
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ndodhet në një vizitë zyrtare Gjermani. Nikolla dhe stafi i saj u pritën nga residenti i Parlamentit të Landit të North Rhine-Westphalia, NRW, André Kuper.
“E lumtur të dëgjoja nga presidenti Kuper propozimin që Kuvendi dhe Landtagu NRW të ndërtojnë një proces bashkëpunimi midis komisioneve parlamentare dhe deputetëve. Konsolidimi i demokracisë dhe edukimi demokratik i rinisë dhe qytetarëve, nëpërmjet programeve që po zbatojnë në Landtag dhe në shkolla”.
Mësohet se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë si shërbimet e transportit, infrastruktura, industria, turizmi, arsimi, SME-të etj.
”Bashkëpunimi dypalësh po intensifikohet edhe në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe samiti që do të mbahet më 16 tetor, në Tiranë. Një ngjarje historike për europianizimin e rajonit, por edhe për bashkëpunimin dypalësh”, tha Nikolla.
Mbase e kam gabim, por kam dëgjuar se nuk lejohet që drejtuesit kryesorë të shtetit si: presidenti, kryeministri dhe kryetari/ja e Kuvendit të ndodhen njëkohësisht jashtë vendit.(?!)
Shume i sakte konstatimi juaj,por cti besh jemi shtet rrumpalle,por me sa duket ja kane lene berishes drejtimin e shtetit keto dite.
Po ky kari Kuper pa pune eshte qe pret nje maloke ?