“Antisemitizmi”, ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen ndarje e diskriminim

24 Shtator 2024, 12:48Politika TEMA
“Antisemitizmi”, ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo

Nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në aktivitetet e nivelit të lartë përgjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se rritja e antisemitizmit kërcënon stabilitetin e shoqërive në mbarë botën, teksa bëri thirrje për vigjilencë.

"Shqipëria është në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar keqkuptimet, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin," tha ai, duke rikujtuar se Shqipëria adoptoi përkufizimin e antisemitizmit nga IHRA në vitin 2020, dje u bë vendi i parë me shumicë myslimane që e bëri këtë.

Gjatë fjalës së tij në eventin e Nivelit të Lartë Ministror mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Edukimit, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani theksoi rolin e dezinformit dhe keqinformimit në amplifikimin e antisemitizmit, si edhe dënoi narrativat që shtrembërojnë krimet e kryera nga Hamasi.

 "Ajo që shohim sot është thjesht e papranueshme. Ne shprehim shqetësim serioz për narrativat, online dhe offline, që mohojnë ose shtrembërojnë krimet e kryera," nënvizoi ai.

Shqipëria mbetet një avokate kyçe në luftën globale kundër antisemitizmit, diskriminimit dhe urrejtjes fetare, duke qëndruar e vendosur në përkushtimin e saj për promovimin e paqes dhe tolerancës.

Takimi i organizuar nga Franca, mblodhi liderë globalë për të diskutuar rritjen alarmante të incidenteve antisemitike në mbarë botën, të përkeqësuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

3 Komente

  1. K
    Km

    Jo ,zoti Hassan.Antisemitizmi nuk lidhet me krimet e sotme te Izraelite,te cilat i justifikon me foto rraketash kushediku te fotografata.Qendrimi i sotem lidhet me krimet e terrorizmit shteterore izraelite.Ta lidhesh me antisemitizmin do te thote te justifikosh krimin e terrorizmit shteterore izraelite ,qe fillon qe me krijimin e shtetit izraelit.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Kushdo shtet apo komb qe vret masivisht njerez te pafajshem do jete objek perbuzje e neveria nga qyteterimet boterore. Bota i ka denuar vrasjet e çifuteve ne luften e dyte boterore e po kjo bote po denon vrasjet e palestinezeve nga çifutet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        O ministër po sy e mëndje a ke mor derdimen ?Nuk e shikon se çifutët po kryejnë krime kundër njerëzimit kundër palestinezëve ?Ka vrarë gjer tani gati 40 mij burra gra e fëmijë shumica të pafajshëm.Këto janë krime lufte që po bën Netanjahu dhe për këto krime gjykata ndërkombëtare në Hagë ka nxjerr një urdhër arresti për këtë kriminel.Palestinezët luftojnë prej gati 76 vjetësh për të pasur shtetin e tyre ashtu si çifutët.Pse nuk janë dakakord çifutët që edhe ata të kenë shtetin e tyre ?Izraelitët ndërtojnë shtëpi duke zaptuar tokat në territorin palestinez.Netanjahu po sillet me palestinezlt si Hitleri me çifutët në Luftën e dytë Botërore.Hamasi është radikalizuar si rezultat i standartit me dy kute që mbajnë perëndimorët.Durimi ka kufij dhe durimi i një populli që vuan është sosur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje