Alfred Lela: Rama do të bukurën, por çdo gjë e bën për të pasurit. Ne të varfërit na përbuz

26 Nëntor 2022, 09:21Politika TEMA

Alfred Lela: Rama do të bukurën, por çdo gjë e bën

Alfred Lela, duke u ndalur tek debati i Portit të Durrësit, thotë se Rama i bën të gjitha këto, se i pëlqen e bukura.

Por kjo sipas tij, është problem

Shkrimi i Lelës

Në debatin e nxehtë të ditëve të fundit për Portin e Durrësit, opozita dhe të gjithë aktorët që e kundërshtojnë atë, duke e quajtur ‘aferë’, përqendrohen thuajse ekskluzivisht te korrupsioni, pra te vjedhja në para, procedurë apo transparencë e gjësë publike, si kur ajo është materiale apo virtuale.

Një gjë, më duket mua, është huqur në gjithë këtë shënjestrim belicioz: nuk është korrupsioni problemi. Poshtë gjithë asaj, që duket qartësisht si abuzim dhe vjedhje, shtrihet një armik edhe më i rrezikshëm se shpërdorimi dhe përvetësimi i fondeve publike.

E kam fjalë për ndarjen e të qeverisurit si akt i të mirës publike nga qeverisja si akt i spektakolares dhe i elitares. Edi Rama fundoset vazhdimisht në këtë kategorinë e dytë dhe vazhdon me një arrogancë pa të dytë në kontinent. Nëse Enver Hoxha kishte zbuluar paradigmën dhe totemin e “industrializimit të rëndë të vendit”, që e nxori Shqipërinë nga komunizmi të mishëruar në shprehjen e famshme të Azem Hajdarit ‘Kombinati Metalurgjik që nuk prodhon dot një tapë shishe birre’, Edi Rama ka rënë pre e një magjepseje tjetër. Ai beson se vetëm zbukurimi, miti i së bukurës, industria e lehtë e dukjes, mund ta shpëtojë Shqipërinë.

Nëse merrni në analizë aktet e tij publike, janë të gjitha jo për shtetin si garantues të publikes, por për shtetin si akt krijimtarie, shtetin e së bukurës. Në fillim fare, ai e filloi me tritol ndaj disa ndërtesave në Tiranë dhe më vonë ndaj një prone të ish-kreut të opozitës në Vlorë. Problem në vetvete nuk janë shembjet kontraverse dhe publike, por çfarë e pason aksionin. 

Nuk duhet anësi partiake për ta kuptuar se z. Rama shkuli ca kërpudha abuzimi publik dhe mbolli qindra të tjera vetë duke i kthyer në simbolikë të qeverisjes së tij. Kur ngre kryet nëpër Tiranë sheh kulla që, për vete dhe në raport me veten qëndrojnë, por bien me tërsëllimë kur i sheh të futura në panoramën e madhe të qytetit. Tirana, kështu siç po përvijohet po ngecet në botëkuptimin e një Las Vegasi të pamundur, së larti, dhe në mes e poshtë një qytezë sovjetike e pas Luftës së dytë Botërore.

Me radhë vijon kjo filozofi që lufton vdekjen te autori, por e vdes qytetin dhe vendin. Deri te akti i fundit, Porti i Durrësit, i cili më shumë se akt korrupsioni është shenjë se Edi Rama dhe qeverisja e tij janë shkëputur nga realiteti. Rama nuk krijon komunitete, qytete dhe hapësira publike, por enklava. Këta ishuj mund të jenë herë të tmerrshëm, një lloj rripi Gaze, herë të tjera të mrekullueshme si një Soho në miniaturë, por ato janë shenja të një zhvillimi të paqëndrueshëm, të një qeverisjeje që, amerikanët e quajën whimsical apo tekanjoze.

Edhe porti i Durrësit është përpjekja e Ramës (lëmë korrupsionin mënjanë) për të ndërtuar nëpër Shqipëri fshatin Potemkin, pra një fasadë që mbulon realitetin, të huton me formën, dhe fsheh përmbajtjen.

Por, jo vetëm kaq dhe shumë më shumë se kaq, Edi Rama është kthyer në një kryeministër përbuzës, si për kundërshtarët ashtu dhe për popullin. Çfarë tjetër është një mega-ndërtim i dizajnuar i gjithi për banim, argëtim dhe shtiblerje? Çdo gjë për të pasurit dhe për popullin, asgjë për publin. Cilës kategori të popullatës i drejtohet, përveç 2 përqindëshit të shumë të pasurve? Të marrësh portin më të madh të vendit, dhe ta zhbësh mbi premisa estetike dhe të ndotjes së mjedisit, ndërkohë që je vetë ndotësi më i madh i mjedisit, duke lejuar grosistët e naftës të tregtojnë karburante jashtë standardeve dhe të manipuluara, është një tallje e hapur.

Njerëzit, e detektojnë këtë me intuitë apo analizë. Prandaj ikin dhe duan të ikin kaq shumë shqiptarë nga atdheu. Ata ndihen të përjashtuar në vendin e tyre.

Shpopullimi është pasojë direkte e kësaj mënyrë të qeverisuri e cila e ka enverizuar diskursin publik dhe enklavizuar popullatën, duke pakësuar, gjithnjë e më shumë, shtresën e mesme. Rama e di se të pasurit kapen kollaj, se nuk duan të humbin pasuritë, dhe të varfrit po aq lehtë, sepse shtyhen nga pamundësia. E vetmja rezistencë mbetet shtresa e mesme, njerëz që mund të jetojnë pa qeverinë.

Gjejeni këtë gjurmë lufte kundër shtresës së mesme në aktivitetin politik të Ramës apo në ‘veprat’ e tij. Rama ndërton lart ose poshtë, ndërkohë që në mes vetëm gjuan. A nuk e shpjegon kjo mënyrën si u soll me pedagogët? Jo se ai i ndihmon të varfrit, por ua ka frikën numrave të tyre dhe i zbut, ose më lëmoshë ose me cirk.

Sa për të pasurit, e gjeni flirtin e tij me ta në të gjitha zonat rezidenciale, fshatrat turistike, komunitetet e mbyllura dhe, sidomos dorëzimin e thuajse gjithë superstrukturës publike të vendit.

Porti i Durrësit është dorashka e fundit që Edi Rama i hedh publikut të çoroditur. Të pasurit do ta zotërojnë, ndërsa të varfrit do të kënaqen pse mund të shëtisin mbrëmjeve në të, dhe të blejnë fara ose kokoshka. Kjo është një ironi e hidhur e njeriut që fliste për sistemin që prish individin. Ironi, sepse ai u bë vetë individi që krijoi një sistem, ndërtuar dhe frymëzuar nga prishja.

Porti i Durrësit mund të kërkojë të jetë dhe madje t’ia dalë të jetë një ‘Manhattan’ në vetvete, por përballë vendit dhe popullit të atij vendi, ai nuk do të jetë më shumë se një fasadë përgjatë Adriatikut, për të fshehur shëmtinë e Kënetës, Golemit dhe gjithë vijës së horizontit që prishën, pikërisht ata që po ngulin një kartolinë betoni dhe dritash në qytetin që i pa të gjitha qytetërimet dhe barbaritë, dhe u rrëgjua në duart e vendasve.

24 Komente

  1. k
    klodi

    Është shuë vonë Lela...pse vilat te TEGU çfarë janë, azile për të varfrit?!

    1. F
      Franz Kafka

      Mezi pres te lexoj ndonje poezi te re te Leles kushtuar SB, ndonje poeme kushtuar IM, ndonje fabul kushtuar Mones apo ndonje tregim kushtuar Agim neshos

      1. J
        Jevgu nuk beht kurre mbret

        Poezine per non graten se kishe qelluar fare tani shkruaj nje tekst per non graten ta kendoje ujku Vores te A.Cani . Sinqerisht per moshen qe ju keni dhe shkollimin tuaj ne kosove nuk keni mesuar asgje ju ka pare kosova ju si ka mundesi nd moshe te re ti qurravitesh nje komunisti nje vrasesi nje non grata nje njeri qe ka prodhuar 1997 grusht shteti Gerdec te vrare e te djegur je djale pis e justifikon te qenit jevge

        1. A
          Atmand

          Po mor loqe po fiks ashtu se kto investimet qe u bekan per te pasurit nuk hapin vende pune dhe per te varfrit kto apo ce deshe nuk i themi kto se sna vijn per mbar ne dashurin qe kemi per saliun

          1. t
            timo

            Ky është një lapangjoz rakitik, xheloz për shëmtimin e tij fizik, shpirtëror dhe mendor. Ky individ megalloman, kërkon të kmpensojë shëmtimin e tij me hartime e fiksione por nuk shikon se ka hipur mbi shalën e kalit që tashmë ka ngordhur. Nejse... pastë suksese në jetë!!!

            1. R
              Rea

              Rama cdo gje e ben per popullin dhe po mundohet te ngrej me doemos kete vend

              1. E
                Eno

                Poo ashtu sic thu ti eshte rublaxhi

                1. R
                  Renis

                  Po ato te mira qe i ka sjelle Rama vendit tone sja ka sjell as Berisha as Meta, perkundrazi kto dy te fundit vetem e kane shkaterruar per interesat e tyre

                  1. J
                    Joni

                    Rama i ka ndihmuar te gjithe pa dallim asgjeje

                    1. Z
                      Zatanika

                      O lel o fukara te qifte qeni nenen

                      1. P
                        Popull

                        Jo mor Franz Kafka, po qe kur hoqi breket para Rames ka fillu ti haje prapanica.

                        1. Q
                          Qiskë Qiska

                          Lela mbi gamorrin e çalë po i shtir me lëmsha zhytur në zift e s'ka shpirto . Të vrfërit , pra , të varfërit , janë pronë e kujt , ec e shtire ! Për të tu kunguar eshte kjo : po nuk shkuan në votime , pensionistët nuk do marrin pencionin , penicilina kish dalë nga tregu , aspirina alergji deri në vdekje , kurse mieshtri i cirkut , rondelen e sallamit . Ne , i themi , Kole . Nuk di ku ishe ti , në shesh apo në kafe me Buatin i eksituar duke parë spektaklin nëse Mujo Ulqinaku do vritej apo do bënte sikur tërhiqte shulin e të hantë plumbin e do mbetej i gjallë aty ku është sot . Të vrarët përcollën të vdekurit , urria ?! E ç'i i interreson një të vdekshmi , ti je gjende gjallërush . Pret të shtjere , po kush do ti përcjellë , vrit e përcill , për , kë ?! Për cillin . E urrej hierarkinë tuaj Lel , dhe kaprita ime nga urdherore e përcell në rrethanore .Ti Lele , vazhdo me marrë e me dhënë , e në paç a mos'a ke krabë , aq më ndrin , me një kallamishte e bën punën , e çirju -Tuj tuj Garëgullë kopesë , e vazhdo , e dhiamimi . Një nuskë Lale o Lelë ?! . Nae ! Pd : }-> Persheshi do pak lyrë për Vit'Ri , si dy të thënat : epo ç'është një , o po e ç'janë dy ....Shkop'magjik . Të varfërit po mbledhin kërcunjtë . S'ke në dorë një mushqetë pa thupër a beretë pa shul Lelkë , si në 1939 - ën , kur hierarkia , shkau , si dhe e shklabëmë , në '89-ën , por një bazuka pa thep . Mund të të napi një që të kundriklloi e të plasë surratit . Manële'të .

                          1. S
                            Sindi

                            E ka shum gabim,Rama gjithmone ka bere me te miren per te gjithe njerezit qe kane nevoje ne vend

                            1. t
                              tani

                              aa a,a,a lela fukara,,,,,

                            2. A
                              Asd

                              Projektet nuk behen per te pasurit apo per te varferit, por behen si duhen bere. Pastaj varferia eshte ceshtje relative. Ja, edhe Lela qe merr 8 milion leke ne muaj, e quan veten te varfer.

                              1. b
                                beni

                                AHA EDHE ti paske pjerdh sic duket

                                1. y
                                  ylli

                                  ik ore se ti qenke karosur komplet

                                  1. k
                                    klodi

                                    kur fol dhe ky kokqepa qr

                                    1. E
                                      Ernesti nga Shkodra

                                      Nje analize e shkelqyer marksiste-leniniste, kunder kapitalizmit ku "peshku i madh e ha te voglin", me thirrjen " proletare te te gjitha vendeve bashkohuni" ne revolucionin berishian". Pas fitores dhe vendosjes se pushtetit komunist, Lela duhet te emerohet Drejtor i Institutit te Marksizem- Leninizmit dhe i Shkolles se Larte V.ILIC.LENIN ne Bathore.

                                      1. G
                                        Gjoshja

                                        Sko mer rrote kari se te gjithe ata qe e kane njohir Ramen qysh ne femijeri e dine perbuzjen e tij per “VULGUN” Vete jetonte mes te mirave ai zoteria.

                                      2. P
                                        PERFEKTI

                                        I VARFER I VARFER LELUA POR SHOQEROHET ME TE PASURIT.

                                        1. G
                                          Gjete Deda

                                          Opinjonistet jane si ajo nusja kure erdhi teke prindrite e pytene per teke burri ajo tha se qa ndigjoje e lumja une pore qashofe e mjera une.

                                          1. a
                                            alphade

                                            LELA. Nje pacient e pyet doktorrrin: “Dok- torr kam kompleksin e inferioritetit ?! Dok- torri iu pergjigj: “Jo zoteri Ju nuk keni kon- pleksin e inferioritetit, ju jeni INFERIOR dhe puna jote LELO vajte u shqeve bythesh te Teatri per te fituar simpatine e padronit tende Gerrdalles se Vicidolit dhe ne fund shperblimi I lepirjes se. Kockes……Ptuuuu race qensh……!!!

                                            1. a
                                              alphade

                                              LELA. Nje pacient e pyet doktorrrin: “Dok- torr kam kompleksin e inferioritetit ?! Dok- torri iu pergjigj: “Jo zoteri Ju nuk keni kon- pleksin e inferioritetit, ju jeni INFERIOR dhe puna jote LELO vajte u shqeve bythesh te Teatri per te fituar simpatine e padronit tende Gerrdalles se Vicidolit dhe ne fund shperblimi I lepirjes se. Kockes……Ptuuuu race qensh……!!!

                                              Lini një Përgjigje