Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Holandë

19 Shtator 2023, 17:39Politika TEMA

Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Holandë

Pavarësisht të gjithë argumenteve të dhëna nga mbrojtja për shkelje të Kushtetutës nëse pranohej ekstradimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale te Kosoves dhe i hapi rrugë dërgimit të tij në Gjykatën e Hagës për t’u përballur akuzën e intimitimit të dëshmitarëve.

Avokatët kundërshtuan ekstradimin, duke renditur 4 argumente që lidhen me shkelje ligjore në procedurën e inicuar nga Prokuroria Speciale.

Për mbrojtjen, argumenti kryesore që do të duhet të rrëzonte kërkesën për ekstradim është fakti se Gjykata Speciale është krijuar nga një rezulutë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, e cila është tërësisht politike dhe e bazuar në fakte të pavërteta.

Më tej ata listojnë mungesën e një kërkesë ekstradimi nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, si dhe faktin që Goxhaj, do të duhet të dërpohet në Holandë, shtet me të cilin nuk kemi një marrëveshje ekstradimi dhe jo në Kosovë.

Avokati Bashkim Nikolla, e konsideroi vendimin tërësisht të padrejtë.

“Nga shumë njerëz që kemi kontaktuar ky është një turp për drejtësinë shqiptare. Dritani ka luftuar për çështje kombëtare. Është pjesë e armatës së UÇK dhe UÇK-ja nuk ka asnjë ndërmarrje kriminale siç duan ata që duan t’i etiketojnë”.

Gjykata nuk i mori në konsideratë këto argumente, ndonëse avokatët paraqiten dokumente të shumta për t’u provuar togave të zeza se pranimi i kërkesës për ekstradim do të ishte i gabuar dhe në shkelje të ligjit.

Vendimi u mor teksa jashtë qytetarë të shumtë protestuan kundër dërgimit të Goxhajt në Hagë.

“Nuk mund të arrestohet Dritan Goxhaj për tekat e njërit apo të tjetrit”.

Protesta në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK janë zhvilluar që prej arrestimit të tij në Tiranë.

Goxhaj, i cili qëndron në paraburgim që prej muajit Korrik, akuzohet nga Prokuroria Speciale se me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të pyetur, duke i intimiduar.

Në Gjykatën Speciale me zyra në Hagë po gjykohen edhe katër ish-komandantë të UÇK-së, ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Arrestimi i tyre është konsideruar i padrejtë në Kosovë e Shqipëri, për shkak se akuzat janë ngritur mbi pretendimet e një raporti të Dick Marty, për të cilin Kryeministri Rama është shprehur se ka qenë i financuar nga Rusia.

9 Komente

  1. A
    Av. Adriatik Lapaj

    Nuk behet avokatia me folklorizma dhe gjoja patiotizem me çeshtje kombetare o gomere se jeni dhe avokatë?! Si çdo person edhe ky Gozhaj po ekstradohet per tu derguar ne Gjykaten e Hages per gjykim dhe jo para toges se pushkatimit!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip........

      Av.A.L. per cfar foklorizmash pellet ti mer plehr. Ktu behet fjal se Gestapo po Akuzon e denon Clirimtarin qe luftoj kunder Ushtrise Terroste serbe , pa Te Drejte , po Abuzon me Forcen qe ka si Gjykate ne Hage para shqiptareve te pambrojtur duke e trajtuar Kriminelin si Viktime .Pra Morali i ksal Politike qe luhet kunder Shqiptareve eshte Moral Fashitesh qe me te tilla Arestime e Gjykime absurde ,larg cdo te Drejte Umane ne Bote ,(te mbrosh atdheun ne Lufte eshte nji e Drejte e paKundershtueshme dhe aspak e denueshme ne gjithe Historine e Njerezimit _ sepse ata qe luftuan Kriminelet Naziste , nuk u moren te Pandehur para Gjykatave Nderkombetare,,,, por vetem Kriminelet Hitleriane ) Pra cdo te thote kjo Politike Gestapoje kunder Shqiptareve ? Qe neser ,nqs do kemi nqs nji Lufte ,ku Serbet ose Shtete Kriminelesh te armatosur e mbeshtetur nga Te Fortet , kunder Shqiptareve qe jorastesishte i C'armatosen , Shqiptaret nuk duhet te mbrohen ? Duhet te tremben se nqs mbropjne Atdheun e tyre nji dite do ti Arrestoje Gjykata e Hages ,perse mbrojten Atdheun ? Ky eshte qellimi i ksaj politike Fashiste qe luhet me Dejtuesit e UCK-se dhe Dritanin ,asgje tjeter ,Eshte total nji Akuze Kriminale e Abuzuese me pozicionin dhe kompetencat qe mban ajo Gjykate qe eshte duke ndjekur nji Politike Gestapoje kunder shqiptareve . _ Mir kta far Kriminelash por ti mor ,nastradin per cfar Drejtesie pellet ? Mos je noj fisqir serbie apo nga kta pederastet filogrek Krimbat e halkese ymer bozit

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanina e Ismailit

        SHqip more vella,me Shqip nuk thuhet me!!! TE UROJE GJITHE TE MIRAT!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Av. Adriatil Lapi

          Ti mo Shqipo je per te ruajtur pulat ose derrat andej nga Luzi i Kavajes ndaj mos ne çaj menderen me keto leksione idiote?! Je i trashe dhe injorant per te kuptuar!

          Përgjigjjuni
        2. E
          Emigrant

          O tiku po qe ai i verteti na hegersh mun me gjith particken tende qe eshte pjelle e salikos dhe like floririt

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adriatik Lapaj

            O Emigrant pastro oxhaket dhe halete andej nga je se nuk ke kapacitet per te gjykuar çeshtjet e drejtesise nderkombetare! Te fala mamit!

            Përgjigjjuni
        3. i
          ilirian

          Duhet bere diçka duhet te ketë një mënyre ligjore qe Shqipëria ti mbroje bijtë e vete nga këto poshtërsi...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Per cfare do gjykohet, perse shkroi per njerez qe genjejne? Nje nga keto "deshmimtare" punon per administraten e Albin Kurtit ne Kosove. Albini me kete corbe qe ka bere po shkaterron cdo gje qe ishte fituar deri me tani.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Po me te drejtat e ketij qytetari shqiptar cfare po ndodh ? Pse mediat tona te shitura merren me Bejlerin nga mengjesi ne darke dhe per Goxhajn nuk flasin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje