Reagon Gazment Bardhi: Gjykata Kushtetuese, e kapur nga oligarkët

25 Nëntor 2022, 19:50Politika TEMA

Reagon Gazment Bardhi: Gjykata Kushtetuese, e kapur nga oligarkët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se ky është një akt i paprecedentë që sipas tij mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve për oligarkët e investimeve strategjike.

Ai shton se të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur, sipas tij është lajthitje.

Postimi i Bardhit:

Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.

Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.

Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?! Disa vendime të GJK për interpretimin e Kushtetutës me kërkesë të 1/5 së deputetëve.

5 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Per ju te pd-seçdo vendim qe jepet per ps eshte armiqesore se nuk ju jep te drejte por ti je i pari qe duhet te denohesh per ato qe ke bere a derezi ti ngrite shtet kunder shtetit dhe nuk te hyri asnje gjemb ne kembe , ps jua dha te gjithe qeverine ne 2017 ku zotrote ishe ministet dhe cfar bete ,nje vrime ne uje por nje gje te keni te qarte nuk keni per te ardhur ne pushtet sepse ju jeni kriminele ,

    1. T
      Tafut KUTDUSHI

      Njesoj si bytha jote në tender publik…. Oj Bardhoshe moj Bythoqe….

      1. K
        Koli

        Ku ke arrit moj Shqipni e gjore.Te marresh emrat e Perfaqesuesve te Parlamentit te Pare Shqiptar(ku shumica kishin mbaruar studimet jashte,dhe te gjithe njerez me Mustaqe,pra Burra,po them Burra me plote kuptimin e fjales),dhe tani del ky Kavajsi i Lulit dhe Salkes,Bure Dylberi,dhe te jep mend per Demokraci.O zot,cfare na ke bo.

        1. V
          Vranasuma

          O bardho o mero. O alibeaj i bythes. Kjo gjoja ankese që beri bardhi e beri kastile qe te tregoje qe basha ska marre pjese te porti i durrsirët. Prandaj e beri aq te dobet sa gjykata ja rrezoi dhe bardhi e dinte. Prandaj na lini rehat se ja u kemi marre doren

          1. p
            pjeter

            Pse ben keshtu ky atehere? Nuk kemi shtet!! Ke pare ti ne Itali te dali no nje deputet e te thote qe gjykata kushtetuese eshte e kapur nga mafia!!!,sepse oligarket ne Shqiperi, keta si ky kllouni, dhe jo vetem keta, i cilesojne si mafioze,me e pakta prokuroria kopetente,hapte ceshtje penale ne menyre automatike,jane akuza te renda keto,duhen faktuar,e per kete hetohet,dhe thirret nje tip si ky te deshmoje e te vertetoje ato qe llap. Ne Shqiperi c'do gje eshte e mundur,pa e vrare mendjen te jesh pak i pergjegjeshem per ç'fare nzjerr nga goja,zakonisht ujkut i varim melçite ne qafe,hajdutet te kercenojne po nuk pranove te rrish gjithnje i vjedhur,e qelbesirat,karagjozet,pisanjozet,vazhdojne me te njejten metode,te bejne pis gjithçka qe te mos dallohen pislleqet e sumes se tyre !!

            Lini një Përgjigje