Çupi: Çështja ‘Beleri’ zgjidhet nga perëndimorët, sjellja e Greqisë një provokim ndaj BE-së

19 Shtator 2023, 09:44Politika TEMA

Çupi: Çështja ‘Beleri’ zgjidhet nga

Për analistin Frrok Çupi, çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Beleri do të zgjidhet nga vendet perëndimore.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se sjellja e Greqisë përbën një goditje, por edhe provokim ndaj BE-së. Sipas Çupit, Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.


“Me siguri, ky debat, ky diskurs shkon në kupolën e aleatëve perëndimore, nuk zgjidhet dot në Shqipëri. Në Shqipëri do të zgjidhej, nëse Greqia do t’I imponohej tërësisht Shqipërisë, dhe nëse këtu nuk do të kishte prezencë të SHBA, NATO dhe BE.

Atëherë do të zgjidhej në Shqipëri, në sensin më negativ të fjalës. Sot, do të zgjidhet sigurisht në BE. Sjellja e Greqisë ndaj Himarës është një goditje, ose një provokim ndaj BE dhe vlerave të saj qytetare dhe politike.

Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po fut duart në punët e një shteti tjetër. Greqia është një shtet që po i thotë vetes që vendos unë për gjykatat e tua dhe për ligjin tënd.

Greqia tani po manifeston se ka një arsye të paramenduar pse mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”, theksoi ai.

2 Komente

  1. M
    MARSELI

    Pse ndodhe kjo midis Greqis dhe Shqiperis?:Ndodhe se shqiperis I kan rene brevet.Ai qe i tregonte vendin nuk Ekziston me.Europa thot Froku do ta zgjidhe.O cfar mendimi I nje gazetari borgjez.GAZETARIA TON DHE MJETET E IFORMIMIT ME PROPAGANDEN E TYRE JAN KTHYER NE ANTI SHQIPTAR.

    1. e
      edmond( koder rreshen)

      Ky "analist Spiun dhe antikomtar,keto ide i ka se ka rrjedhur nga mosha,apo esht i vet dijshem dhe shtyhet nga te tjeret per te dhen mendime per diskutime te integritetit Shqiptar ?! Ky "analist" me iden e tij per ndermjetesim nderkombetar po e krahason Himaren e Shqiperis, me Nagorni Karabakun ! Nagorni Karabak tok Azere ( Himara tok Shqiptare) Nagorni Karabak shumic popullsi Armene ( Himara shumic popullsi Shqipare por te vetdeklaruar Grek) Nagorni Karabak pensione dhe investime nga Armenia ( Himara investime dhe pensione nga Greku ) Nagorni Karabak,me Ruset si ndermjetesues te Paqes ( Himara,per idet e Cupit me ndermjetesues Nderkombetaret ) Nagorni Karabak kerkonte autonomi ( SHQIPERI SHTET 111 VJET ) . Ishte ky Cupi ,i deshiruar nga Tosket ne luften civile te 97 te investuara nga shteti Grek,dhe esht po ky Cup i cili mbeshtet teorin Greke te anarshis ne Himar ! Me vjen turp qe esht mirditor,se per ne Mirditoret pamvarsia esht e shejt .

      Lini një Përgjigje