
Zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen të dielën në Kukës do të kushtojnë 25. 5 milionë lekë. Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ –së Ilirian Celibashi në një konferencë për median.
Do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit. Celibashi bëri të ditur se deri tani janë 9 QV që të plotësuara me 7 anëtarë, pjesa tjetër është me 6 anëtarë.
"Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD-së për komisionerët shtesë që ka të drejtë të propozojë bazuar në këtë vendim. PD ka sjellë 20 propozime dhe janë miratuar 9 dhe jemi në proces shqyrtimi të 11 propozimeve të tjera”.
KZAZ do të përbëhen:
Në 37 QV 4 anëtarë i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL
Në 37 QV përbërja do të jetë: 3 anëtarë PS, 3 anëtarë PD dhe 1 PL
Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë.
Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.
Po , keto parà te paguhen nga safeti plus ajo goca garipe me gjithe bashkepunetoret e vet ,apo jo o njerez!?
E shikoni o milet, nje qirje gojore e Safet Derrit do t'i kushtoje taksapaguesve shqipetare 255 milion leke te vjetra edhe sheiket arabe nuk e paguajne kete cmim, shto ketu edhe shpenzimet e partive qe garojne ne kete qytet pa njerez na del nje shpenzim shume me i madh.