Sa nga legjendat greke kanë qenë të vërteta?

21 Shtator 2022, 13:59Lifestyle TEMA

Sa nga legjendat greke kanë qenë të vërteta?

Armand d’Angour

Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës. Shembujt klasikë nga mijëra vite më parë vazhdojnë të përdoren edhe sot. Po cila ka qenë origjina e disa prej këtyre ideve?

A ka pasur vërtetë një kalë të Trojës

 

Historia e Kalit të Trojës përmendet për herë të parë tek Odiseja e Homerit, një këngë epike që mendohet të jetë shkruajtur rreth vitit 750 p.e.s., e cila përshkruan një periudhë pas Luftës së Trojës që mendohet të ketë ndodhur 500 vite përpara se të ishte shkruajtur kënga. Pasi rrethuan Trojën (Hisarliku i sotëm në Turqi) për 10 vite dhe pa sukses, ushtria greke nisi të largohet nga muret e qytetit gjoja sikur do të niseshin për në shtëpi, duke lënë pas një kalë të drunjtë gjigand, si një dhuratë për perëndeshën Athina. Trojanët e futën triumfalisht Kalin brenda Trojës, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë të fshehur brenda tij u kacavorën duke dalë dhe shkatërruar qytetin. Provat arkeologjike tregojnë se Troja është djegur me të vërtetë. Por kali i drunjtë është një pjellë e imagjinatës, ndoshta frymëzuar nga fakti që në lashtësi, mjetet që përdoreshin në rrethime maskoheshin si kuaj të drunjtë me qëllim të pengonin goditjen e tyre me shigjeta me flakë.

Homeri është një prej poetëve të mëdhenj të legjendave greke të lashtësisë. A ka ekzistuar vërtetë?

Jo vetëm kali i Trojës është një sajesë shumëngjyrëshe, por edhe ekzistenca e vetë Homerit është vënë ndonjëherë në dyshim. Përgjithësisht supozohet se epikat e mëdha të cilave u është vënë emri i Homerit, Iliada dhe Odiseja janë përcjellë gojarisht, pa ndihmën e shkrimit, diku rreth shekullit 8 p.e.s., si rezultat i një tradite të rrëfimit gojor, trashëgimi e shekujve të tërë. Ndërkohë që të lashtët nuk kishin asnjë dyshim se Homeri ka qenë një rapsod i vërtetë që kompozoi epikat monumentale, asgjë e sigurtë nuk dihet për të. Gjithcka që ne dimë është se, edhe në qoftë se poemat janë kompozuar pa u shkruar dhe janë transmetuar gojarisht, në një moment të caktuar ato janë shkruajtur në greqisht, sepse kështu kanë mbijetuar.

A ka patur një shpikës të vetëm të alfabetit?

Data që i atribuohet shkrimit të epikave të Homerit është e lidhur me provat më të hershme për ekzistencën e shkrimit grek në shekullin 8 p.e.s. Grekët e dinin që alfabeti i tyre (më vonë i huazuar nga romakët për t’u bërë alfabeti perëndimor) u përshtat nga ai i fenikasve, një komb në lindjen e afërme, seria e gërmave të të cilëve fillonte kështu: “aleph bet”. Fakti që përshtatja e tij ishte uniforme në të gjithë Greqinë ka lënë të kuptohet se ka patur një përshtatës të vetëm dhe jo shumë të tillë. Në traditën greke, emri i këtij adoptuesi është Palamedi, gjë që mund të përkthehet edhe si “i urti i lashtë”. Thuhet se Paramedi ka shpikur edhe numërimin, monedhën dhe lojërat me kuti. Format e gërmave të grekëve më vonë do të ndryshonin shumë nga ato të fenikasve. Për formën e sotme gjeometrike që ato kanë, merita i jepet matematicienit të shekullit 6, Pitagora.

A e shpiku Pitagora Teoremën e Pitagorës? Apo ai i kopjoi detyrat e shtëpisë nga dikush tjetër?

