A ka një dëshmitar të ri, kundër Ilir Metës?

23 Shkurt 2023, 09:06Politika TEMA

A ka një dëshmitar të ri, kundër Ilir Metës?

Gazetari Eni Ferhati thotë se është e paqartë nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë për çështjen CEZ-DIA.

Ferhati u shpreh se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.

“Është e paqartë nëse SPAK-u ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë, që i ka treguar Prokurorisë së Posaçme fakte të reja për implikimin e zotit Meta apo dhe zyrtarëve të tjerë të kohës që kanë qenë në funksione në atë kohë. 

Flitet për Elvis Matjan, i cili rezulton ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA, njeri i afërt me Kastriot  Ismailajn dhe ish-kreu i LRI-së në vitin 2005.

Sot zoti Meta e cilësoi atë një mashtrues të përzënë nga LSI-ja. Në dijeninë time, ky shtetas nuk ndodhet në territorin shqiptar, nuk dihet nëse SPAK-u mund të ketë arritur të përfitojë ndonjë dëshmi apo ta ketë kthyer këtë shtetas në të penduarin e drejtësisë”, theksoi ai.

3 Komente

  1. M
    Martin

    Nuk flitet keshtu: "Ferhati u shpreh se mundet që Elvis Mataj...,"?! Lereni ptokurorine e SPAK-ut te beje detyren e vet, ka plot probleme, nuk u duhen hamendjet tuaja "dru me pre"!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bobby Davis

      Perfect Z.Martin

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dr. Adhamudhi kolegu i Sa-Hales

      E po keshtu e kan keto pune. Kemi te bejm me Gazetarine Investigative... Kuptoni ju more apo jo...!? Si gjithenje Gazetaret tane jane ne "pararoje" dhe i din dhe i zbulojn pa problem gjithe krimet, korrupsionin, vrasjet, vjedhiet.. S'e kuptoj se pse duhet te kemi SPA, se c'ben Policia e Shtetit, Prokuroria apo Gjykatat, se ne kemi Gazetaret Kokek@rat, qe i zberthejn ter keto pune.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje