
Astrit Patozi tha se kur Partia Demokratike e copëtuar nuk mund të bashkojë votën, atëherë edhe ata çlirohen nga detyrimi dhe mund të propozojnë kandidatin e tyre.
“Figurën e zotit Shehi e shoh shumë më simpatike se figurën e Foltores, por të ishte për mua.
Sigurisht, unë mund të jem subjektiv. Ky është një vendim që pikë së pari është i zotit Shehi, nëse ai mendon që është një alternativë.
Unë mendoj që është figurë shumë simpatike për Tiranën, jo vetëm nga origjina e tij, por nga gjithë rrugëtimi i tij politik,” – u shpreh Patozi, që pak ditë më parë njoftoi koalicionin me Dash Shehin.
LZHK e Shehit dhe Bindja Demokratike e Patozit janë bashkuar për zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë që në një sondazh të publikuar pak ditë më parë nga Eduard Zaloshnja, Dash Shehi, nëse do të kandidonte për Baskinë e Tiranës, do të merrte pothuajse të njëjtin numër votash sa Belind Këlliçi.
dash iraniani ka dhene prova qe eshte i falimentuar e sahan lepires ose raki pires
Amani o njerez akoma do vegjetojne keta si ky Dashi me faqore dhe ky Patozja? Po të dy deri dje hengren e u Pasuruan duke ndenjur pas SALI karaxhiçit dhe nuk ja u mban të thone asnje fjale kundra Saliut. Tani janë berë të virgjer dhe do na benje të hame me luge FLORI. A pika kush i voton.
Meqe u hapen kandidaturat, kam edhe une plaken 70 vjeç - per keto 10 vjet thote se ka shume plane...
Ishalla kandidon Z. Shehi do te ishte zgjedhje perfekte per shume njerez
Me gjith respekti per Dashin sot per sot asnje kandidature nuk e mund dot lali Erin sepse njerezit i kane syte ne balle dhe e shohin si po shkelqen Tirona....
Dashi do kandidoje per bashkine e .... shesh Tufinës.