Ka dyshime nëse Pitagora ka qenë vërtetë një matematicien sic e kuptojmë ne sot këtë fjalë. Fëmijët në shkolla vazhdojnë ta studiojnë të ashtuquajturën teoremë të tij për katrorin e hipotenuzës. Por babilonasit e dinin këtë ekuacion shumë shekuj më herët, dhe nuk ka prova që Pitagora e zbuloi, apo e vërtetoi atë. Në fakt, ndonëse janë kryer investigime të plotë matematikorë nga ndjekësit e mëvonshëm të Pitagorës, provat tregojnë se Pitagora ishte një mistik që mendonte se numrat janë në themel të gjithckaje. Për shembull, ai thoshte se intervalet e përsosur muzikorë mund të shprehen përmes thyesave të thjeshta.

Cfarë i bëri grekët të fillonin të përdornin paranë? Ishte tregtia, apo “psikika” e tyre?

Mund të na duket evidente sot që nevojat për tregti kanë nxitur shpikjen e parasë. Por qeniet njerëzore kanë bërë tregti për mijëvjecarë të tërë pa monedha, dhe nuk është e sigurtë që ekonomia e parë e monetizuar e botës u ngrit përreth Greqisë së lashtë, thjeshtë për të lehtësuar transaksione të tillë. Klasicisti Richard Seaford ka argumentuar se shpikja e parasë erdhi nga thellësia e psikikës së grekëve. Ajo është e lidhur me nocionet e shkëmbimeve reciprokë dhe detyrimeve, që kanë qenë të ngulitur në shoqërinë e tyre. Reflekton dallimet filozofikë mes vlerës nominale dhe vlerës së perceptuar. Dhe është një instrument politik, përderisa shteti kërkohet që të veprojë si një garant i vlerës monetare. Instrumentat dhe institucionet financiarë – monedhat, prerja e parave, kontratat, bankat, kredia dhe borxhi – po zhvilloheshin në shumë qytete të Greqisë në shekullin 5 p.e.s., me Athinën në pararojë. Por një prej shteteve të lashtë e shihte me shumë dyshim paranë dhe i rezistoi futjes së saj: Sparta.

Sa spartanë ishin spartanët?

Ligjdhënësi i famshëm spartan, Likurgusi vendosi që spartanët do të përdornin vetëm hekurin si monedhë, duke e bërë kaq të rëndë, sa që edhe një sasi e vogël duhej të tërhiqej nga disa qe.  Kjo histori mund të jetë pjesë e idealizimit të spartanëve të lashtë, si një shoqëri luftëtarësh e dedikuar për dominimin ushtarak. Ndërkohë që Sparta e lashtë nuk prodhonte monedhat e veta, ajo përdorte argjendin e huaj dhe disa liderë spartanë ishin të famshëm për prirjen e tyre për rryshfetmarrje. Megjithatë, mund të jenë miratuar ligje për të penguar spartanët që të importonin mallra luksi, të cilët do të rrezikonin fortësinë e tyre. Kur gjenerali playboy athinas, Alcibiadi dezertoi për në Spartë gjatë luftës së saj me Athinën në fundin e shekullit 5, ai adoptoi dietën e tyre, rutinën e ashpër të stërvitjes, veshjen e trashë dhe shprehjet lakonike. Por pasioni i tij për gjithcka spartane u shtri deri tek bashkëshortja e mbretit, Timaea e cila mbeti shtatzënë. Alcibiadi u rikthye në Athinë, prej ku ishte larguar tetë vite më herët për të shmangur akuzat për sakrilegj, një prej të cilat thoshte se ai ishte tallur me Misteret e shenjtë të Athinës.

Cilat ishin sekretet e Kulteve të Misterit Grek?

Po të ta thoja, do të më duhej të të vrisja. Sekretet ruheshin me forcë, dhe kishte ndëshkime të rëndë për këdo që i nxirrte ose, ashtu si Alcibiadi, mendohej që i përdhoste. Kishte rite fillese që mund të përfshinin transvestizmin dhe përqëndrohej në objekte sekretë dhe fjalëkalime. Objektimi ishte t’u ofrohej “të devotshmëve” një pamje të “anës tjetër”, me qëllim që ata të riktheheshin në jetët e tyre të bekuar me dijen dhe kur të vinte radha e tyre për të vdekur, ata mund të siguronin mbijetesën e shpirtit në botën e nëndheshme. Gërmimet e kohëve të fundit kanë zbuluar varre që përmbajnë fjalëkalime dhe udhëzime të shkruajtur në pllaka floriri si një aide-memorie për të devotshmit e vdekur. Kultet kryesore të Misterit të Grekëve ishin ata të Demetrës, perëndesha e Bujqësisë dhe Dionisin, perëndia i verës, ekstazisë dhe teatrit.

