Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu shprehu bindjen se në Shqipëri nuk ka një opozitë të vërtetë, pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është peng i kryeministrit Rama për shkak të dosjeve në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, shefi i qeverisë ka një ndikim tangent mbi organet e drejtësisë duke i mbajtur peng liderët e opozitës. Spahiu nënvizoi se mazhoranca rrëzohet vetëm nëse lind një opozitë e re ose nëse ka çarje Brenda Partisë Socialiste. Më tej Spahiu theksoi se niveli i opozitës ka rënë shumë poshtë dhe këtë e kupton që në momentin që Gazment Bardhi rezulton një figurë e përshtatshme për t’u bërë kryeministër. Madje ai iu bëri thirrje gazetarëve se duhet t’i kërkojnë Bardhit vendimin e arsyetuar të bisedimeve me kreun e “Foltores”, sepse ligjërisht, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, është një funksionar politik që ka votuar për përjashtimin e Sali Berishës nga partia.
-Zoti Spahiu, deputeti Gazment Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se kanë lënë pas sulmet dhe akuzat e bëra ndaj njëri-tjetrit, teksa janë bërë bashkë në një llogore kundër Lulzim Bashës. Keni një koment?
Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Sali Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij. Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën. Sigurisht që dhe Bardhi ka ambiciet e mëdha për kryeministër, por çështja është shumë e thjeshtë, a ka shqiptar që voton një opozitë që drejtohet nga Bardhi, pra për të sjellë kryeministër Gazment Bardhin? Unë mendoj që vetë Gazment Bardhi nuk do e votojë veten e tij.
-A ka opozita potencial për atë rrëzuar qeverinë? Keni një recetë si mund të bashkohet PD?
Sot nuk ka një opozitë të vërtetë, pasi opozita Ilir Meta dhe Sali Berisha janë peng i dosjeve që Edi Rama menaxhon përmes një ndikimi tangent mbi drejtësinë. Nuk është nevoja të kontrollosh drejtpërdrejtë një organ të drejtësisë, ne jetojmë në një vend të vogël që zyrtarët e kuptojnë me nuhatje çfarë duhet bërë. Unë e kam të vështirë të besoj te pavarësia absolute e drejtësisë. Edi Rama do të rrezikojë pushtetin kur të lindë një opozitë e re. Këtë opozitë të re nuk e lejon as Edi Rama as opozita e vjetër. Në momentin kur një lëvizje del kundër establishmentit të vjetër, ajo është e vdekur dhe jo vetëm në Shqipëri. Mundësia e dytë e rënies së Edi Ramës është çarja e brendshme e PS-së. Për sa i përket roli opozitar unë mendoj se prej disa vitesh kauzat popullore janë jetim, që do të thotë nuk kanë dot më avokatë politik që t’i përfaqësojnë. Që nga 14 maji ne nuk kemi parë asnjë protestë. Nuk bëhet fjalë as për Partinë Demokratike as për Foltoren, nuk ka më forca opozitare t’i bëjnë thirrje publikut për kauza të caktuara. Kjo për disa arsye. E para kauzat janë sfumuar janë konsumuar. Nuk kanë më mbështetës dhe kanë humbur bastionet e tyre.
-Po sa i përket zgjedhjeve në Kukës që do të mbahen pas disa ditësh, Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Bashës për caktimin e dy anëtarëve të KZAZ ndonëse Partia Demokratike nuk ka asnjë kandidatë aty, si do ta komentonit këtë?
E para si ka mundësia partia e dytë nuk arrin që të nxjerr kandidatë në Kukës dhe më duket shumë e dyshimtë dhe e dyta nuk kuptojë debatin politik që vazhdon për këtë çështje. Grupimi i Berishës është në koalicion me Partinë e Lirisë, e cila gëzon të drejtën e komisionerëve dhe këto dalin si një grup dhe s’mund të marrin dy palë komisionerë. Pra duhet që të ndiqet një standard, grupimi i Berishës nuk e di pse ka heshtur për çështjen gjyqësore që do vendos fatin e logos, vulës se kujt do t’i mbetet. Pas çdo skandali të socialistëve ndodh që PS fiton sërish, ndodhi me inceneratorët me Shukriun, ku PS fitoi me më shumë vota e shumë tjera. Unë them se Kukësi do fitohet nga socialistët dhe do të fitohet me më shumë vota se Safet Gjici.
-Ndërkohë Fredi Beleri ka mbetur në burg, por ai është vizituar nga ministri i Brendshëm i Greqisë. Çfarë po kërkon Greqia sipas jush?
