Begaj takim me Escobar: Shqipëria, partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në rajon

20 Shtator 2023, 15:10Politika TEMA

Begaj takim me Escobar: Shqipëria, partner i ngushtë i SHBA-ve

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të mërkurë me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me  SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndmor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan.


Ai i përcolli falenderimet për dedikimin e Presidentit Biden dhe administratës së SHBA për angazhimin e tyre të vazhdueshëmm në rajon, duke vlerësuar si thelbësor, rolin e SHBA-ve për rajonin tonë.

Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdheniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

3 Komente

  1. a
    accidentally_genius

    bobo ra perdhunimi i ka bere bajromit ky,,, vari karin president bananesh,,, ne nje cep , me nje tavoline dominoje.. ku eshte katandisur prestigji i vendit tone,,, jam pa fjale , skam ca them,,, edhe ne dyqan brekesh te kish shku ky bomi,, do e kishin prit me me dinjitet..

    1. b
      ben.

      Duhet te kesh menrespekt per paradhomen e shurtores se lokalit. E shef ka edhe tavolina. Ate parukieren e gruas se beromit ,ku e kane pritur??? Shtet karagjoz

    2. O
      Oh sa kom qesh

      Esco-bar e ka zyren ne Ballkan si detyre eshte zevendes i zevendes te zevendesit te shefit te DASH dhe ky bolja kapter-infermieri Begaj harxhon mijera dollar te taksapaguesve shqiptar per te takuar po nje jabanxhi ne New York.

      Lini një Përgjigje