Kush bëri i parë dramë prej një krize? Si nisi teatri?

Në Athinën e shekullit 5, teatri ishte i lidhur ngushtë me kultin e Dionisit, tek teatri i të cilit në pjesën jugore të Akropolit, viheshin në skenë tragjedi dhe komedi gjatë festivalit të përvitshëm. Por origjina e teatrit është një cështje shumë më e debatuar. Një legjendë rrëfen për aktorin Tespis që qëndronte mbi një karrocë dhe luante një rol dramatik për herë të parrë rreth vitit 532 p.e.s. Një tjetër thotë se drama nisi me koret ritualë dhe me kalimin e kohës futi edhe rolet e aktorëve. Aristoteli supozonte se koret e tragjedisë kanë qenë në fillesë këngë ritesh (ditirambe) që këndoheshin dhe kërceheshin për nder të Dionisit. Si perëndi që lidhej me rolet dhe shfaqjet që ndryshonin, Dionisi duket një zgjedhje e përshtatshme për të sjellë rritjen e dramës. Por, që nga tragjeditë më të hershme, duke filluar me Persët e Eskilit në vitin 472 p.e.s, shumë pak prej tragjedive të mbijetuara kanë të bëjnë me Dionisin. Komeditë përqëndroheshin kryesisht në talljen e figurave bashkëkohore – duke përfshirë, në shumë prej tyre, edhe filozofin Sokrat.

Cfarë e bëri Sokratin të mendojë që të bëhet filozof?

Sokrati mund ta ketë patur kokën mbi re dhe në komedinë e Aristofanit ai shfaqej si një njeri që u shkonte pas ideve, që nga ato shkencërisht aburde e deri tek ato shoqërisht armiqësore. Kjo paraqitje bie ndesh me burimet kryesorë të të dhënave biografike mbi Sokratin, shkrimet e nxënësve të tij PLatoni dhe Ksenofoni. Të dy këta e trajtojnë me shumë respekt si një udhërrëfyes moral, por ata nuk thonë pothuajse asgjë për veprimtarinë e hershme të Sokratit. Në fakt, përshkrimi më i hershëm për Sokratin, që i përket kohës kur ishte në të tridhjetat, e paraqesin si një njeri të veprimit. Ai kish shërbyer në një fushatë ushtarake në veri të Greqisë në 432 p.e.s. dhe gjatë një beteje brutale kishte shpëtuar jetën e mikut të tij të dashur, Alcibiadit. Më vonë, ai nuk u largua asnjëherë nga Athina, dhe u përpoq të bindë athinasit që të ekzaminonin jetët dhe mendimet e tyre. Ne mund të spekulojmë që Sokrati ka lozur me shkencën dhe politikën në rininë e tij, deri kur një përvojë mes jetës dhe vdekjes në betejë e kanë detyruar që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në kërkim të urtësisë dhe të vërtetës. Duke qenë se ai nuk ka shkruajtur asgjë vetë, imazhi më i fortë që ne kemi për Sokratin vjen prej dialogjeve të nxënësit të tij të devotshëm, Platonit, nxënësi i të cilit, Aristoteli, u bë më vonë tutor i Aleksandrit, princit të maqedonëve.

A ishte Aleksandri i Madh vërtetë aq i madh?