Greqia po tenton të bëjë atë që po tenton që të bëjë Serbia në Kosovë që të zgjeroj autonominë. Himara nuk është një bashki e vogël, por është një territor dhe bashki e rëndësishme, është projekti i të ardhmes së turizmit shqiptar. Greqia mund të jetë edhe në të drejtën e saj për të mbrojtur minoritetet në vendin tonë, por problemi është i atyre që i dhanë mandatin politik Belerit dhe ja dha Sali Berisha me Ilir Metën. Berisha na i nxjerr atë si përfaqësues politik në zonën më të çmuar dhe më delikate sepse të gjithë projektet e organizatat të vorio- epirit ka qenë të helenizojnë pjesën nga Himara dhe poshtë. Qëllimi i tij ishte që të fuste në konflikt qeverinë shqiptare aktuale me Athinën. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë të respektohet ligji dhe të mos hyj politika, do të thotë se Uashingtoni është bërë avokat i prokurorisë dhe reformës në drejtësi. Në ‘97 Athina ishte aleate me Uashingtonin sot është e kundërta, sot është aleat me qeverinë shqiptare kundër Athinës. Beleri është lënë në arrest për një arsye ligjore sepse personat që i kanë qenë një herë në kërkim quhen me rrezik të lartë shoqërore, pra ka qenë në kërkim njëherë. kam dëgjuar edhe që thonë se personat që ky do i jepte lekë janë provokator, tani kanë një pyetje për ata demokrat dhe mbështetës të minoriteteve, pse nuk ecin me të njëjtën logjik për Safet Gjicin kur ajo vajti dhe e provokoj sepse e ka pranuar, pse për Gjicin dhe Alma K, quhet e dënueshme dhe për Belerin jo. A kemi një shkarkim nga qeveria të Safet Gjicit.
-Nga ana tjëtër, takimi i shumëpritur, Kurti-Vuçiç ka ndodhur pak ditë më parë në Bruksel, por nuk u arrit asnjë gjë konkrete. Pse sipas jush ai nuk rezultoi që të ishte një takim i suksesshëm?
Në fakt më e interesuar që ai takim të ishte i suksesshëm duhet që të ishte pala shqiptare, pra ne shqiptarët duhet që të ishim me sy dhe vesh që ky takim të përfundonte me sukses. Kosova është shteti i vetëm që është izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe është nën sanksione dhe sigurisht që ajo që pritej ishte të shkonim në nivelin zero. Lajmi i keq është se çdo zvarritje është në dëm të Kosovës dhe jo në dëm të Serbisë sepse serbët nuk janë nën sanksione. Ajo që ne nuk po kuptojmë është se Albin Kurti nuk është i qartë me shqiptarët se pse ka dështuar marrëveshja.
-Ju mendoni se BE anon nga ana e Serbisë?
Jo sepse Kosova është një shtet i krijuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të arritur njohjen e plotë të shtetit të Kosovës i duhet paqja dhe marrëveshja me Serbinë sepse mbështet nga Rusia dhe nga Kina që janë pjesë e rëndësishme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pa perëndimin Kosova nuk ekziston, nëse perëndimi do jetë indiferentë pavarësia e Kosovës merr fund sepse një shtet prej 1 milionë e gjysmë banorësh e humbet fuqinë e vet nëse i ka të gjitha superfuqitë kundër.
-Albin Kurti e ka vënë edhe si kusht dhe kërkon njohjen defakto nga Serbia, a nuk është e drejtë e një kryeministri që vijon negociatat me një vend në këtë rast me Serbinë të kërkoj njohjen e vendit?
Është e drejtë absolute por, projekti franko-gjerman në pikën 5 të tij parashikon njohjen reciproke të simboleve të të dyjave vendeve. Po flasim për konfliktin Prishtinë- Perëndim, Albin Kurti s’ka pse shpenzon energji për diçka që ka dal garantë perëndimi. Kurti po mendon diçka tjetër, për të më të rëndësishme janë disa vota elektorale sesa Perëndimi, por më me rëndësi është mbështetja e Perëndimit për Kosovën. Nëse ne humbasim një partner me perëndimin atëherë nuk na shohim serioz, sepse thonë këta kanë turbulenca dhe nuk dinë se ca kërkojnë. Atëherë nëse ai i ka të gjithë kundër kë do të ketë në krah ai pastaj, të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Kosovës i bie nuk e duan Kosovën, por e do vetëm Kurti. Faturën nuk e merr Kurti, por e merr Kosova.
Sa i ditur eshte ky tranvestiti Spahiu, por ka harruar te veshi kostumin e tik te punes we eshte prezervativi apo sic njihet rendom ne popull kellufin e karit i shkon shume.
hihihi...Te faleminderit gazeta Tema,qe na nxjerre shpesh surrate humori,me epitete si ´´jurist i njohur´´dhe i keni vendosur perseri dylbit ne sy spahiut, si dikur, kur vrojtonte ne brigjet e Sarandes,se mos qafiri grek kishte nisur varkat dhe zbarkonte ne brigjet tona dhe heroi yne nuk ndodhesh aty.I madhi Ajnshtajn gjithmone aktual: ´´´Per pafundesine e universit dhe mund te dyshoje,por kurre,per pafundesine e budallallekut dhe ligesise njerzore´´
O legen je dhe jurist, turp. Me cilën të drejte është Greqia, të mbroj minoritetin thua ti? E para nga se ta mbroje se minoriteti i ka të gjitha pronat, e të drejtat si të gjithë shqiptarët, jo tani po dhe ne kohën e Enverit, kanë pasur të drejtat dhe çdo gjë si të gjithë shqiptarët e tjerë. E dyta ti na ke treguar që Alfred Beleri, ka marr pjese në masakrën e Peshkepisë pra e ka hak burgun si atëhere; E treta tani e ka hak për blerje votash dhe për këtë dënohesh sipas logjit shqiptar, dhe Beleri si çdokush tjetër. E katërta thua që Edi Rama ndikon tek Drejtësia, ke fakt o ti shoku se kështu dhe unë mund të them që ti je i të nëntëdhjet e nëntave, po nuk e dot pa pasur fakte, se ty të gjithë të njohin për burrë ahumë të moralshëm. Prandaj zoti jurist mos bëj legenin.
