Ardit Bido: Kemi dëgjuar me zë nga Fredi Beleri që shqiptarët janë nga Kaukazi

19 Shtator 2023, 09:08Politika TEMA

Ardit Bido: Kemi dëgjuar me zë nga Fredi Beleri që

Profesori Ardit Bido ka deklaruar në “Opinion” se Fredi Beleri ka thënë se “shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi”.

Sipas Bidos kjo është e faktuar me përgjimet që Prokuroria ka siguruar, duke shtuar se Beleri ka provokuar hapur shqiptarët në Himarë.

Ardit Bido: Nëse këtu kemi të bëjmë me figurën e Fredi Belerit, me veprat penale të Fredi Belerit, sepse nuk e di pse nuk ia themi publikut, këtu e kam hallin unë. Më shqetëson në disa aspekte, i pari është aspekti penal, ne nuk ia themi publikut që për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Belerin e ka arrestuar policia e shtetit grek.

Ka bërë hetimet shteti grek, sepse ajo e ka kapur me armë në kufi. E ka kapur me armë në kufi, e ka kapur me radio marrës në kufi, në një sulm të dytë që do bënte Mavi, që e njeh dhe shteti grek dhe shteti shqiptar si organizatë terroriste, në kufi me Shqipërinë. E ka arrestuar, ka bërë hetime, dhe unë personalisht kam dëgjuar shumë raste gjatë periudhës komuniste, që dikush arrestohet në flagrancë dhe shpëton nuk dënohet dhe madje lihet i lirë, për të kryer veprime të tjera. Patjetër pastaj Prokuroria shqiptare nuk kishte se çfarë të bënte.

Që në 2014-ën nuk kishte Prokuroria shqiptare ça hetimi të bënte, letërporosia e dërguar palës greke nuk u krye kurrë, pra hetimet për çështjen, faktet që ishin nuk iu dhanë Prokurorisë. Ajo që mua më shqetëson nuk është pjesa juridike, nëse ai është arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme ose jo, ka prova, janë djegur procedurat apo jo, kjo çështje nga pikëpamja juridike do zgjidhet.

Mua më shqetëson pikëpamja morale, ne kemi parë e lexuar kur ai thoshte 50 Euro vota, e kemi parë këtë fakt. Por, më e rëndësishmja ai bënte tregti pasaportash, në këto përgjime na rezulton që bënte ndërhyrje për pasaporta greke. Kemi dëgjuar me zë nga Fredi Beleri që shqiptarët janë nga Kaukazi. Ajo që është e padiskutueshme është se Fredi Beleri mendon se ju jeni nga Kaukazi, të njëjtën gjë mendon dhe për mua. Një individ që ka provokuar në mënyrë shumë të qartë shqiptarët duke u thënë se ju keni ardhur nga Kaukazi se vendalinj jemi ne, grekët e Himarës./tvklan.al

10 Komente

  1. R
    Roland

    Ardit Bido:Te lumte goja,more djale!Kemi qene te gjithe aty,ne nje mendje,ne nje nerv.Si ka mundesi qe,nje bastard i llojit te vet,qe mohon prejardhjen,te beje propagande te qellimte armiqesore kunder nje vendi tjeter,si kjo vemja me mbiemer MARKO?Kush ka qene me shqiptar se Petro Marko,si ka mundesi qe nje i pacipe te turperoje te paret?Si mundet te flase para nje populli me ate mendjemadhesi dhe cektesi mendimi dhe historiku,ne nje studio televizioni per nje teme kaq te nxehte?I kam te paret nga Tepelena dhe,me dridhet mishi kur atje nuk ngrihet nje memorial ne kujtim te te reneve nga andartet greke,dhe kerricet etyre te kene varreza ne dhe' te huaj?Si ka mundesi te pjelle nena ndyresira te tilla?Nje turp i madh per perfaqesuesit politik te PD dhe PL ne studio,te cilet,per hir te interesave politike,nuk mbajten qendrimin e duhur.E para eshte SHQIPERIA,MOS HARRONI!Boll na kane neperkembur e tallur!