Aleksandri do të bëhej një prej ushtarëve-gjeneralëve më të mëdhenj që kishte parë ndonjëherë bota. Sipas burimeve të lashtë, ai nuk ishte aq mbresëlënës fizikisht. I shkurtër dhe i bëshëm, ai ishte një pijetar i njohur, me një temperament impulsiv që në një rast e shtyu të vrasë shokun e tij Kleitusin, gjatë një shpërthimi zemërimi. Me kalimin e moshës ai u bë gjithnjë e më paranojak dhe megalloman. Megjithatë, në 10 vitet që kur ishte 20 vjec deri sa u bë 30, ai ndërtoi një perandori të madhe që shtrihej nga Egjipti në Siri. Asnjëherë i mposhtur në betejë, ai përdori mjete të reja të rrethimit po aq efikase sa edhe Kali i famshëm i Trojës, dhe themeloi 20 qytete që mbanin emrin e tij, duke përfshirë edhe Aleksandrinë në Egjipt.

Suksesi i tij ushtarak ishte pothuajse një mrekulli dhe në sytë e botës së lashtë ishte e drejtë që t’i jepej titulli “I Madh”.

Armand D’Angour është profesor i historisë së lashtësisë në Universitetin e Oksfordit

 

16 Komente

  1. B
    Babrru

    Asnje gje sesht è vertet

    1. P
      Pali

      hahaha Përrallat "greke". Greqia u formua si shtet per here te pare ne vitin 1830. Shkenca e Mythology (ang.) = Shkenca e Gënjeshtrës (Shqip).

    2. H
      Hajdarovski

      Ku ka greqi? Ajo qe laget nga deti Jon( i joni dmth).Pune shqiptaresh jane legjendat greke. Popull pagan shqiptaret. Shpiken idhujt si zeusi e kompani. Po Aferdita greke eshte? Shqip 100%.Afer Dita. Po Bukureshti? Shqip. Bukur eshte. Po Lisbona? Lisa ben. Po Bari? Po Brindisi. Brendesi( shiko harten e Brindisi).

      1. L
        Llamani

        Hajdar ja fute si hajdar . Po jam deri diku dakord qe shqiptaret jane popullsia me afer heleneve ( grekerve te lashte ) sepse ne ngelem pagan deri vone dhe ruajtem shume nga ata traditat e tyre , por keto jo brindisi jo lisbona mos ja fut kot se ne sjemi qendra e botes . Gjithsesi teza qe greket e sotem jane pasardhesit e grekerve te lashte ka rene me kohe .se grekerit e sotem pervec arvanitasve e vlleheve te gjithe jan te ardhur nga afrika veriore e lindja e mesme . Eshte populli qe ka adn me te afert me turqit te cilet po ashtu jane krijuar nga keto popuj . P,s, se harrova te vetmit helene puro qe kan ngel jan .matrapiku .detari .ac/dc ,enter e janulla .po ti shikosh ato jane 100% bjond me sy bojeqielli

        1. A
          Ana

          Llaman, bre. Shqipëria nuk është qendra e botes por e gjithë Europa e Mesdheu; dhe ma shumë. Shihe hartën se si e ku është qyteti dhe porti i Brendësit.

      2. n
        nashiiiiii , le te flasin perfaqsuesit e Lashtesis

        No Coment ...

        1. S
          Shqiptari

          —Se pari duhet thene se Legjendat(kryesisht Eposi homerik)jane krijuar Pellazget dhe Jonet, nga popuj qe banonnin ne keto territore para se te vinin paraardhesit e grekeve,Doret.Doret erdhen ne keto territore aty nga shek,VII-VIII para Krishtit nga zonat ku sot shterihen Liban,Siri,Jordani,Pakestine,Izrael etj.- —Fillimisht ata u vendosen ne Kriti(Krete)Cikladha,Ishujt e Egjeut,Atike,Beoti dhe me lart.Ata i i gjeten qytetet,keshtjellat,pallatet,platite,agorat dhe muret rrethuese te tyre. —Per here te pare keto legjenda dhe tere eposi u shkruan ne gjuhen e tyre qe e kishin mare nga Fenikasit ne kohen e Pisistratit viti 606 p.er —Ne eposin homerik nuk flitet ne asnje rresht per greke,por per Akej dhe Danaj.Madje dhe per helene,kemi vetem 2 raste ne kenge qe jane shtuar ne Epos.-Si mund te kene shkuar ne Troje greket,ku ata erdhen ne keto territore 4-5 shekuj pasi kjo lufte kishte mbaruar??! —Nese do shkosh ne Peleponez(Miken-Sparte) dhe ne Arakhova( Delfi) keto qendra te kultures se lashte nuk kane lidhje me kulturen greke qe vijon pas shekVI p.e.r.pasi i takojne kultures se popujve te tjere qe u perzune nga keto territore. -Persa i takon Trojes duhet lexuar Erik Shliman dhe Artur Evans per te besuar ne rrenojat e Trojes se lashte ne Bunarbashi,Hisarlik,Turqi. —Per njerezit e epokes se lashtesise udhetimi homerik per ne Troje dhe kthimi pas 20 vitesh i kalon kufijte e imagjinates.Por per nje kurioz te diteve te sotme i cili ha nje dreke te shijshme me peshk ne Nafplion,(aty ku u nis Agamemnoni per ne Troje) sot me nje Traget,ne darke je ne Troje. —Persa i takon Legjendes se Kalit te Trojes duhet lexuar Ismail Kadare.

