Kolegji Zgjedhor rrëzoi KQZ-në pasi i dha PL 2 anëtarë në KZAZ, 1 PD-së, Celibashi i bindur se kishte të drejtë

20 Shtator 2023, 12:08Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor rrëzoi KQZ-në pasi i dha PL 2 anëtarë

Rrëzimi i vendimit të KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor duke i dhënë të drejtën PD-së për dy anëtarë në KZAZ dhe jo Partisë së Lirisë hap shteg për të rregulluar dispozitat e Kodit Zgjedhor. Kështu mendon kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Gjatë konferencës për median, Celibashi u shpreh i bindur se vendimi i tij që u miratua dhe nga KAS, edhe pse u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor është i drejtë.


“Vendimi që ne morëm është i drejtë dhe KAS ishte i bazuar në një interpretim të drejtë korrekt dhe të ndershëm të dispozitave të Kodit Zgjedhor bazuar në rezultatin që morën subjektet zgjedhore në zgjedhjet e 14 majit.

Duhet të prezumojmë që interpretimi i Kolegjit Zgjedhor është i drejtë por shkurt mendoj që ka nevojë të bëhet një plotësim ose saktësim të dispozitave të Kodit Zgjedhor pasi nuk e ka të trajtuar rastin kur rezultatin që i jep të drejtën një subjekti për të propozuar një anëtar komisoni e ka koalicioni dhe kush nga pjesë e koalicionit, x apo y.

Ne vlerësuam që këtë të drejtë e ka partia udhëheqëse e koalicionit sa kohë që partitë përbëresë ia kaluan një partie të koalicionit, kolegji thotë se nuk është një interpretim të drejtë”, tha Celibashi. 

 

3 Komente

  1. S
    Shaqo

    O Qelibash, zgjedhjet perseriten nga fillimi, u anullua 14 maji i pare, se po te njifej ai, do te emeronte qeveria nje kryetar tjeter e nuk perseriteshin zgjedhjet, pra jemi perseri ne 14 maj, zgjedhjet jane nga pika 0.

    1. i
      i shqetesuar

      Persa kohe ne Shqiperi administrimi i zgjedhjeve, dmth popullit shqiptar , behet nga njerez te tille te inkriminuar perfundimisht dhe teresisht si Ilirjan Celibashi apo dhe te tjere, kujtojme ketu gjithe levizjet e tij dhe qendrimet antilogjike apo dhe biografike si kunati Mehdihoxhes , gruaja tij me nje episod tragjik ne pjesmarrjen e nje krimi te heshtur me Olldashin apo dhe veprime te tjera qe embelsohet nga Sali Berisha dhe fillon e justifikon duke shkelur kushtetuten qe s'duhet ta bej se eshte jurist, le per te desheruar dhe nuk do te kete vazhdimesi serioziteti dhe pergjegjesie per zgjedhjen e perfaqeuesve te vertete te popullit. KJo eshte gjendja. Parlamenti shqiptar ka pergjegjesin direkte si mbi organet KQZ ashtu dhe ato te drejtesise se drejtesia eshte e pavarur ne vendime, por ligjet i bejne perfaqeuesit e popullit qe dhe pjestaret ne drejtesi te pergjigjen penalisht ne kohe per vete dhe per te tjeret. Frika ruan veshtin. Nuk e ruan korrupsioni, propaganda dhe termi drejesi qe ne Shqiperi eshte perkthyer e vazhdon padrejtesi.

      1. R
        Real

        Po i duhen dy komisioner mafishes se megjithese nuk ka kandidat per tu votuar i duhen per te numeruar noc rrokun e Spiro. arit

        Lini një Përgjigje