Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, avokati: Zhurmë absurde, s’mund të dalin mbi rregulloren

20 Shtator 2023, 09:10Politika TEMA

Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, avokati:

Deputetët e Sali Berishës dhe ata në krah të Gazment Bardhit u mblodhën dje për herë të tretë në Kukës. Bardhi ra dakord të mbështesë kandidatin e Berishës për Kukësin, Emri Vatën. Ai tha se deputetët vendosën të heqin si kryetar të opozitës në komisionin për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeajn dhe të vendosin Oerd Bylykbashin.


Ky “vendim” i marrë në mbledhjen e grupit të Rithemelimit është komentuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Avokati Idajet Beqiri tha se ky vendim është nul dhe se kryetar për reformën Zgjedhore sipas tij vazhdon të jetë Enkelejd Alibeaj derisa të vendosë ta heqë PD-ja zyrtare.

“Duhet të kuptojmë si funksionon shteti. Një shtet demokratik ka si bazë të vetën partitë në radhë të parë. Ato janë organet që i organizojnë edhe zgjedhjet edhe propozojnë deputetë e të tjera dhe kur vijnë deputetët vijnë te partia.

Çdolloj vendimarrje në parlamente të tjera, nuk u kërkohen deputetëve hajde mblidhuni por i kërkohet kryesisë. Partia ka një kryetar të regjistruar në gjykatë.

Tani në rastin konkret pak rëndësi ka sepse nuk janë deputetët partia. Deputeti del, e nxori partia dhe nesër thotë dal i pavarur vete në një parti tjetër, ama nuk merr partinë me vete.

Derisa partia rri aty, me fjalë të thjeshta këta e dinë shumë mirë si është ligji por në kuadrin e zhurmës dhe absurdeve u intereson të dalin jashtë normave rregullores e të tjera.

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore është Alibeaj derisa PD zyrtare ta heqë. Bardhi shkoi te Saliu edhe sikur dy deputetë të mbeten te PD, ajo është PD.

Këta të tjerët mund të krijojnë parti tjetër dhe pastaj ti propozojnë kuvendit pse duhet të ketë kjo partia kaq anëtarë”, tha ai.

1 Komente

  1. R
    Real

    Po kryetari i grupit te deputeteve si zgjidhet? Na e trego nga ana ligjore more ti avokat leshi, ti qe ke marre detyren per ti bere gojore pushtetit te hajnave te ripjelljes.

    Lini një Përgjigje