Roland Bejko: PD s’do bashkohet kurrë me Foltoren! Duhet larguar Berisha e berishizmi

19 Shtator 2023, 12:02Politika TEMA

Roland Bejko: PD s’do bashkohet kurrë me Foltoren! Duhet larguar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha se Partia Demokratike nuk do të bashkohet kurrë me Foltoren.

Sipas tij, bashkimi është fuqi, por jo me Berishën dhe ‘berishizmin’.

Bejko iu drejtua dhe Bardhit kur tha se është e pamohueshme që PD-ja ka investuar vetëm në ruajtjen e demokracisë dhe kurrë nuk ka bashkëpunuar me Ramën.

“Unë jam për bashkim, por me largimin e Berishës dhe ‘berishizmit’. Po u bashkua dhe Partia Demokratike me Foltoren në Shqipëri vendoset monopoli politik dhe materializohet përjetësisht marrëveshja e 2008-s midis Ramës dhe Berishës.

 Marrëveshja e 2008-s i dha monopolin politik dy krerëve të dy partive dhe futi sistemin dy-partiak në Shqipëri, prandaj gjëja e parë që do të bëjë Partia Demokratike sapo t’i jepet mundësia, që të fitojë shumicën e shqiptarëve dhe të mbështetjes, do të shfuqizojë vendimin e marrëveshjes së 2008-s. 2008-ta e ka dëmtuar demokracinë, e ka dëmtuar sistemin zgjedhor dhe votën,” – u shpreh Bejko  në një intervistë për Euronews Albania.

 

4 Komente

  1. k
    kaiser

    dmth luli nuk eshte berishist.

    1. 1
      19

      Bravo burre i zgjuar je .

      1. B
        Bureto

        Zoti Bejko, duke besuar se duhej ruajtur sigla PD, duke besuar gjithashtu se në atë parti nuk do kthehej më Berisha, po e po, por as dhe kreatura e tij Basha, unë dhe shumë si unë në 14 maj 2023 ju dhamë mbi 100.000 vota. Jo pak për një fillim të ri. Dalngadalë, po na zhgënjeni! Së pari se pranuat t'ju drejtojë përsëri dështaku serial Lule Basha, së dyti se nuk po shohim asnjë përpjekje realiste dhe bindëse që PD të jetë një forcë serioze për zgjedhjet e 2025-ës. Na krijoni përshtypjen se ju mjafton të keni një parti, qoftë dhe të vogël, mjaft që t'ju mbajë ca nga ju, si më kryesorët në politikë, duke marrë ndonjë ulëse në parlament. Po keni këto mend fundin do ta keni të keq. Që ta keni më mirë, ndoshta një ditë edhe në pushtet, duhet së pari, qysh nesër, jo atë ditë kur do vini ju në pushtet siç thua, që për hir të së vërtetës do jetë e largët, të kërkoni në Kuvend, rishikimin e ndryshimeve kushtetuese që Berisha-Rama bënë në 21 prill 2008. Ka shumë aty që e duan këtë gjë si nga opozita ashtu dhe maxhoranca. Se si janë raportet kjo do duket së pari mbasi ju të keni marrë inisiativën ligjvënëse. Sot keni afro 10 deputetë, mund t'ju bashkohen të tjerë. Janë mjaft për ta vënë maxhorancën (Edi Ramën), para një kushti që, nëse nuk do të bëhen ato ndryshine, që sigurisht, pa të nuk bëhen, nuk do të votoni në Kuvend, asnjë ligj të sjellë prej saj në këtë sesion parlamentar, por dhe më tej. Në proces e sipër do zbuloni se cilët nga deputetët janë pro dhe kundra atyre amendi eve. U'a kam kërkuar këtë qysh në dhjetor 2022, ndaj një shkrimi të Alibejt në atë kohë. Kaloj sesioni i janar-korrikut dhe asnjë lëvizje, si t'ju besojmë sot? Kjo bëhet edhe më evidente sot kur keni në krye atë që për 10 vjet kryetar i opozitës, me goxha fuqi, kurrë nuk e kërkoi këtë gjë! Jam i bindur që nuk e do një gjë të tillë, as sot, qoftë dhe si artikulim në diskurs publik pa le më me inisiativë ligjore. Thua se do ta bëni ju kur të fitoni votat e shumicës së shqiptarëve. Qiqra në hell! Siç thashë ajo ditë do jetë e largët, por mund ta afroni, nëse ju do dilni qysh sot me inisiativa ligjore për t'i bërë ato ndryshime. Do jetë e vështirë, por ju duhet të kuftoni dhe loboni të bëheni shumicë dhe të krijoni kuorumin prej 93 deputetësh të nevojshëm për ato ndryshime. Ta shikojnë shqiptarët se ju jeni ndryshe, por të shikojnë gjithashtu se cilët janë ata që duan të ruajnë status quonë dhe monopolin politik dy partiak të kryetarokracisë, në Shqipëri. Edhe pse dyshoj, Inshallah nuk është dhe shefi juaj me këto mend.

        1. a
          altin

          ky eshte nje tope qe ska kokerr vote ,isinjifikant ,i padukshem ,aspak faktor .....kot fare

          Lini një Përgjigje