          1. M
            Moisi Golemi

            Dorët erdhën nga Ballkani Qendror, jo nga Lindja e Afërt. Sollën me vete hekurin, patën armë të hekurta, prandaj shkatërruan të gjithë qytetet që ndeshën përpara. Fenikasit në Kretë erdhën shumë shekuj pasi Dorët patën pushtuar e shkatërruar atë që sot quhet Greqi bashkë me ishuj.

            1. T
              Theshte

              Mose ose Musa, o mavri. Kur i pe ato atehere?!?! hahahah Udhëton shpesh ne kohe siç duket.

            2. F
              FGG

              Shqiptar jam dakort plotesisht me ato qe thua vecse me nje korigjim qe ta ka bere Moisi Golemi. Doret nuk ishin fenikas. Doret e jugut ( ata nenshtruan dhe popullsine vendase krijuan dhe jane ata qe u quajten Spartane me pas ) u perzien me fenikas te ardhur nga Fenikia aty ku ndodhet sot Libani dhe nga kjo perzierje lindi qyteterimi i Mrekullueshem helen apo grek sic u quaj me pas. Mitologjia eshte nje mrekulli per mendje te emacipuara.

            3. G
              Greqi është term i shkurtuar nga përkthyesit Angle

              Profesor historie në Angli dhe vazhdon e përdor termin e shkurtuar Grekët e Lashtë në vend të Akejve,Danajve,Dardanëve,Epirotëve,Thesprotëve,Thrakasve, Maqedonasve etj, dhe kështu fryhen jevgjit e Afrikës së Veriut duke thënë se ne jemi Grekë homogjene dhe harrojnë Arvanitët që janë më homogjene në ato troje

              1. E
                Erdogan

                Meqenese Pellazget jane paraardhesit e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve te vetequajture "Skiptare" dhe bijte e tyre sot atehere si spjegohet (spjegare ital) qe you urreni Ata qe nuk u turqizuan si you? E kupton (kapito ital) ty perse (perke ital) i Ofendonit (ofend angl) you Ata qe nuk u turqizuan si Kaurre te Derrit? Se ishin Greke te Ilyrise,Epirit te ndare sot nga Fuqite e Medha,Ionise zone kjo sa siperfaqja e Turqise se sotme, Maqedhonise. Per Skiptare as qe behej fjale. Qendra (center) ishte Kostantinopolis per 11 sekuj (sentury). Kryepolis ne Nder (honor angl) te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos kur you si turkoalbanians e quani Stamboll! A ka Idiotesi dhe Injorance (Idhiotis and Ignorance) me te Madhe se te vetequhesh Skiptare kur bota you njeh si Alvanosa,Albanosa,Arnautosa. Sa per ato qe thua zoti me comentin Shqiptari qe ne Eposin Homerik nuk flitej per Greke por per Akej dhe Danaj bile edhe per Helene. Eshte si te thuash qe ne Shkoder,Kujes apo Lezhe u be permbytje dhe nuk u permenden Shqiptare. Ata flisnin nje Glosa qe you e bete Gluhe dhe me vone Gjuhe dhe Ajo ishte Greke. Omirosin e quani Homer! Polisin e Thesalo-Nika (Fitore e Thesalise greq) ne Nder te motres se Megas Aleksandros e quani Selanik! Agi Saranden (40 Shenjtoret) e quani Sarande! Agios Vasilis ne Bregdet e quanit Shenvasi latinisht nga Saint dhe sot Shen Vasil! You jini armiqte (amico ital) e ketij Kombi te Lashte Greke o Shqiptari. Ionia quhej nga Kombi Greke nga vjen dhe Ionios Pelagos dhe jo Deti Jon! Kjo ishte dhe eshte (este) aresyeja perse "Shqiptaret" Turq myslimane consideroheshin (consider angl) Me Bisht. Dhe Epiri ne ate kohe Zone Osmane nje Shprehje Geo-Grafike. Per shqiptare as qe behej fjale. Apolloni ne Fier eshte Polis Greke. Po ashtu dhe Buthrotos. Moskopolis dhe jo Voskopoje. Argiro-Kastros (Catle of Argiro) jo Gjirokaster. Tripolis jo Tropoje. Kostantinopolis jo Kostanttinopoje. Adhrianopolis jo Ederne turqisht qe do te thoshte Quteti i Perandorit Ilyre Greke i Adrianit. You jini e keqja e ketij Kombi. Prandaj jini "Strategice" per hajdutet e Parthenonit se kane nevoje (need) per skllever dhe Ignorante qe mund tu lepijne ko........et e tyre.

                1. S
                  Soni T.

                  E para meso te shkruash shqip, Z. Vorio-pilurjot, me pension 300€. Asgje nga ato qe ke përmendur nuk qendron. E kundërta eshte e vërtetë. I kepusni nga nje prapashtesën me ' is, os, as" nga pas edhe I bete çdo gje greke. Termin turko-alvano mbaje per vete ors Kauri derrit. Nese je injorant ne histori ta shpjegoj une zanafillën. Fillon me Pelazget, Iliria, Albanet, Arberia, Shqipëria sot.

                  1. G
                    Guri

                    hahahah qirjo Erdoganos. Graqia e formua si shtet per here te pare ne histori ne vitin 1830.

                    1. N
                      Nona Kola....

                      Sa per emra...toponime ne "Skipetaret "kemi shume ne ter territorin...Grek... Livadhia.....Spata...Hios..Kos...Stss Specjas..Paros..Kret.Qyrkaj.Kapodriti...Varri Bamit..e.shume te tjera..pa numurim....glosa jo ndahet ne gegerishte dhe toskerishte....dhe gjuhet tona jan te lidhura...nje shembull...Neroxiti...shqip...ujnxierres...nero - uj,...xit. qit eshte gegerishte..nxier...ma qit me kafe...perdoret radhiko ne veri..jemi fqinj...dhe gjuha..zakonat ne kohet e vjetra. nuk kishin kete racizem..kushe .... eshte i pari.....nuk kishte kufij...lereni historin ta bejn hitorianet e mos u nisni nga toponimet......jemi dy popuj me histori te vjter...... Dhe na lidhin femijt qe jemi aty ne Greqi..dhe i falenderoj. Ata qe hapen kufijt ne 1991....Paqe...

                      1. N
                        Nona Kola....

                        Sa per emra...toponime ne "Skipetaret "kemi shume ne ter territorin...Grek... Livadhia.....Spata...Hios..Kos...Stss Specjas..Paros..Kret.Qyrkaj.Kapodriti...Varri Bamit..e.shume te tjera..pa numurim....glosa jo ndahet ne gegerishte dhe toskerishte....dhe gjuhet tona jan te lidhura...nje shembull...Neroxiti...shqip...ujnxierres...nero - uj,...xit. qit eshte gegerishte..nxier...ma qit me kafe...perdoret radhiko ne veri..jemi fqinj...dhe gjuha..zakonat ne kohet e vjetra. nuk kishin kete racizem..kushe .... eshte i pari.....nuk kishte kufij...lereni historin ta bejn hitorianet e mos u nisni nga toponimet......jemi dy popuj me histori te vjter...... Dhe na lidhin femijt qe jemi aty ne Greqi..dhe i falenderoj. Ata qe hapen kufijt ne 1991....Paqe...

                      Lini një Përgjigje