Gjiknuri në Cërrik: Mbështetje për rikonstruksionin e banesave të familjeve në nevojë

19 Shtator 2023, 18:30Politika TEMA

Gjiknuri në Cërrik: Mbështetje për rikonstruksionin e

Më shumë se 70 familje janë asistuar nëpërmjet projektit që Bashkia e Cërrikut aplikon në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për përmirësimin e kushteve të banesave të familjeve në nevojë.
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Andis Salla vizituan familjen e Sami Agos në Floq, një prej familjeve përfituese nga ky program.
Gjiknuri theksoi se mbështetja ndaj shtresave në nevojë është treguesi më i mirë i një force të majtë si PS-ja. “Cërriku është një nga bashkitë më aktive për këtë program sepse kemi parë dhe statistikat. Ka dërguar shumë projekte në Ministrinë e Financave për këtë çështje dhe më vjen mirë. Unë kam pasur rastin në vitin e fundit të shkel në disa shtëpi dhe njerëzit janë shumë të kënaqur. Të bësh një shtëpi të re, është t’i ndryshosh jetën njeriut. Si PS na vjen mirë se prandaj jemi parti e majtë”, tha Gjiknuri.

Ai nënvizoi se pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve, PS dhe të zgjedhurit e saj janë gjithmonë pranë qytetarëve për të mbuluar nevojat e komunitetit. “Më thonë ndonjëherë njerëzit mua në Tiranë ore fitoi shumë thellë Cërriku? Po fitoi thellë Cërriku sepse Andi e ka treguar me punë. Ka qenë shumë i afërt me njerëzit, ka bërë punët. Punë me rrugët, punë me bujqësinë, punë me këto shtëpitë, me qytetarët. Kjo është e vërteta. Politika mbaroi tani, zgjedhjet kaluan, Andi fitoi. Dhe nuk i harron njerëzit, kjo është e rëndësishme. Jo vetëm mbaron fushata si ca dhe e mbyllin telefonin dhe ikin. Ky i qëndron mbi kokë njerëzve, qytetarëve”, deklaroi Gjiknuri.
Kryebashkiaku Andis Salla dha lajmin e mirë për të gjithë familjet e pastreha dhe në nevojë të Cërrikut, teksa lajmëroi se ky program në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të vijojë. “Jemi akoma në proces, kemi fituar edhe këtë vit projektin me Ministrinë e Financave me një shumë goxha të madhe për përmirësimin e kushteve të jetesës për disa nga banorët. Këtë herë është një numër goxha më i konsiderueshëm se herët e tjera. Ne jemi shpresëplotë që të vazhdojmë akoma me këtë ritëm sepse kemi përmirësuar rreth 72 banesa ku 72 familjeve në territorin e bashkisë u është përmirësuar jetesa dhe kushtet e banimit”, deklaroi Salla.

Lini një Përgjigje