shtuar e policisë ishte gjithashtu e dukshme përgjatë plazhit në “Fort Lauderdale”. Oficerët me biçikleta dhe automjete u panë duke patrulluar zonën.

Përgatitja për sezonin e ngarkuar vjen pasi zyrtarët amerikanë, përfshirë Departamentin e Shtetit, paralajmëruan amerikanët që të mos udhëtojnë në Meksikë pas një sërë krimesh të dhunshme atje.

Megjithatë, qindra pushues u shfaqën të grumbulluar në grupe në Cancun, në shtetin meksikan të Quintana Roo, ku SHBA u ka thënë udhëtarëve që të “ushtrojnë kujdes të shtuar”.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tërhoqi paralajmërimet e zyrtarëve amerikanë të hënën, duke pretenduar se ata ishin pjesë e një lëvizjeje ‘anti-Meksikë’ të orkestruar nga disa politikanë amerikanë.

“Meksika është më e sigurt se Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë problem me udhëtimin e sigurt nëpër Meksikë”, u tha Obrador gazetarëve.

Presidenti deklaroi se, edhe media amerikane ishte gjithashtu fajtore në komplotin e supozuar.

2 Komente

  1. Z
    ZYBER

    LEJINI NJEREZIT TE MARRIN FRYME O NDYRESIRA. FUCK ANTHONY FAUCCI

    1. C
      Cimi Velania

      O Zyber o Peder

    Lini një Përgjigje