    1. s
      shqip

      Urrejtja e tyre kundrejt shqiptarëve është si ushqim i përditshëm. Këtë e kanë edhe me italianët, edhe me turqit, edhe me maqedonasit. Të vetmit që nuk urrejnë janë rusët. Kjo vjen nga Greqia si shtet u krijua nga fuqitë e kohës. Tani këta nuk i ndryshon dot . Puna është të ndryshojmë ne në raport me ta. Dikush duhet ti thotë ca gjëra bejlerëve. Dhe mos ta kenë gojën vetëm për bukë. Këta pretendojnë që në Greqi nuk ka pakica . Por nga ana tjetër pohojnë ekzistencën e arvanitasve. Ok , këta të fundit flasin, flisnin gjuhën greke? Apo përcaktoheshin të tillë nga një gjuhë tjetër ? Nëse shqiptarët qenkëshin nga Kaukazi., po arvanitasit që flisnin, flasin akoma shumë, në gjithë hapësirën Greke, nga e kanë prejardhjen ? Këta pretendojnë që çdo orthodhoks është grek . Ok, po pse pikërisht orthodhoksët punuan më shumë se kush tjetër për gjuhën shqipe ? Kanë një përgjigje grekët apo kanale të tjera, që i fryjnë teorive dhe imagjinatave të shfrenuara, Skënderbeu princi arbëror i Kastriotëve , njihet si udhëheqës legjendar arbëror, epirotëve, = shqiptar? Apo edhe ky fakt nuk është i vërtetë ? Dmth ata papët, mbretër, princër të gjitha kombësive, nuk e paskan ditur prejardhjen "kaukaziane" të figurës më emblematike të Europës ? Çudi , çudi që mbiemrat e bregasve ngjasojnë me emra katolikë . Kjo është një "enigmë" që vorio leshët duhet ti japin përgjigje. Po edhe Dule, edhe grek, unë këta shof të shpërfytyrohen si njerëz. "Himara greke" , kështu thonë njerëzit me veset më të ndyra . Po si na qenka greke një territor i rrethuar nga lebër të pastër etnikisht ? Si na dilka Dhërmiu shqiptar, Borsh e Piqeras, Lukovë e Pilur që këndojnë dasma e vaje në shqip, dhe mes tyre një fshat me 6të gjakprishur na del grek. Po të thuash që ka edhe lidhje kufitare me Greqinë, po as këtë nuk e ka. Kalbeni në burg ndyresiren. Dhe keni për të parë që do bëhen pulë. Një fjalë u tha Mehmet Shehu në ato vite, dhe ndaluan nga provokimet.

      1. T
        Taulant

        Ore bucko, kur thuhet nga Kaukazi, behet fjale per grupime njerzish qe erdhen ne keto teritore para popullsise Ilire. Pastaj, Iliret u bene posedues te ketyre teritoreve duke krijuar jetese te qendrueshme me vendbanime te perhereshme.

        1. B
          Bureto

          Ti që mbake si nick-name emrin e një fisi të shquar ilir, atë të Taulantëve, me që di se ke ardhur nga Kaukazi, pse nuk përdor këtë nofkë? Të dukesh si më i lashtë. E dyta si 'akademik' leshi që je (për mua ke qenë dhe je një antishqiptar), më thuaj kur erdhët nga Kaukazi në këto troje, para ilirëve, çfarë gjetët aty? M'u përgjigj, ose në të kundërt mos ha mut.

      2. g
        genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri

        te qifsha belerin po ki mo beleri eshte dhe nga progonati ca greku ky ata jane me dhi me shekuj atje

        1. P
          Patriot

          Je i madh Ardit! Pa merak. Populli mendon ndryshe krahasuar me disa si Fredi dhe fakirat politike pas tij nShqipni e nBallkan! Qe nuk dine ku kan mendjen.

          1. G
            Gjergj Fishta l riu

            Populli i jugut asht kusheri i l'arget me greket. Pastaj permbytet nga arberoret. Populli i veriut ose geget Jane iliret. Ata i ruajn ende emrat e fiseve qe i afrojne me shume me anglo- saksonet se me gjermaniket. Pamvarsisht pastaj pozicioni gjeografik dhe ndihma qe na ka dhane populli gjermanik, duket sikur jemi me te afert me gjermanet apo austriaket. Gjuha e popullit te jugut ose e arvanitasve eshte dialekti i shqiptarve te jugut. Vete greqia dikur permbytet nga te ardhurit lindor, perse, mongol, kaukazian e te tjere. Tani ate qe ka Brenda, mundohen te ju a lere ne dere shqiptarve. Me greket e vjeter lidhet popullsia e jugut. Arvanitasit edhe ata rrjedhin nga greket e vjeter. Ja PSE populli i jugut asht kusheri i larget me greket. Me ardhjen e ortodoksizmit nga lindja dhe instalimit ne greqi, mundesoi qe te ardhurit ne greqi te kapin pozicionet kryesore dhe te mbysin autoktonet me dogma, gejnetra, shterngime e devijime qe fillojne me arvanitasit, asimilim dhe kulmon me camet, debim. Populli shiptar i jugut dhe populli shqiptare i veriut nuk Kane lidhje gjaku. Ata i lidhi gjeopolitika primitive per te ju bere balle ekspasionit ortodoks grek e sllave. Per te sqaruar ka shume fjale, deri ne fjali qe kane penetruar ne gjuhen shqipe. Sikur dihet, perpunuesit e hekurit dhe muziken, pas kapjes se Shqiperise nga Turqia e Kane ushtruar te ardhur nga lindja qe ne i permbledhim me nje fjale MAGJYPE. Ne nuk martohemi me ta por evenimenti kryesore, dasmat e gezimet i realizojme me ata. Veglat e punes n'a i punonin ata. Keshtu ata ne fillim, permes kangeve qe i kendonin sipas vendit nga kishin ardhur, i déléguan shqipes deri dhe fjali. Ketu grekerit qe Kane Brenda kaukazianet ish ortodoks dhe serbet qe vijne nga uralet, jane te afert, aziatik, dhe ju turren shqiptarve se ju jeni kaukazian. Disa fjale a shprehja te ardhurish, permes muzikes nga magjupet...... tu rreh, tu met( mbyte), tu cu per laf, lule e te tjere. Nga kjo ka disa edhe shqiptare qe thône dhe flasin sikur populli Hun ne azi Jane shqiptare te derguar atje nga Leka i Madhe. JO or JO, gjuha e huneve ka penetruar ne shqipen permes MAGJYPEve.Per kete radhe po ju shkruaj fjalen e bukur shqipe sofer. Latinet ose priftat e shkruanin s' offre ( sofre) dhe asht fjale shqipe ofrohem( afrohem). Kjo fjale Gégé asht percuar ne greqisht nga arvanitasit. Po te debatosh me etimologet grek hedhin mijra faqe dorshkrime se ajo asht fjale greke. Koha do te vertetoj se permes ortodoksizmes, lindoret i kane spostuar nga rrjedha natyrale poujt e greqis se lasht, qe nuk Jane tjeter vecse shqiptaret e Lekes se Madhe te Maqedonis. Ne Muhurr te Dibres ka te ardhur nga qyteti i madhe Pella, i Maqedonis. Edhe sot ata nuk i thône pylli, por i thône Pella. Beleri mire qe i permend te ardhurit nga kaukazi por bane nji gabim se ata nuk jemi ne, po asht vet ai me ortodokset e Himares qe Jane vellezer me te ardhurit ortodoks Lindor dhe Kane kapur e devijur rrjedhen natyrale te Greqis.

            1. s
              shqip

              Nuk dua të kundërshtoj këto që shkruan zotrote. Po të kesh mundësi, hidhi dhe një sy asaj çfarë ke dashur të shprehesh. Me shumë respekt, po ke një konfuzion nga fjala e parë te e fundit . Jeni shumë kontradiktor me ato që shkruani. Këtë e kam miqësore.. Mbase do arrish në të njëjtin përfundim.

            2. T
              Tomorri

              Çamet ben krime kunder çamve te krishter. Napolon Zerva ishte çam dhe moren hak. Ishte lufte civile fetare. E verteta.

              1. L
                Leonidha

                Ardit bravo. Ta dish se ke shume mbeshtetes patriote. Po mos pyet pse nuk u thuhet njerezve kjo apo ajo. Por dil e thuaj vete. Krijo rrethin tend patriotik. E sigurt qe do te mbeshtesin. Une jam besimtar orthodoks. Nuk jam nacionist por edhe sipas shkrimeve fetare : Zoti i ndau popujt dhe u caktoi kufij qe secili te jetoje ne paqe brenda kufijve te vet. Nga kjo buron ndjenja i.e kombetare. Duhet te mbrojme kufijte tane qe na i dhene Zoti. Ndaj na ke krahe. Ardit te lutem botoji Statistikat e gjendjes Civile shkurt dhe sakte ne vite lidhur me krahinen e Himares. Botoji dhe ato te zones se minoritetit grek, Dropullit. Se ai rregjim i kaluar kishte ckishte po gjerat i bente sakte.

                Lini një Përgjigje