Doda publikon dënimet e Belerit: Si mund të zgjidhet si kandidat i opozitës një personazh i tillë?

19 Shtator 2023, 09:22Politika TEMA

Doda publikon dënimet e Belerit: Si mund të zgjidhet si kandidat i

Deputetja Mesila Doda ka sjellë këtë të Hënë në studion e “Opinion” në Tv Klan foto që sipas saj dëshmojnë se Fredi Beleri është shfaqur me flamurin e Vorio-Epirit në sfond në daljet e tij publike, shoqëruar dhe nga Vangjel Dule.

Ajo po ashtu citoi dëshminë e penalitetit të kryebashkiakut të Himarës, ku thuhet se ai është dënuar më parë nga Gjykata e Athinës për “armëmbajtje pa leje”, “thirrje për urrejtje nacionaliste” dhe “poshtërim të Republikës e simboleve të saj”, për të cilat thekson deputetja ai s’ka kryer asnjë ditë burg.

Më tej, Doda shtron pyetjen se si mund të zgjidhet kandidat i forcës opozitare më të madhe në vend një njeri që ajo e cilëson “personazh me gjëra poshtëruese për Shqipërinë”.

Mesila Doda: Unë kam këtu disa foto të Fredi Belerit, vazhdimisht përgjatë viteve. Këtu e ke bashkë me Vangjel Dulen, edhe këtu e keni bashkë me Vangjel Dulen. Janë me flamurin e Vorio-Epirit po të flas! Meqënëse thamë ishte rast i shkëputur. Ja ku e kemi këtu, le ta nxjerrin dhe në Parlament këtë foto. Kam dhe shumë tjera, ua jap dhe zotërinjve. Këto janë raste që tregojnë se këto janë recidivistë dhe kjo nuk është një gjë e rastësishme, kjo është një strategji që të mbjelli pikërisht këtë idenë e përçarjes dhe idenë se “prit se neve ta hapim dhe të rikthehemi te protokolli i Korfuzit.” Kjo është çështja e parë.

-Një pyetje, ama Beleri u votua dhe fitoi në Himarë dhe ai nuk i ka fshehur këto qëndrime.

Mesila Doda: Ai ishte kandidati më i mirë ky zotëria?! Sot kam hapur deklaratën për dekriminalizimin, i ka të gjitha të shkruajtura se doli para pak ditësh zoti Dule dhe tha se ai e ka dëshminë e penalitetit të pastër. Ndërkohë e ka këtu, jam dënuar thotë me 18 muaj burgim, 3 vjet kusht nga Gjykata e Apelit në Athinë për armëmbajtje pa leje dhe 3 vjet burg nga 2006 për thirrja për urrejtje nacionale, poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj, parashkruar me vendim të gjykatës dhe e thotë që nuk kam bërë asnjë ditë burg. Dhe kjo është arsyeja pse nuk lirohet sepse ky ikën, e ka shkruar vetë mor zotëri.

Për këto vepra penale nuk kam kryer asnjë ditë burg thotë. A ka mundësi që një personazh i tillë me gjëra kaq poshtëruese për Shqipërinë duhet të zgjidhet kandidat jo i një grupi njerëzish, por një force të opozitës. A e kuptoni për ça po flasim, për një forcë që ka lindur me çështjen kombëtare?!

3 Komente

  1. N
    Noci

    Bravo goca e xhikes shiteses se zarzavateve tek Amb. Madhe kur ishte martu me Shaban Kazazin , Xhikja mama e Mersiles me burrin e dyte F. Doda nga Lura ishte Spiune e Sig. Shtetit , Mesila ka semndjen e pasherueshme te HISTERIKE....

    1. B
      Bureto

      Ore idiot! Se cila është Mesila e dinë ata që e kanë në shtëpi apo ata në politikë. Ti nuk ka se çfarë të duhet. Se atëhere të pyesim qirje: Po jot ëmë me kë të ka zënë ti? Se ca si dobiç më dukesh. Tani me që do të kruhesh të pyes seriozisht: Ka apo s'ka të drejtë Mesila? Ti, nëse nuk je ndonjë gjakprishur antishqiptar me kë je? Me Mesila Dodën apo me Fredi(s) Be(j)leri(s). Me antishqiptarin Stavri Marku apo me 'evgjitin' grek Vangjeli(s) Dule(s). Nëse nuk je gjakprishur, përgjigjmu! Po nuk e bëre atëhere nuk paskam gabuar. Je më shumë se gjakprishur.

    2. M
      Mona

      Per te krijuar rremuje E kemi peshqesh nga Salihi dhe Like floriri sepse duan te shpetojne veten e tyre nga pislleqet qe kane bere per 30 vjet

      Lini një Përgjigje