Berisha e la jashtë garës, Salianji: U legenos për një karrige! Jo betejë ligjore kundër PD, por do ankohem te ndërkombëtarët dhe PPE

1 Maj 2026, 20:40Politika TEMA
Berisha e la jashtë garës, Salianji: U legenos për një

Vendimi për ta përjashtuar nga gara për Kryetar të PD ekspozoi para shqiptarëve faktin se nuk ka garë. Kështu është shprehur Ervin Salianji në një intervistë për Report Tv, ku deklaroi se Sali Berisha është frikacak sepse po i shmanget përballjes, duke organizuar një farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD në shkelje të statutit.

“Më vjen mirë që kam ekspozuar para shqiptarëve atë që të gjithë e dinin, por mbulohej me narrativë të gënjeshtërt. Pra, se në PD nuk ka garë. E vërteta është se Berisha po organizon një farsë për të uzurpuar funksionin e kryetarit të PD-së në shkelje të statutit, ligjit dhe kushtetutës”, tha ai.

Ndërsa për Berishën ai shprehese se siç thonë shqiptarët “u legenos për një funksion, një kolltug, një karrige; u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”.

Për të, refuzimi i kandidimit, ka vetëm një arsye, frika e Sali Berishës nga ndëshkimi i demokratëve. “Berisha nuk e ka mbështetjen e demokratëve. Është një frikacak që i shmanget përballjes me demokratët. Nëse do kishte mbështetje, Berisha do hynte në garë dhe do të më mundte me garë. Me vendim të Kryesisë së PD, dënimi im është quajtur dënim politik. Vetë Berisha ka thënë që jam martir i gjallë i demokracisë dhe i fjalës së lirë. Berisha për shkak të asaj që quhet regjim, ka problematika shumë më të mëdha me drejtësinë se sa unë. Nuk ndalohesh në parti për shkak të ligjit të dekriminalizimit”, shprehet Salianji. 

Ai tha se nuk do ta dërgojë partinë në një betejë të rradhës në gjykatë. Për procesin farsë të zgjedhjeve për kryetar deklaroi se do të njoftojë ambasadat dhe familjen e partive të djathta europiane.

“Kam komunikuar dhe do të komunikoj gjatë javës me të gjithë faktorin ndërkombëtar për këtë palaçollëk që po bëhet në PD. Do të njoftoj PPE për shkak se PD është pjesë e PPE dhe e kam shmangur pjesën e dërgimit në gjykatë pasi gjykatat kontrollohen nga regjimi Rama-Berisha. Do jepnin vendim në favor të regjimit, por edhe nuk dua ta çoj PD në këtë përplasje. Duhej të zgjidhej me votë çdo konflikt. Vota dhe mbështetja është ajo që e ndan një politikan nga një palaço", thekson ai.

13 Komente

  1. N
    Nesti

    Po nuk e kuptoni qe te PD eshte vendosur per cdo gje te gjithe keto skenare jane te pregatitur nga Loku. Dhe keto qe bejne si mendime ndryshe jane te gjthe pjestare te LGBT. Nuk ka asnje qe mund te dali kunder Lokut,se per ndryshe shkone te takoje Kolin.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Ore e vini re po ndodh nje analogji e cuditshme : U fut Salianji ne burg , beri nje "operacion estetik" , doli jashte ...dhe befas iu kundervu me force Saliut........per cudi ne krahun tjeter : U fut Lali brenda , beri nje "operacion estetik".....tani ngelet te shohim : Cfare qendrimi do mbaje ndaj Palloshit kur te dale ??? !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zajmina

        Shko merr nai bit-coin nga belo jevgu

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Je një çeçen zbritur nga shpellat e maleve ose ndinjë pinjoll i pulaxhinjëve të Ballit Kombëtar.T’i dalësh në mbrojtje një krimineli e agjenti serbo-grek,një antikombëtari si sali maloku është turp,por ti dhe shpura e maloqerisë jeni monstra.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ankohu Salianj trk CDU ne fillim

          Shkot tek CDU ne fillim o Salianj, thuaj atyre qe per shqiptaret CDU eshte e dashuruar me Sali vrasesin. Thuaj edhe qe e kane dhjere punen me Spakun. Dhe thuaj edhe qe shqiptaret thone se bota eshte me rrota, e kur te jene ne hall, gjermanet le te vijne ne Shqiperi, ashtu si hebrenjte. Ne do ti strehojme dhe ushqejme se nuk jemi si ata te CDUse.

          Përgjigjjuni
        3. N
          Nga Bytha e Vicit

          o Sal-inji...ti je i Perdorur nga Berisha..je Babale..e kuptove??Dhe me Kryesorja..Berishes i Duhet Emri i "Demokratit" dhe Kryetarllekut te PD-s sepse nje-Ja kerkon Serbia..dhe dy--sepse ja Kerkon Zeni-Argita....e do si Mburoj nga Korrupsjoni dhe KRIMI.....kuptove??Babale...................

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjanit

            Salianji pse nul thua te verteten qe ti bere lojen e Saliut. Ne fillim the qe do ta hedh ne gjygj, pastaj a ndryshove qe do t'ja cpoj partise dhe ne momentin e duhur do e coj ne gjykate, tani ju ktheve nderkombetareve. Kur ti e di shume mire qe Saliu as qe takohet me to. Je me keq se Noka, Vokshi, Bardhi, Mehmeti, Tabaku e disa te tjere

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha Sulua

              Mos harro të ankohesh edhe te shoku Ropi në komitet!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Po shko mor legen ne gjykate. Non grata eshte i shkarkuar nga partia dhe kjo eshte publike. Shko dhe bej gallate me gjykaten. Do i besh nje nder cdo Shqiptari se aty do marrim vesh funksionon apo nuk funksionon reforma ne drejtesi. Po qe se vendosin kunder teje coje ceshtjen ne Strazburg. Nuk ke si te humbasesh ne kete rast, mos bej si Lul Basha qe pretendonte se nuk donte te ndante partine.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fajtori.com

                  Nuk ka popull më fatkeq se sa një popull pa opozitë!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maqo Voskopoqiri

                    Kesaj i thone te qafsha moj Shege...ose me ke u qive moj Shege qe polle kete monster qe ngjan si me pase gjet ne kishin e mbeturinave te fshatit Lozhan ne ditet me bore e ngica. ... !!!!!! Ervin Salikari i kurves Shege shko ke kurvicka plake dhe shtriga e Salemit Grida Suma...

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maqo Voskopoqiri

                      Kesaj i thone te qafsha moj Shege...ose me ke u qive moj Shege qe polle kete monster qe ngjan si me pase gjet ne kishin e mbeturinave te fshatit Lozhan ne ditet me bore e ngica. ... !!!!!! Ervin Salikari i kurves Shege shko ke kurvicka plake dhe shtriga e Salemit Grida Suma...

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        albatros

                        Nuk shkon termi frikë nga zgjedhjet e rregullta. Më saktë mund të themi nuhatje. Ai është politikan i sprovuar tashmë dhe duam s’duam është në majën e klasifikimit. Si i tillë ka nuhatjen që toka po i rrëshqet. Një rrëshqitje para derës partisë e çon në SKAP(që ka ca kohë i thotë edhe SPAK)

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje