Avioni bën ulje të detyruar për shkak të pasagjerit që... nuk e mbajti dot

21 Shtator 2022, 11:08Lifestyle TEMA

Avioni bën ulje të detyruar për shkak të pasagjerit

Një burrë mësohet se ka qenë në vështirësi, pasi donte të shkonte në tualet gjatë fluturimit, gjë që stjuardesa nuk ia lejoji.

Pas disa refuzimeve ai urinoi pranë një sediljeje që ishte bosh.

Një gjë e tillë shkaktoi revoltë dhe tension tek pasagjerët e tjerë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit, gjatë fluturimit nga Aeroporti i Mançesterit për në Tenerife, ndërsa pas ngjarjes avioni u detyrua të devijonte drejt ishullit portugez të Porto Santos.

“Djali ishte thjesht i acaruar. Ai ishte shumë i dehur dhe lëviste lart e poshtë nga vendi i tij. Madje disa herë iu tha të ulej.

Përfundimisht, ai donte të shkonte në tualet, por i thanë jo, kështu që ai u ngrit në këmbë dhe aty pranë tij ishte një vend i zbrazët ku dhe e bëri," tha një prej pasagjerëve.

Pas incidentit, piloti thuhet se paralajmëroi se fluturimi do të devijohej dhe policia do të thirrej nëse burri vazhdonte me sjelljen e tij.

Megjithatë, pasi shpërthyen një sërë debatesh në bord, piloti nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ulte aeroplanin, shkruan media e huaj.

Lini një Përgjigje