Vampiri I Viçidolit I urren shqiptaret. E ka be Gen.
Përveç plerave si berisha e mona e meta, ne kemi plerë Ramën, që i mban dhe herë ja hap derën e herë ha mbyll, këtyre plerave të tjera. Si mendoni ju o njerëz, po ta kishte seriozisht Rama për 21 janarin, gërdecin dhe metën e monën, nuk do ishin sot të dënuar nga drejtësia këta plera?, me siguri që po. Prandaj njeriu që pengon dhe nuk jua kërkon seriozisht drejtësisë është vet Rama. Kur berisha i kujton ramës se me kë e ka fëmijën, atëherë rama duket sukur e ka seriozisht me drejtësinë, ashtu dhe kur meta dhe mona kanë kohë, që e kanë gjetur gjuhën me ramën për maskarallëqet që i bashkojnë, nuk ndihen, mos ju duket çudi, që meta të kthehet në PS me ramën. Ne, populli kemi vite që bërtasim ujku ujku, por çakalli rama, është ai, që gjith ato të vrarë të zhdukur, presin drejtësi si shpirti i fundit që i ka mbetur. Nuk do rama, lëre drejtësinë e pavarur që llomotit ai, biles aj e ndot drejtësinë kur flet, njësoj siku Meta bënte miting me flamurin Amerikan.
Ka fluturuar ne Gjermani sorra?
Ti je me kurve se Gaz Bardha.
Ky Kreshnua me syze ''aq fort Nacionalist dikur" eshte ai qe lepiu by...Bashes per nje vend ne listen per deputet te PD e kur ai i rezervoi Karrigen nr-17 ne Tirane, ky Kreshnua nisi mallkimet kunder Bashes. Tashme po kerkon nje Kocke (se Karrigen e ka harruar) andej nga kryeministria. Dhe ate Kocke mendon se mund ta meritoje duke dhene prova se eshte gadi te kafshoje ato mollaqe qe dikur i ka lepire...
VO: 1.A.Kurti ka dy rrugë.Ose të pranoi direktivat e SHBA BE..ose të japi dorheqjen orgjentisht që Kosovës të mos i shtohen SAKSIONET për fajet e Tij. 2.Mesazhi Amerikan është pro LAIÇAK dhe negociatat do i udhëheq përsëri BE. 3.A.Kurtit tanimë i ka ngelur miku(Ujku vjrtër) S.Berisha në Tiranë dhe disa militant qorra që mbështesin Kurtin dhe Saliun..! 4.Njeriu me mënd që do udhëheq Kosovën në negocista,Përfshi dhe opozitën.. duhet të kërkoi nga SHBA BE: •Bëjeni planin dhe zbatojnë JU por Kosova duhet të njihet më parë nga 5 shtetet e BE dhe mandej Sërbia krahasimisht me ASOSACIONIN. 5.Në kushtet kur SHBA BE nuk heqin dorë nga ASOSACIONI..përpëlitjet e Albin Kurtit e KO..janë MARRËZI(CITON BILL KLINTON NË SHQIPËRI) 6.Gjëja e parë është: Tërheqja e KryeKomunarve nga zyrat dhe policia Kosovare 100 % nga VERIU,Pasi KOSOVËN E MBRON NATO,KFOR QË NGA 1999. 7.SHQIPO..MBLIDHNI MËNDJEN.PA MIQ,KOMSHI,ALEAT nuk bëhet..sidomos në këtë situatë kritike për Ballkanin,Europën e Botën..!
arbeni i biri i nevruzit dhe ferdanes, qi iris pekmezin
C'do gje qe ndodh ka lidhje me edukimin e kombit shqiptar me mentalitetin e tij! Ne kemi tani Albinin K/minister kunder atij qe e krijoi kosoven, pa te cilin Kosova nuk egziston! Po cfare mund te bejme thoni ju kur ke njerez si Saliu dhe Albini,njerez me mentalitet feudo-mesjetar! Urime do t'i dergoja edhe Avukat Ngjeles per percajtjen e tij,nga pleqeria apo nga mendjemadhesia edhe pse Enveri e futi ne burg prape flet percart!
Ky eshte i vetmi njeri qe urrehet nga te gjithe, shqiptaret, greket, jugoret, verioret, te majtet, te djathtet, burrat, grat, dhe cdo person i mundshem.